pershendetje

pershendetje

pershendetje jam ne femer 28 vjet kam 7 vjet martuar me burrin kemi edhe nje goce.por kohet e fundit nuk i kemi pasur punet mire .burri nuk me don me dhe ka nje lidhje jashtmartesore .per gati dy vjet u shkeputa dhe shkova ne turqi ne prinderit e mi bashke me gocen me shpresen se do e kuptonte qe po gabonte por ai e mori ne shtepi ate femren e jetonin se bashku.para nje muaji kam ardh dhe po i lerkoj divorcin por megjithse nuk me don dhe vashdon me ate nuk don te me jap divorcin.aktualisht jetojme ne te njejten shtepi.ai vjen kur te doje flet me ke te doje dhe nuk me jep llogari per asgje.un nuk mundem dot ta perballoj ket situate .prinderit e tij me thone rri ne shpi ti ai le te beje cte doje .nuk e di po jam ne nje depresjon te pa pare sado qe flas me shoqen time prap ndjej qe nuk jam mir.burri me thot largohu se un nuk te dua ndersa prinderit e tij me thon pse do te largohesh ti apo ke ndonje lidhje tj.kohet e fundit kam edhe shqetsime me zemren dhe ankthin .ju lutem me ndihmoni as vet se di cpo behet me jeten time dhe si te dal nga kjo situate

Një koment për “pershendetje”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Po duket te jeni ne kete situate per nje kohe te gjate, duke qene se ka pasur shume zhvillime gjate
    kesaj periudhe dy vjecare. Ti fillimisht ke dalur nga shtepia, dhe ai ka vazhduar tutje me lidhjen
    tjeter.
    Une po mund ta kuptoj sa te veshtire e ke te marresh nje vendim ose te jesh e sigurt ne ate cfare
    bene, sepse ke pergjegjesine ndaj vajzes, si dhe duket qe perballesh me prishmerine e te tjereve
    qe ti ta zgjidhesh kete situate.
    Po mund te verej qe ende ekziston nje pasiguri te ti ne lidhje me kahjen e kesaj lidhjeje, me
    faktin qe je kthyer po tregon qe ende ka hapesire te ti qe gjerat te rishikohen. Mirepo, partneri i
    juaj ka vazhduar ta mbaj lidhjen tjeter, duke e quar ne nje nivel tjeter ate lidhje, pra te jetuarit se
    bashku me parteneren e re.
    E kuptoj qe e ke te veshtire, ndihesh e lenduar, por te kisha ftuar te reflektosh rreth situates se
    krijuar, vetes, ndjenjave qe ke ndaj tij, pritshmerive, dhe t’ia sqarosh vetes se cfare je duke
    ndjere, pritur dhe keshtu ta keshe me e qarte rrugen drejte nje vendimi. Pastaj kur te keshe
    qartesuar me veten, te ballafaqohesh dhe me te i tregosh se cfare ndjene, mendon dhe cili eshte
    plani per te vazhduar tutje. Duke ndenjur ne pritje te tij qe te kthehet per keto dy vite, ne fakt
    tregon qe ne vete nuk e ke perfunduar teresisht kete lidhje.

    Sa i perket ceshtjes se divorcit, nese do te ishte ky vendim perfundimtar, atehere organet e
    drejtesise jane te thirrura per tu kujdesur per gjera te tilla, dhe keshtu kembengulja e tij per te te
    mos dhene divorcin tejkalohet.
    Nderkohe, te ftoj te kujdesesh per vete, te ushqehesh dhe te beshe gjume te mjaftueshem, te
    kalosh kohe cilsore me vajzen tende dhe me personat tjere te dashur.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese e
    ndjene te nevojshme te bisedojme.
    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: