Pershendetje

Pershendetje

Pershendetje jam nje djal 18 vjeq dhe kam nje hall te madh kam frik se mos me Shfaqet semundja e harreses apo dementia qe prek moshat me t’vjetra por Mua me ka hyre ne Koke me duket se po qmendem nga ky mendim po ndihem me ndryshe nese keni ndonje keshille

         

Një koment për “Pershendetje”

  1. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Nga aq sa ke treguar duket që po ke momente kur po ndjehesh në ankth nga frika që ke për sëmundje si dementia ose mendime tjera të ndryshme negative. Është shumë e rëndësishme të vëresh se kur po ke këto momente që ndjehesh në këtë mënyrë. Shpesh në momentin kur identifikohet burimi i ankthit mund të na ndihmojmë që me lehtë ta tejkalojmë. Është e natyrshme dhe ndodhë që njerëzit ndonjëherë të brengosën për gjëra të tilla si sëmundjet, mirëpo në momentin kur ato fillojnë dhe bëhen të shpeshta mund të ndikojnë dukshëm mënyrën tonë të funksionimin dhe ta ulin kualitetin e jetës tonë. Ankthi/brenga mund të jetë e dobishme kur ai ju nxit për të ndërmarrë veprime dhe të zgjidhur një problem. Por në qoftë se ju jeni të preokupuar me "çfarë nëse" (ndodhë diçka) dhe skenarët më të këqija (si sëmundje të rrezikshme), brengat e tilla mund të bëhen problem. Dyshime të paepura dhe frika mund të jetë paralizuese. Ato mund të shtjerrin energjinë tuaj emocionale, dhe të ngrisin nivelin tuaj të ankthit lart dhe të ndërhyjnë me jetën tuaj të përditshme. Mirëpo e mira e kësaj është që ky zakon mendor mund të ndryshohet. Ju mund të trajnoni trurin tuaj të qëndrojë i qetë dhe të shihni jetën nga një perspektivë më pozitive. Ankthi shfaqet për arsye të caktuara të cilat mund edhe kanë arsye të caktuara themelorë që e bën atë të vazhdoj të shfaqet. Pra pasi që këto arsye dhe faktorë janë të ndërlidhura, në momentin që adresohen në mënyrë të duhur mund të eliminohet dhe të tejkalohet. Prandaj edhe preferohet që të adresohet në këtë mënyrë duke identifikuar këta faktorë dhepër të punuar në atë drejtim. Normalisht duhet punuar me veten për të arritur ndryshime pozitive sepse vetëm duke i thënë vetës që të ndaloni dhe të mos brengosni më, nuk funksion, të paktën jo për kohë të gjatë. Shpesh ndodhë që kur provon të ndaloni mendimet në fakt ato sa vijnë dhe preokupojnë më shumë mendjen tuaj. Prandaj mund të ju ndihmoj sikur të provoni ndonjë casje tjetër si ajo psh. Të krijoni një orar të caktuar gjatë ditës se kur mund të brengosni- thjeshtë ta bëni një orë të brengës, dhe në momentin kur gjatë ditës ju vijnë ato mendime të i shtyni deri në orën kur e keni të caktuar për tu brengosur. Pra zgjidhni një kohë të caktuar dhe një vend. Bëjeni të njëjtën çdo ditë, por lejeni më herët gjatë ditës dhe jo para gjumit. Në këtë mënyrë do të kesh kohën kur brengoseni mirëpo, pjesa e ditës do të jetë më pak e ngarkuar me brenga të tilla. Shpesh rol të madh në shfaqjen e ankthit luan pamundësia për të toleruar pasigurinë. Mirëpo duke menduar për të gjitha gjërat që mund të shkojnë keq nuk e bën jetën më të parashikueshme. Ju mund të ndihen më të sigurt kur brengoseni, por kjo është vetëm një iluzion. Duke u ndalur dhe menduar në skenarët më të keq, nuk do të bëni ato të mos ndodhin. Kjo vetëm do të ju pamundësojnë ndoshta të shijoni gjërat e mira që mund të i keni në të tashmën. Pra nëse doni të tejkaloni këtë mund të filloni të punoni me vetën drejtë nevojës kësaj. Sfidojeni veten për këto mendime negative që mund t’i kesh duke pyetur/testuar se sa realisht ka evidence/fakte për të mbështetur ato brenga, nëse ka ndonjë mënyrë tjetër me reale dhe pozitive për t’i parë.
    Po ashtu, mund të të ndihmoj në momente kur e gjen veten të thelluara në brenga të tilla, të provosh t’i pranosh ato ashtu sic janë pa provuar për t’i kontrolluar dhe leji të kalojnë ashtu sic janë pa u përfshirë shumë në to. Përfundimisht nëse ndjenë që i vetëm nuk mund të tejkalosh këtë , do të sugjeroja fuqishëm që të kontaktosh një profesionist/psikolog.
    Kontakti i drejtpërdrejtë me ndonjë psikolog do të jetë më i dobishëm dhe do ta bëj më të lehtë procesin e tejkalimit të kësaj gjendje sepse sic mund ta vëresh komunikimi online i ka kufizimet e veta. Po ashtu mund të të ndihmoj ndoshta edhe kontakti i drejtpërdrejtë përmes bisedës online që ofron shërbimi jonë. Në linkun e mëposhtëm mund të kontaktoni me ndonjërin prej ekspertëve të shërbimit tonë, të cilët njësoj mund të të ofrojnë ndihmë për këtë që po të mundon: http://nukjevet.net/live-chat/. Orarin për këshillim online mund ta përcjellësh në faqen e facebook të nukjevet.net . Të inkurajoj shumë fuqishëm që të shfrytëzosh edhe këtë mundësi për këshillim online.
    Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak me këto informata dhe që sa më parë ta kalosh këtë gjendje dhe të ndjehesh mirë. Na shkruaj përsëri pa hezitim!
    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: