Pershendetje!
Pershendetje! Kam nevoje per nje keshille jam 25 vjec me duket sikur ska fat ne asgje ne jeten time, te gjithe me thone qe ka ardhur koha te fejohem,jam shum e dobet edhe ma vejne ne dukje shum shpesh, asnjehere skam qene e kenaqur me pamjen time edhe ate kur me ka pelqyer pamja ka dal dikush qe me me ve ne dukje qe jam e dobet nese do isha pak me e mbushur do isha me e bukur, ndonjehere edhe ne momentet e mia me te lumtura per nje sekond me kap nje merzi qe uroj qe te vdes e kam si nje deshire qe me shfaqet ne cdo konent papritur ne mendje. Me duket sikur jam pa ndjenja afeksioni per asnje te gjithe duan qe un te jeme perfekte
Nuk e di si tia bej qe te kem besim ne vetvete sepse me duket sikur kam ngelur ne nje vend sikur jam ne udhkryq dhe sdi cilen rruge te marr 😓 shpresoj tme keni kuptuar
Pershendetje Dea,
Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqtesimin tend me ne.
Po mund ta kuptoj situaten ne te cilen ndodhesh dhe shqeteimeve qe ndjene krahas definimit te
qellimeve tua jetesore, pritshmerive te te tjereve dhe mundesive qe per moemntin ke.
Eshte e kuptueshme qe te ndihesh e ngarkuar emocionalisht, sepse ne kete moshe je duke u
perpqiur ta definosh veten, interest e tua dhe te i veshe qellimet e tua ne jete. Por, ne kontekstin
tone tone kulturor, ballafaqohemi me kete nderhyrje te te tjereve ne botekutpimet tona, menyres
sone te te jetuarit, si dhe mund te biem pre e ketij presioni.
Por e rendeishme te ia kujtosh vetes qe ne fakt, komente ose interesime te tilla rreth teje nga
persona te tjere, te paraqitura si forme kujdesi ndaj teje, mund te jene vetem momentale.
E ke vene re, se kur na tregon diksun dicka ose komentojme tjetrin, nuk eshte se ne pastaj tere
diten preokupohemi me ate person. Por ne te kundert, vazhdojme me jeten tone. Prandaj, perpiqu
ta shohesh ashtu, qe komentimi i atyre personave perfundon ne moment qe e kthejne koken dhe
ti je ajo qe eshte e rendesihme te ndihesh mire me veten. Por ne thelb, personat e dashur kujdesen
per ty-ne formen e tyre.
Prandaj, duke mos i vene vetes presion dhe duke u perpiqur te mos ndikohesh nga tendet e kohes
dhe pritshmerive te te tjereve, te ftoj ti japesh vetes kohen e duhur. Kohen e duhur per te
relflektuar, t’i njohesh pasionet e tua, pikat e forta dhe te punosh reth ndertimit te individualitetit
tend.
Pastaj, kur ti te ndihesh mire me veten dhe je e sigurt ne te, edhe te tjeret do te mendojne njejte
per ty.
Nderkohe te ftoj te fillosh te merresh me ndonje aktivitet qe te bene te ndihesh productive, te
mbane te angazhuar dhe te bene te ndihesh pozitivisht rreth vetes. Mund te jete ndonje sport,
dicka rekreative ose ndonje kurs per ndonje sfere qe ty e intereson.
Deri ne letren e radhesh, nese e ndjene te nevojshme te me shkruash, une te pershendes.
Sinqerisht,
Vahidja