Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje jam ne gjendje shume te renduar psikologjike dua vetem te qaj nuk dua te leviz nga vendi fare nuk dua te takoj asnjeri jam merzitur nga te gjithe me dhemb koka vazhdimisht nuk dua te degjoj askend te flase dua te rri gjithe diten shtrire po neglizhoj edhe punet e shtepise qe me pare i beja me shume qejf sepse jam e fiksuar pas tyre tani nuk dua te bej asgje me vjen te thyej gjithcka me vjen ndonjehere te rrah dike dua te bertas me sa kam fuqi me eshte merzitur jeta ndihem bosh edhe shume e vetmuar ju lutem me ndihmoni nuk di se ku te drejtohem e cfare te bej ju lutem kam me shume se 5 vjet ne kete gjendje kam shume frike ju lutem

         

2 komente për “Pershendetje”

  1. Lulediell says:

    Zemer Te gjith nganjeher e prekim fundin , ndjehemi sikur ti,ndjehemi qe nuk kemi me arsye per jete,ndjehemi se Nuk kemi as edhe nje arsye per te jetuar,por sa gabim e kemi.Kjo na ben njerez,ne jemi te ndjeshem,te thyeshem,Te vuajtur,Por ndihma nganjeher qe e kerkojme nga te tjeret e kemi te vetja jone, te lutem Fillo Duke e dashur veten,ndoshta i ke harruar vlerat e tua,ndoshta ke harruar te shikosh sa e bukur je nga brenda.Mos u frikso te ballafaqohesh me asgje ne bote,perderisa kemi jet gjithqka ka nje zgjidhje, Qetesoje shpirtin tend, pse jo merr nje liber per te lexuar,Dil Ne natyre ajo eshte mike e jona.Dhe kursesi mos heq dore nga jeta jote.Dikush I numeron ditet, Ndersa Ne Nganjeher as qe i verejme.Qdo te mire ne jet e dashur.

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Te felenderoj per besimin e treguar ne web faqen tone. Nje gjendje e tille te cilen e pershkruan
    ne letren tende eshte shume e shpeshte per shume njerez ne ditet e sotme. Megjithate te qenurit
    per nje kohe te gjate ne nje gjendje te tille normalisht qe nuk eshte e lehte. Fakti qe na ke shkruar
    tregon qe ke vullnet dhe deshire per ta ndryshuar situaten tende, per tu ndjere me mire, me e
    gjalle. Une dua te besoj ne ty qe do e arrish kete gje dhe dua te te ndihmoj ne kete proces.
    Ne mund te flasim dhe te shkembejm letra ketu, mund ti analizojme ata mendime qe duhen
    ndryshuar ne menyre qe edhe emocionet tua te ndryshojne pozitivisht. Per kete gje me duhen pak
    me shume informata per ty, per perditshmerine tende, per familjen, mardheniet e tua te aferta,
    nese ka ndodhe dicka stresuese ne jeten tende qe ka mund te ndikoje, si dhe informata te tjera te
    cilat mendon dhe deshiron ti diskutosh?! Me shkruaj pa hezituar per te gjitha keto, dhe
    bashkarisht do mundohemi te ndryshojme situaten tende.
    Sugjerimi im tjeter do ishte te drejtohesh te psikologu per te mbajtur seanca drejtperdrejte. Me
    trego a ke qasje te lehte apo ndonje kontakt te mundshem te ndonje psikologu?
    Shpresoj qe do ndegjoj perseri nga ti. Mos hezito te na shkruash ne cdo kohe. Gjitha te mirat per
    ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: