Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje,ju lutem a mundeni mem ndimu,Vellai im esht i semur nga qrregullimi skizofreniform ka shku te psikologu esht tu perdor barna fluoxetin alkaloid,risperidon,dhe tash qe dy dit po i perdor metotenin.Ndonjeher esht mire ne jet normal po ndonjeher flet me veten sepse degjon zera kisha pas deshir me dit sa zgjat kjo smundje skizofreniform a esht sheruese apo jo ?Zerat esht duke i degju qe nja 5 muaj po ky si ti flasin ata zera ja nis vallzon ,flet,vrapon.

Një koment për “Pershendetje”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje
    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë për të ndarë me ne shqetësimet në lidhje me gjendjën e vëllaut.
    Ne do të provojmë të përgjigjemi në pyetjën tuaj edhe pse duhet të e dini se është shumë e rëndësishme që gjithmonë për gjithcka që ju mundon ju duhet të flisni me mjekun e tij sepse ai/ajo më së miri di gjendjën e vëllaut tuaj dhe mund të ju jap informatat e nevojshme. Ajo çka tani mund të them është se Crregullimi skizofreniform është çrregullim që bënë pjesë në grupin e çrregullimeve që quhen çrregullime psikotike dhe në të cilat individi përjeton realitetin në mënyrën e tij siç e keni përshkruar edhe ju, dhe kjo ndodh për shkak të çrregullimit të mendimeve, emocioneve dhe sjelljës. Zakonisht zgjat më pak se 6 muaj mirëpo gjendja e tij duhet të përcillet në vazhdimësi për të qenë të sigurt për këtë, pranadaj flisni hapur me mjekun e tij dhe sqaroni gjendjën e vëllaut tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: