Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje, ka rreth 1 vit qe kam perqendrim shume te dobet ne bisede, pune, mesime dhe gati tere diten (jam 22 vjeçe).
Mendoj se e kam nga stresi. Nuk kam provuar te kerkoj ndihme deri me sot. A mund te me sugjeroni si ta permiresoj koncentrimin?

Një koment për “Pershendetje”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. Ne ditet e sotme
    shperqendrohemi nga te gjitha anet, nga nje detyre apo veprim i caktuar. Ne letren tende thua qe
    ne kete vitin e fundit nuk po arrin te koncentrohesh dhe mendon se eshte stresi ai qe ka ndikuar
    ne kete gje. A mund te me tregosh pak ma shume per kete? Per ate qe po te streson dhe si po
    ndikon kjo gje ne ty?
    Ne nderkohe mund te ti jap disa keshilla te pergjithshme rreth asaj se si mund te jesh me e
    kocentruar. Fillimisht rishikoj disa praktika te pergjithshme ne perditshmerine tende, nese je
    duke kaluar kohe te mjaftueshme ne natyre, nese je duke u ushqyer shendetshme dhe rregullisht
    (peme, permime dhe uje)? Nese jo, mundohu te kalosh sa me shume kohe ne natyre ku ka
    presence te larte te te gjelbertes. Studimet tregojne qe kjo gje ndikon pozitivisht ne rritjen e
    kocentrimit, Pastaj edhe menyra e te ushqyerit mund te ndikoje.
    Pastaj, mundohu te fokusohesh sa me shume ne ktu dhe tani. P.sh.nese je ulur te mesosh, largoji
    ato gjerat qe mund te te dekoncentrojne, e posacerisht telefonin. Fillo me angazhime me te
    shkurta, psh. te mesosh 20 minuta mbrenda 1 ore, 20 minuta mesim, 20 relaksim e keshtu me
    rradhe. Perseri ne rastin kur je duke mesuar, vendosu ne nje ambient te rehatshem dhe te
    pranueshem per shijen tende. Krijoje nje ambient te tille nese vecmas nuk e ke.
    Ushtroje trunin tend me muzike relaksuese apo klasike. Pastaj ushtro me fjalekryq apo puzzle.
    Nese ke mundesi te merresh me ndonje aktivitet fizik, beje, sepse kjo ndikon ne uljen e stresit
    dhe ngarkeses.
    Na shkruaj perseri dhe me trego nese ke mundur ti zbatosh keto keshilla dhe nese kane qene te
    dobishme per ty. Cdo te mire per ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: