Per psikologun

Per psikologun

Persheetje. Jam ne nje periudh shum te veshtire kam kry fakultet e pa pun kam punu ne nje shkoll po tash u shit ajo . Nfamilje vec mam punon e krejt tjeret tpa pun plus tre fmi nfakultet sdi si ja del edhe ajo . Po ma problem edht bab tcilin sdu ta di se ekziston . Vec bertet e kercinime jep irdhnohet perdit me krejt tfamiljes a vec ofendon e tallen . Gjith ditrn jasht shpie e kur vjen kerkesa plot . Fb mban lloj lloj njeriu . Krejtve esht tu na shkatru . Po vec thot do ndahem e prap ri se ska ku te shkoje me jetu se as pun as shpi ska .

         

Një koment për “Per psikologun”

  1. Albulena Zaimi says:

    Pershendetje Saha, te faleminderit qe na ke shkruar dhe e ke ndare shqetesimin tuaj me ne.
    Nga ajo qe ti ke shkruar une munda te kuptoj se ti je nje vajze 27 vjecare dhe I ke mbaruar edhe studimet. Ke qene e punesuar por shkolla ku ti ke punuar qenka shitur. Ne familjen tuaj punon vetem nena kurse babai jo. Nena juaj ka mundur tju shkolloje juve dhe tre femije te tjere ( vellezerit/ motrat). Nga letra jote kuptova se babai pervec qe nuk punon nuk sillet mire me familjen dhe shpesh ju ofendon, ti ke pershkruar se me keto sjellje ai eshte duke ju shkaterruar te gjithe familjen.

    Saha , situata ne te cilen ndodhesh duket shume e pakendshme dhe jo e lehte. Situata ekonomike pas luftes I ka renduar mjaft famijle dhe gjithasthu ka ndikuar shume edhe ne perkeqesimin e raporteve brenda familjeve. Ne kete rast une mendoj se ti je e pjekur dhe besoj edhe e zonja ti behesh krah nenes dhe gjithe familjes. Ti e paske edhe fakultetin e perfunduar dhe kjo te jep perparesi. Edhe pse ti e paske humbur punen une te keshilloj qe ti ta kerkosh prape ndonje pune te re. Nese ke qasje ne internet mund te shohesh se ka mjaft portale qe ofrojne pune. Ti duhet te jesh e vetedijshme se shume shpesh e sidomos ne Kosove njerezit per te mbijetuar punojne pune te ndryshme te cilat mbase ndonjehere nuk nderlidhen me ate fushe te cilen e ke studiuar por eshte me rendesi ne kete situate qe ti te gjesh nje pune dhe ta mbeshtesesh nenen tuaj e cila paska bere shume per t’ju shkolluar dhe vazhdon te mbeshtese familjen.

    Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak, nese ke nevoje na shkruaj perseri.
    Albulena Zaimi, psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: