pershendetje

pershendetje

pershendetje jam nje vajz 18vj dhe kam probleme me frymarrje qe dy jav kam kollitje me kelbaz kam dhimje qafe,veshve,bajameve me therr koka kam ethe dhe ndonjeher me vjen nje nxehtesi pr brenda pr ca sekonda dhe me kap panika smund te mar frym me duket sikur po me shtrengon zemra nuk me ndodh kur jam me shoqeri por po frigohem te qendroj ne publik dua vetem te rri ne shtepi dhe shtrir ashtu qetesohem kam ber analizat e gjakut jan ne rregull ju lutem ndonje keshill?

         

2 komente për “pershendetje”

  1. N says:

    Pershendetje njejtin rast e kom edhe un qe 3 jav jam ashtu po ndoshta osht ndonje virus e per ata se edhe un njejt si ti krejt edhe analizat krejt i kom bo krejt mir i kom po hala jom qashtu njejt sdi pse skom gjet zgjedhje hala

  2. Saranda Rexha says:

    Përshëndetje,
    Ankthi ose frika e të qëndruarit në publik si me grupet e panjohura ose edhe me njerëzit e afërt e
    shkakton ankthin dhe njihet si fobia e të folurit në publik apo glosofobia. Disa njerëz ndihen më
    rehat kur janë në grupe të vogla ndërsa nuk janë rehat në grupe të mëdha dhe e kundërta. Edhe
    pse shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, zakonisht ndodh për shkak të frikës për të mos gabuar,
    ose edhe mund të ndikojnë përvojat e mëhershme nëse jeni paragjykuar për atë cfarë keni thëne
    ose bërë.
    Për të tejkaluar këtë fillimisht duhet të fokusohemi te vetja, kur qëndron ashtu në shtëpi atëherë
    është mirë të bësh disa ushtrime sic është teknika e frymëmarrjes e cila mund të ndihmojë
    sidomos me problemin e frymëmarrjes. Ushtrimin mund të praktikosh shtrirë ose ulur 10 – 15
    min. krejt cfare duhet të bësh është të marrësh frymë ngadalë dhe të lirosh frymën. Gjatë kësaj
    kohe fokusi i vetëm është te frymëmarrja, duke u munduar që të jetë sa ma natyrale dhe me
    ritmin tënd, pa u ngutur dhe sforcuar veten. Nëse gjatë këtij ushtrimi munden të të vijnë
    mendime të ndryshme ose edhe ndonjë emocion, mos e blloko vetëm vazhdo me frymëmrrjen
    dhe do të shohësh që ngadalë do të lirohesh nga ai mendim apo përjetim.
    Gjithashtu një vizitë tek mjeku specialist për fyt është e rekomandueshme edhe përkundër që
    analizat janë në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: