Perseri un me hallin tim

Perseri un me hallin tim

Pershendetjeee
Desha me.ju pyt a ka qen dikush kshtu qfar ankthi esht ky se nuk e kuptoj t hup krejt nga vetdija😓diten e kaloj di qysh me fmit jo me naj pun shpije kur bohet terr kuku per mu me dohem si do bi me flejt qka do me ndodh mu edhe kur bi tamam si e hutuat rri ne shtrat kur qohem nga shtrati tamam them do bie sot ashtu me vjen diqka sdi si ta pershkruaj nuk me merren mend se nuk m shkojn kotar sendet po se di si pkutje ne shpirt me vjell me vjen smundem o zot sa rend nuk di se ku t ve u lodhaaaaa vdes sot vdes neser bie sot bie neser😓

         

Një koment për “Perseri un me hallin tim”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit që na ke shkruar perseri. Në letren tende shkruan për gjendjen të cilen je duke kaluar, situate kjo e cila qartazi po të ndikon.
    Ankthi është një gjendje nga e cila ka predispozita secili person të preket. Kjo pershkak të dinamikes jetesore dhe situatave të ndryshme stresuese. Normalisht një individ nuk është asnjehere mjaftueshem i pergaditur për t’i bëre balle ankthit, prandaj edhe reagimi i organizmit tend në kete rast është normal. Ankthi paraqitet në formë të frikës apo shqetësimit, atëherë kur personi ndjehet i kërcënuar, rrezikuar apo i frikësuar nga ndonjë gjë, qoftë ajo reale apo imagjinare. Në rast të moskontrollimit të këtyre frikërave apo situatave kërcënuese, personi do të përjetojë sulme, të cilat manifestohet nga aspekti fizik dhe psikik, falë ndryshimeve të mëdha dhe të shumta që ndodhin në aspektin fiziologjik. Ajo cfarë është e rendesishme të ceket është fakti që ankthi tejkalohet plotesisht, por per ta tejkaluar duhet pak kohe dhe mund. Fakti që ti je e vetedijshme per ato cfarë po ndjen dhe po kerkon mënyra per ta tejkaluar këte gjendje është tregues i vendosshmerise tende per tu perballur me këte ankth.
    Unë do të doja të dija nga ti, më shumë rreth këtyre situatave të cilat tek ti ndezin dritën e ankthit, dhe të cilat bëjnë të përjetosh sulme aq të vështira dhe shqetësuese. Pra, nëse mund të përshkruash më konkretisht kur kanë filluar të të paraqiten këto sulme, në çfarë pjese të ditës të shfaqen ato, sulmet lidhen me ndonjë situatë të caktuar apo ndodhin papritmas? Çfarëdo lloj informacioni konkret në lidhje me përshkrimin e shqetësimit tënd, do të jetë shumë ndihmues që këshillat të jenë më adekuate dhe të përshtatshme për të.
    Në vazhdim unë do t’i shkruaj disa këshilla, të cilat ti me lehtësi mund t’i praktosh në dhomën tënde, shtëpinë tënde dhe ambientin në të cilin jeton.
    Fillimisht shiko nese ke nevoje ta rregullosh gjumin. Nese vecmas nuk e ke mundohu të përcaktosh një orar të gjumit, këshillohet të mos qëndrosh deri në orët e vona të mbrëmjes dhe të mos flesh deri në orët e pasdites, por gjumi të bëhet në orar të rregullt. Preferohet që para gjumit të bësh një dush të ngrohët, të lexosh, apo të bësh ndonjë aktivitet tjetër i cili është atraktiv për ty.
    E dyta, përfshirja jote në aktivitetet familjare, qoftë në gatim, pastrim të shtëpisë, daljet me familjarë, bisedat me ta etj.
    E treta, ecja, vrapimi dhe në përgjithësi lëvizjet dhe ushtrimet fizike. Mirëmbajtja e shëndetit trupor, pothuajse për të gjitha shqetësimet, sot, është njëri ndër rekomandimet më të shpeshta nga profesionistët.
    Në rastet kur ke ndjenja te ngulfatjes nga ankthi, merr fryme thelle disa here dhe vetedijesoje vetem per ambientin që të rrethon. Në aspektin që të ja besh me dije vetes që situatat të cilat po të sillen ne mendjen tende nuk jane reale, dhe nuk po ndodhin realisht.
    Ndërsa, sa i përket trajtimit psikologjik të ankthit tënd, padyshim, më të preferuara janë takimet e drejtpërdrejta me psikologun, të cilët krahas këshillave të ekspertëve të faqen tonë, mund të të ndihmojnë drejt përmirësimit të gjendjes nëpër të cilën je duke kaluar. Nese nuk ke dhe të nevojiten kontakte të psikologeve ne mund te të asistojme ne këtë drejtim. Mjafton te na e dergosh qytetin ku jeton ne menyrë që ta pershtasim kontaktin me vendin ku jeton.
    Shpresoj që keshillat e mija të të kene ndihmuar sadopak. Mbesim në kontakt. Gjitha të mirat për ty :).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: