Perishedetje , doja tju shprehja

Perishedetje , doja tju shprehja

Perishedetje , doja tju shprehja nje shqetesim qe po me ndodh 3 muajt e fundit . Per reth 5 Vite kam patur shqetesime nga ankthi dhe paniku . Kto lloj situatash me ankth dhe panik I kam kaluar me veshtiresi por gjithsesi e kam ditur qe sperbejn rezik . Por ka reth 3 muaj qe kam hyr ne nje gjendje konfuzioni , me vijn ne mendje pyetje per krijimin e njerzimit , si u krijuam , pse etj … Dhe kur bej lidhjen se u krijuam nga zoti me vijn shum pyetje te tjera ne lidhje me veprimtarite tona dhe perpiqem tju jap shpjegim por I pamundur per nje pergjigje qe kto pyetje mos me shqetesojn me ! Duke pare situaten me duket sikur po cmendem qe mendoj gjera kaq absurde ! Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje !

         

Një koment për “Perishedetje , doja tju shprehja”

  1. M. Sc. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje i dashur Mario,
    faleminderit qe na shkruan per shqetesimin tend. Nga ajo qe kuptoj kohet e fundit po interesohesh per fenomene te cilat nuk te kane interesuar me perpara. Kjo te duket se po kthehet ne nje gjendje obsesive dhe te shqeteson. Pyetja e pare qe me vjen ne mend eshte pse e lidh kete qe po te ndodh me ankthin qe ke perjetuar me perpara. Me vjen mire qe e ke nen kontroll per momentin dhe nuk po vuan me nga ankthi.
    Fakti qe po mendon gjera te tilla qe te duken absurde mund te mos jete i lidhur me ankthin, dhe mos mendo qe po cmendesh. Edhe pse nuk na jep shume informacion se cfare gjerash mendon saktesisht, une do te thosha qe ndoshta eshte me mire te gjesh informacion per gjerat qe te interesojne dhe te mesosh rreth tyre. Kurioziteti e interesi eshte dicka pozitive. Ktheje ne favorin tend dhe mos e mendo si frike. Ne qoftese interesohesh per krijimin e njerezimit, gjej burime te besueshme per teorite e ndryshme dhe pozicionohu aty ku te duket me e arsyeshme. Nese pyet veten se cili eshte qellimi jone, lexo pjese nga filozofe te ndryshem qe mund te te japin nje kendveshtrim te ri nga i cili t’i shikosh gjerat.
    Ndoshta kjo eshte nje faze normale ne jeten tende ku pyetje te tilla te mundojne. Te gjithe kemi kaluar periudha ne jete ku jemi interesuar per ekzistencen tone e kemi pasur pikepyetje te medha. Prandaj perdore kete kuriozitet dhe ji i hapur per teori te ndryshme pa t’u kthyer ne obsesione.
    Shpresoj qe kjo te te ndihmoje t’i shikosh gjerat nga nje perspektive me pozitive.
    Na shkruaj serish,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: