perjetoj bulizem nga burri

perjetoj bulizem nga burri

pershendetje jam nje grua e martuar dhe kam nje vajz, por nga burri perjetoj bulizem sepse ai gjat gjith kohes me thot je shendosh shum je ba shum keq nuk pot rrin mir teshat mbulohu pak , mos ha shum meni fjal dhun psikologjike me ushtron gjat gjith kohes .
Qfar te bej ? nuk po di as vet , nga nje her du te ndahem por me dhimset vajza sepse eshte shum e lidhur me babin e saj. Me jepni ndonje keshill ju lutem.

         

Një koment për “perjetoj bulizem nga burri”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. Bullingu apo ngacmimi eshte nje
    dukuri qe i preke jo vetem femijet (ky term njihet me shume per femijet ne ambientet shkollore),
    por edhe te rriturit, ashtu sic deshmon edhe ti me letren tende. Bulling ndodhe ne ambiente te
    ndryshme: shkolle, pune dhe familje, e duke qene me e veshtira per tu kapercyer kjo e fundit.
    Prandaj kuptoj qe ndjehesh jo mire nga kjo situate ne te cilen gjindesh. Rekomandimi im i pare
    sigurisht do te ishte te komunikuarit me bashkshortin tend. Ai ndoshta nuk eshte i vetdijshem se
    sa po ndikojne komentet e tija ne disponimin tend, prandaj mundohu ne menyre serioze te ja
    besh me dije kete gje. Nese e para nuk mund te realizohet atehere provo t’i injorosh komentet e
    bashkshortit tend. Ne kete menyre pas nje kohe ai do ndale se komentuari sepse nuk do marr
    reagim nga ti. Pastaj mundohu qe komentet e bashkshortit tend ti kthesh ne humor. Ne qoftese se
    ai komenton dicka per peshen tende, ktheje komentin ne humor apo me humor dhe jo me
    nervoze. Keshtu ai nuk e arrin qellimin e tij per te te bere nervoz.
    Gjithsesi ne rastin tend pasi qe behet fjale per bashkshortin dhe per nje mardhenie kaq te ngushte
    me i miri opsion eshte qe te diskutohet kjo situate ne qetesi dhe me shume kujdes. Mundohu te
    kuptosh nese bashkshorti yt kerkon apo deshiron dicka nga ti dhe kjo eshte forma e tij te te
    kerkuarit kete gje! Shpresoj ta kesh mundesine ta besh nje gje te tille me bashkshortin tend.
    Do kisha patur deshire te di nese keshillat e mija kane qene te dobishme per ty dhe si je duke e
    tejkaluar kete situate. Prandaj shpresoj qe do na shkruash perseri. Deri atehere, gjitha te mirat per
    ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: