Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje , dua nje mendim nga ana juaj sepse me duket sikur marredhenies time i ka ardhur fundi. Jam 30 vjec dhe kam 1 vit e gjysem qe bashkejetoj. Marredhenia jone shkon shume mire deri para nje muaji ku zbuloj qe burri im masturboheshe ne krevat ndersa une flija. Tani ndihem shume keq me ka marre trupi nje dridhje . Heret e para e ndaloja duke bere sikur e pushtoja ndersa flija, por nata kalonte pa gjume nga ana ime. Dje ndodhi serish nderkohe qe pardje kryem marredhenie seksuale. U cova i kerkova shpjegim po mundoheshe te justifikoheshe. Se di se cfare eshte 😭😭. Si jap dot shpjegim . Ju lutem me ktheni nje pergjigje , faleminderit

Një koment për “Pershendetje”

  1. Sabina Tahsimi says:

    Përshëndetje,
    Ju mendoni se masturbimi përbën një kërcënim për çiftin tuaj. 75% e femrave dhe 90% e
    meshkujve pohojnë se masturbohen. Ama, në një çift mbetet e vështirë të pranosh një praktikë që
    jetohet nga tjetri si një paaftësi për të kënaqur partnerin. Të gjitha fetë (përveç budizmit), fajësojnë
    masturbimin, i cili nuk lejon riprodhimin.
    Ndërkohë që Woody Allen ka thënë: “mos flisni keq për masturbimin. Është mënyra më e sigurt
    për të bërë dashuri me dikë që duam”. Ndoshta ju mendoni që nuk e plotësoni sa duhet partnerin
    tuaj ose që nuk ju dëshiron mjaftueshëm. Masturbimi nuk do të thotë frustrim. Madje është një
    nga shenjat e një seksualiteti të lulëzuar në çift. Mund të kesh një jetë seksuale aktive e të lulëzuar
    dhe njëkohësisht të masturbosh. Në vend që të ndiheni e skandalizuar dhe të mendoni se lidhja
    juaj ka shkuar drejt fundit, përpiquni të flisni me partnerin tuaj. Në se bëhet fjalë për masturbim
    kompulsiv duhet të drejtoheni tek një specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: