Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje, jam nje djale 32 vjec, nuk kam shume kontakte me shoqerine , jam disi tip i mbyllur, isha ne pune shume mire por kisha trysni nga nje person koleg i punes, bente presjone te ndryshme sikur do me heq nga puna etj etj, nje dite me merr pronari ne tel dhe me thote qe duhet te shkeputesh nga puna, ne ate moment u merzita shume dhe me shkonte mendja sikur cdo gje te keqe me vjen nga ky kolegu qe bente presjon, por e vereteta ishte se me kishte mbaruar kontrata. Pronari me ofroj vende pune te thera por nuk isha ne gjendje te punoja me dhe u shkeputa, qe ne ate moment nuk ndihem mire, me duket sikur te gjith me shohin me sy te keq, me perqeshin, me ngacmojne, dhe kjo me duket sikur cdo gje me erdhi nga ai kolegu qe kisha, jam ne nje gjendje jo te mire ju lutem me thoni cfare duhet te bej. Faleminderit

         

2 komente për “Pershendetje”

  1. Anonymous says:

    Edhe une e kam te njejtin problem si ti.edhe mua me kan larguar nga puna me kontrat te pergjithshme e kam marr teper keq u bllokova rash depression menojsha veq qysh me ju hakmerr kolegev po tash jom procedura te psikologu edhe kam nis me marr pak veten amo me pranu smuj kurr dorheqjen qe ma kan bo padrejt sepse kam qen pushim mjeksor kur me kan larguar nga puna pra kjo nuk Ben me ndodh kurrsesi ne Evrop sepse un jetoj jasht e tash me ka dal pun me gjukata e gjygje 100 probleme spo muj me kalu as une ket kriz por me ndihmen e zotit do kalohet edhe kjo sepse aj I drejti gjithmon hjek po ne fund del selamet kshtu qe edhe ti munov my qetsu se ka edhe ma keq se ti psh rasti jem qe jam met Peng me gjykata e ni sfid e madhe um pret por shpresoj dhe besoj te zoti dhe do ja dalim te pershendes e ishalla te kom ndihmu sadopak klm nga USA

  2. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Po mund ta kuptoj qe je zhgenjyer ne momentin qe nuk te eshte vazhduar kontrata e punes, por
    meqense i njejti pronar te ka ofruar pune tjeter- tregon qe ai gjithsesi ka nje vleresim pozitiv per
    ty.
    Sa i perket dinamikave mes stafit, pergjithesisht eshte e njohur qe mund te kete mosperputhje
    qofte profesionale dhe qofte personale mes bashkepunetoreve. Dhe ne disa raste keto dallime
    mund te jene aq te dukshme, te behen te padurueshme dhe te kene pasoja evidente. Por, hapesira
    qe iu jepet personave te tille, vjen nga rendesia qe u japim atyre ose nese i kemi shume te
    dukshme pasigurite personale. Arsyeja pse e bejne nje gje te tille qendron me shume te ata se sa
    te ti si person.
    Une te kisha rekoamnduar nese mund ta shohesh me nje sy me objektiv gjithe kete pervoje dhe ta
    trajtosh nga kendveshtrimi i nje udheheqesi, se cfare ne ate moment ka qene e rendesishme per
    kompanine?
    Megjithese prap po e theksoj qe nje perovje e tille nuk eshte e kendshme, mundohu ta trajtosh
    nga nje kendveshtrim me racional. Gjithashtu te ftoj qe te perpiqesh te identifikosh mundesi per
    pune dhe aktivitete te reja, ne menyre qe te ndihesh me produktiv.
    Besoj qe nje perovje e tille si kjo, te bene me te qendrueshem, sepse tashme nga pervoja e ke
    informaten se jot e gjithe te presin me dashamiresi ne nje vend pune. Dhe kjo te mundeson te
    jeshe me i pergatitur per te ndervepruar ne nje ambient me te larmishem dhe me interesa te
    ndryshme.

    Me shpresen qe je ndjere i kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese
    deshiron te bisedojme.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: