Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje , jam nje djal 22vjeqar , i fejuar , i posadiplomuar dmth gjitha te mirat qe mnevojiten i kam , mirpo kam njehall , kwm mendime shum te keqija po frigohem nga ndonje semundje , nga ndonnje gje e keqe , mendja vetem atje me rri , dua ndonje keshille qe ti them njehere e mire Stop ketyre mendimeve . Ju lutem me ndihmoni

4 komente për “Pershendetje”

  1. Nuk ka rendesi says:

    Pershendetje!
    Nuk jam eksperte apo diqka e tille por kam nje mesazh per ty!
    Jetoje jeten me optimizem…
    Shiko pereth vetes se sa i bekuar je;je i ri,gezon shendet te plote,ke gjetur dashurine e jetes,ke diplomir me sukses.Je vertet me shume fat!
    Stop mendimeve te keqija ngase ato nuk te bejne
    asnje te mire…Sekreti eshte tek vetja jote.Ti i ke
    frenat e jetes tende.Vetem ti mundesh qe keto me dime te keqija ti zevendsosh me ato te mira.Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak!

    1. Anonymous says:

      Ju faleminderit shume per kete keshille qe me dha motiv shume te madh , ju deshiroj qdo te mire

  2. Nuk k rendesi says:

    Gezohem shume qe sado pak te kam ndihmuar

  3. Lorenc Bajrami says:

    MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik
    Përshëndetje,
    Të falenderojmë që na ke besuar problemin tënd.
    Kam nevojë të di pak më shumë për gjendjen tënde:
    1-A jeni i prokupuar për shëndetin tuaj më tepër se ç’duhet?
    2- A dhe mendoni se diçka e keqe do të ndodhë me shëndetin tuaj ?
    3- Nga 1-10 cila eshte frika juaj nga vdekja? (1 kam shume pak frike dhe 10 shume frike )
    Nga shqetësimet tuaja të krijohet përshtypja e një gjëndje ankthi dhe më konkretisht ankthit të
    sëmundjes (hipokondria)
    Megjithatë për të qënë më i saktë ju sugjeroj një konsultë me një psikolog i cili do të vlersojë
    gjëndjen tuaj (llojin e ankthit) dhe do të ndërtojë një plan trajtimi për të punuar me ju.

    Ndërkohë po ju jap disa sugjerime që do tju ndihmojnë të reduktoni ankthin tuaj:
    1-Diskutoni më një person të cilit i besoni dhe flisni hapur për gjëndjen tuaj.
    2-Ju bëj me dije se nga të gjitha studimet psikologjike dhe eksperiencat personale asnjë person
    nuk është sëmurur nga ankthi , ”Akthi nuk ju vret”,ai është një reagim i mëndjes njerzore për të
    mbrojtur veten , ankthi është symbol i “dashurisë për jetën “ .
    3-Përpiquni të kuptoni se janë mendimet tuaja automatike negative ato që prodhojnë ankthin ,por
    pamvarsisht kësaj menidmet nuk do tju sëmurin ato nuk do tju varsin .
    4-Ajo që do të doja tju sugjeroja është përpiquni ta shikoni ankthin si reagim normal , mos u
    idendifikoni me të ,përpiquni të mos reagoni emocionalisht , shikojeni atë si dicka jashtë jush si

    një “Tren” që vjen dhe ikën dhe prisni deri sa ai të iki dhe mos ikini apo “arratisuni ju prej tij“
    duke u larguar ,apo mbireaguar emocionalisht.
    5-Nëse ju vjen ankthi përpiquni të rrini sa më shumë te ose nëse nuk ju vjen përpiquni ta bëni një
    listë të stituatave ankth-prodhuese dhe filloni ta vetë-provokini duke kujtuar situata kur ju keni
    ndjerë ankthi filloni nga situata më të lehta deri tek ato më të vështira që prodhojnë nivel shumë
    të lartë të ankthit .Aplikojeni këtë teknikë çdo ditë (2 hërë në ditë, mëngjes dhe darkë) ,pasi të
    qëndroni me situatën më të lehtë vazhdoni me të gjitha situatat e tjera por mos kaloni menjëherë
    nga një situatë tek tjera vetëm pasi të qëndroni me çdo situatë pa ndjer ankth mund të kaloni tek
    të tjerat .
    6-Mos haroni ta shpërbleni veten pozitivisht me cdo progress që do të bëni gjatë teknikës

    Nëse aplikoni të gjitha këto teknika regullisht , do të shikoni se “Ankthi” shumë shpejt do të
    bëhet nga “Armiku” në “Mikun” tuaj të mirë që ju bën të “dashuroni” jetën akoma dhe më
    shumë.
    Gjithashtu, përveç konsultimit me profesionistin, mund të provoni dhe dalje në natyrë, aktivitet
    fizik, dhe çajin e kamomilit që do tju ndihmonin në kalimin më me lehtësi të gjëndjes suaj.
    Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: