Penisi

Penisi

Pershendetje desha te pyes dicka rreth penisit. Kam me shume se nje jave qe kam djegije ne penis gjate urinimit si dhe gjate penetrimit gjate aktit seksual a mund te me tregoni cka mund te jete si dhe cfare mund te bej ne kushte shtepiake per veç se te shkoj te mjeku
Ju lutem me tregoni sa me shpejt

2 komente për “Penisi”

  1. Albert says:

    Zotri e mira e t’mires është të shkosh te mjeku, se ti ashtu siq po e pershkruan problemin tënd mund t’kesh n’donjë infeksion. Më mir është të shkosh me heret se sa ta lësh për ma vonë, me kushte shtepie kjo nuk sherohet. Të pershendes

  2. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Djegesimi gjate urinimit eshte kryesisht shenje e infektimit (pezmatimit) te kanaleve urinare ndonse mund te kete edhe shkaktere tjere si p.sh. eliminimi I gureve permes kanalit urinare, lendimet apo perdorimi I ushqimeve pikante (djegesa), qendrimi ne vende te ftohta etj. Ju paskeni pasur edhe herave te tjera pengesa me urinim, dhe ekziston mundesia qe nuk jeni sheruar plotesisht me qrast infeksioni akut mund te kaloj ne infeksion kronik i cili sherohet me veshtiresi. Po ua japi disa keshilla praktike: mos e mbani urinen shume, rregulloni jashteqitjet, ikni perdorimit te tepert te kafes, qajrave, pijeve te gazuara dhe energjike, e nese keni dhimbje, kundermim dhe djegesim atehere duhet te merrni antibiotik, por paraprakisht duhet te kryeni edhe njehere analizat komplete te gjakut dhe urines, strishon uretrale, testin ne Klamidie, Ureaplazma dhe Mikoplazma, urinokulturen dhe ultrazanin e urotraktit. Deri atehere konsumoni sasi te medha te qajrave (Belushi dhe Uvin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: