Per friken dhe ankthin

Per friken dhe ankthin

Pershendetje,
Jam nje vajze 23 vjec, dhe po bej koh mos me thene vite qe kam disa fiksime ne koke, me perpara kisha fiksime sikur do me ndodhte dicka e keqe, semureshin te afermit e mi dhe me dukej sikur do semuresha dhe une, mendoja ss kisha dhe une te njejtat semundje si dikush tjeter, ndonjeher mendoja se do vdisja, dhe nuk e dija se nga me buronin keto mendime shume negative, fiksohesha shum keq pas cdogjeje negative dhe besoja se e kisha dhe une.
Kam 1 vit e ca qe me kap si frike dhe ankth saqe kam frike te dal dhe nga shtepia sepse me duket sikur do humb rrugen dhe sdo e gjej me, me ngushtohet truri aq shume saqe nuk arrij ta kontrolloj dot, ka raste jam ne rruge dhe behem shum keq, me duket ku jam keshtu, ku po shkoj, sikur humb ekuilibrin.
Kam bere shum analiza dhe eko dhe mkan dale mire.
Ju lutem me ndihmoni cfare kam keshtu?
Pres pergjigjen tuaj.

         

Një koment për “Per friken dhe ankthin”

  1. Pershendetje dhe faleminderit qe keni kontaktuar me faqen tone.
    Nga sa keni shkruar ne siper do ju rekomandoja nje konsulte me te thelle dhe me te zgjeruar me nje mjek psikiatre per te determinuar strategjine e ndihmes qe ju nevoitet . Ju keni shume kohe me keto shqetesime dhe gjendja juaj ka pesuar ndryshime gjate kesaj periudhe kohore prandaj dhe duhet vleresuar ne menyre profesionale duke qene se nderhyn ne funksionimin tuaj te perditshem.
    Gjithe te mirat,
    Dr. Mirela Gokaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: