Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje shqetësimi ime eshte testikulli i djathtë eshte ber i i fortë dhe i ngurtë dhe kurr e prek ndonjeherë me dhemb ndonjeherë jo cfare problemi kam kam 6 muaj kshu ju flm.

         

Një koment për “Pershendetje”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Asnje dhimbje nuk eshte normale. Dhimbja eshte shenje paralajmeruese qe te ju po zhvillohet ndonje proqes patologjik. Dhimbja e testiseve mund te jete fiziologjike nga vet dukurite qe ndodhin gjate procesit te ejakulacionit, nga guret ne kanalet urinare, nga semundjet reumatizmale ose nga infeksionet e spermes sidomos ato te shkaktuara nga infeksionet bakteriale apo nga Klamidia, ureaplazma dhe mikoplazma, ne rastet e torzionit (perdredhjes) se testiseve, lendimet apo te tumoret e testiseve. Per ti larguar dyshimet eshte mire te kryeni analizen e urines dhe nje analize ultrasonografike te testiseve dhe abdomenit, alfa fetoproteinen, HCG dhe LDH dhe me ato analiza te lajmeroheni te Urologu i cili do te ju ekzaminoj dhe do te ju pershkruaj terapi eventuale, sepse pa ju ekzaminu nuk mund te ju ndihmoj me shume, vetem ta keni parasysh qe forcimi i testisit qe zhvillohet gradualisht eshte semundje serioze, qe me se shpeshti eshte shenje e tumorit te testisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: