Pelqim

Pelqim

Pershendetje po ju pyes per nje pelqim qe e kam qe rreth 6 muaj me nje kolege te punes,ajo ka filluar punen qe 6 muaj dhe diten e par qe e pash ne pune me ra ne sy sikur nje femer shumm e bukur e sjellshme,dhe une fillova te ju afroja dita e dites ngadal dhe ajo pranote afersin time dhe une pas 2 jave apo keshtu ja shpreha pelqimin tim qe e pelqej,dhe ajo ne njefar apo tjeter menyre nuk e refuzoi apo e pranoi qe te takohemi privatisht,por i kerkova qe te dalim ne nje Restaurant bashk privatisht dhe pastaj dulem bashk dhe u kuptuam shumm mir bashk,dhe keshtu filluam pas kesaj dite te takoheshmi shumm privatisht dhe bisedat tona ishin te gjata 4 or ose 5 or ne dit gati 4 her ne jav apo keshtu,dhe nuk kemi bere asgje njehere u takuam ne klub nate bashk aty provova ta beja puthjen e par dhe refuzoi,dhe ne takimet tjera biseduam dhe ajo me kerkoi kohe me the me jep kohe te lutem,pasi qe ishte ne nje lidhje te gjat 2 vjet dhe e kishte perfunduar lidhjen keshtu para 5 muaje dhe me tha te lutem me jep kohe po prap vazhduam te takoheshim bashk si gjith dhe une i tregova asaj qe me ty nuk mund te jem shoqeri por synimi im eshte gjithmone te kem diqka me shume me ty qysh ne fillim,por pastaj ndodhi corona dhe puna yn u mbyll dhe u nderpre kontaki mes nesh,kontaktuam bashk 2 ose 3 her shkruajtem ne rrjete sociale dhe pastaj per 2 muaj disi mendova qe ndjenjat per te me jan larguar dhe nuk me mungoike ose mendime shum per te por pasi puna jone u hap perseri ka 2 muaj kur ajo me pa ne pune u gzua aq shumm saqe nuk mund ti ndalke perqafimet ne mua,dhe kur filluam te bisedojm bashk me pyeti ke njoftuar ndonje kend une i thash me perqeshje qe kam shkruar dhe takuar me shume femra,dhe pastaj ajo me tregoi qe ka njoftuar dike nje djal une ne at moment mu kthy nje ndjenj xhelozie,dhe kontrrolova ndjenjat e mija po e qudtishme si mu kthyen ndenjat per 2 dit ashtu,dhe filluam te takoheshim,perseri si filloj tu tregu diqka per at djalin une u nuk mund te perbahem dhe e shpreha ndjenjat dhe nje xhelozi qe eshte duke me penguar e gjera,dhe pastaj ajo e morri si ironi duke me then je xheloz sepse une jam e embel per ty,dhe keshtu takime si gjithmone dhe nje dit isha me te dhe une isha duke folur ne telefon me nje mik,dhe ishte ulur ajo afer meje dhe e nxorri telefonin dhe shkruante me at djalin dhe i shkruajti qe mund te telefonoi zemer pas 20 minutav,dhe aty une nuk e di si arrita te perbahem ishte nje ndenj vrasese,u perbava dhe u quam pasi arrita ne banes i shkruajta qe duhet te me kishe treguar qe ti ke te dashur dhe keshtu,do te rrija larg dhe pastaj ajo nuk erdhi ne pune 3 dit,pas 3 dite erdhi ne pune me tha qe me ke lenduar e gjera asnje gje qfar ke thene qe jam bashk e gjera nuk jam me te bashk dhe skam asgje me te,dhe me tha mua ne nuk jemi bashk,dhe me tha qe ke shkruajtur nje mesazh sikur ne te ishim bashk,por une perseri vendosa te largohem sepse doja me shume nga ajo jo vetem takime biseda,por duke e par at gati qdo dit flisja perseri me te dhe perseri e pyesja takohemi e gjera dhe ajo gjithmone po,Dhe nje nat dolem bashk dhe pijm alkohol shumm tej mase deri ne mengjes,dhe pastaj desha ta puth nuk me la dhe me tha disa fjal me tha qe kurr nuk mund te puth ty nuk mund te jem ne nje lidhje me ty kurr,nuk mund thjesht,dhe te nesermit filloj duke e arsyetuar veten qe nuk e di qfar kam thene kam qene e pire shumme dhe ishte e pire shumm,por i thash qe ato fjal jan te sinqerta dhe pranova u largova nga ajo,nga ajo kohe fillova te largohem ngadal nga ajo,me nje distanc kemi qendruar te dy,por jemi takuar bashk kemi qendruar bashk,dhe pastaj nje nat u takuam me koleg te punes sepse te gjith ne pune mendonin qe ne jemi bashk,qe te gjithe,dhe u takuam me koleg te punes 3 femra 3 meshkuj ne banesen e nje kolege te punes,dhe ajo filloj pa e pyetur askush asgje nuk mund me endritin te kem asgje nuk mund te fleja me te ose diqka edhe po te merrsha shumm para nuk mund dhe filloj te tregoi qe nuk dua lidhje me askend une takohem me djem veq 1 her ose dy edhe kryj punen edhe qikaq gjithashtu ajo ka probleme me drogen,gje qe para corona kohes e kam biseduar si te del ajo nga droga dhe me sport bashk kemi bere dhe ka marr droge shumme me pak,dhe keshtu ne at nat tregoi gjera qe une kurrre ne jet nuk mund ta paramendoi te dashuren time ashtu,dhe ajo pa i then askush asgje me permendke emrin une nuk mund te jem me te bashk i kan thene 40 her e gjera te tilla une jam e sinqert nuk mund te kuptoia asgje dhe filluam diskusion bashk pse permend emrin tem te pyti dikush ndonje gje e gjera,pastaj nuk fola me te 10 dit ajo fillojke tu mu afru ne pune po une mbaja distanc dhe nje dit folem normal dhe bem shaka e gjera dhe pastaj sod e pyta deshiron te shkojm ne sport menjehere tha po,po ndjenjat jan ketu ende kur e shoh kam ndjenja,dua qe ndjenjat e mija te largohen dhe te mos dal me te,te largoi komplet nga vetja ime ndenjat per te jan ende,kam ndenja per te ende por si te arrij qe ti largoi ndjenat per te,sepse e shoh 5 her ne jav,une e kam pranuar faktin qe me te smund te jem e kam pranuar faktin qe nuk mund ta shoh te dashuren time ashtu,nuk dua qe te jem me te edhe po te thonte ajo tasht qe dua te jem me ty…,por ndenja per te kam eshte gjithmone diqka mbrenda meje qe harroj gjithqka kur jam afer saj,si te arrij qe te largoi ndjenjat per te sepse kam ndenja ende per te si te veproi tasht nuk e di sepse e marr nje vendim disa dit qendroi larg pastaj i afrohem perseri kjo gje po me qmend!!!?

         

6 komente për “Pelqim”

  1. Tinkerbell says:

    Fillo te takosh persona te ri dhe jepja rendesin nje femres tjeter . Sipas tregimit dukeni mosh e re 18-20 vjet . Me vite do i kuptoni senet ndryshe ajo duket qe ka probleme te ndryshme dhe nuk eshte e sigurt as vet qka don mirepo as ti nuk ke aq rendsi per te keshtu qe ne vendin tend une kisha fillu te njoftoj persona te ri dhe te i jap rendsinn dhe kohen nje personi qe ja vlen . Ne pune te sjellesh si me gjitha koleget tjera ndjrnja qe ke pas zhduket ne momentin qe ti i thu trunit te angazhohet te nje person tjeter .

  2. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit për letrën dhe që ke ndarë me ne ndjesitë dhe mendimet aktuale për cfarë të shqetëson. Shpresoj shumë që përgjigja të të ndihmojë të kuptosh situatën, por edhe të reflektosh mbi disa aspekte të situatës dhe vetes tënde.
    Nga ajo që përshkruan në letër duket qartë që është mbajt gjallë një interes i vijueshëm për vajzën. Ky interes që ke duket që nuk ka marr një formë të qartë gjatë kësaj kohe, as komplet miqësor, as flirtues komplet dhe duket se nuk po shkon drejt asaj për të cilën ti je më i interesuar, një njohjeje dhe mundësisht një marrëdhënieje intime.
    I gjithë ky hutim dhe vështirësi për të kuptuar dhe për të ditur si të sillesh me veten dhe me vajzën janë predispozuar edhe nga situata konfuze, biseda të gjata që pastaj shkëputen, interes momental që pastaj fiket rrugës, konfuzion I artikuluar nga ana e vajzës në shumë situata por ndoshta edhe pamundësia jote për ti dhënë drejtim gjërave.
    E kuptoj që për ty nuk është e lehtë, edhe që ke ndjesi dhe me sa duket kjo po të lodh deri në atë pikë sa sic thua edhe ti në pjesën e fundit të letrës që dëshiron të shkëputesh, dhe gati gati të heqësh “me forcë” ndjesitë që ke.
    Do doja si më poshtë ti merrja disa gjëra me radhë, duke lexuar si sjelljet e vajzës, por edhe sjelljet e tua. Në disa përshkrime më poshtë, do jem edhe e drejtpërdrejtë me ty.
    Në gjykimin tim, vajza shfaqet e pasigurtë në gjërat që do, që duket se nuk lidhet vetëm me ty, por ka lidhje me të dhe jetën e saj. Duket gjithashtu se interesat e saj janë të ndryshme, dëshiron njohje të ndryshme me sa duket, angazhohet në biseda, nuk është gati për një marrëdhënie të qëndrueshme, ka dal nga një lidhje e mëparshme, duket se nuk ka patur një konsistencë në komunikimet mes jush.
    Nga ana tjetër edhe pse sjelljet e saj duken konfuze, ajo nuk ka shfaqur hapur dhe qartë një dëshirë reale për ty ( e kam fjalën këtu për dëshirën emocionale, fizike etj) , bazuar në ato që ti thua në letër. Ky është një nga ato që quhen “ alarm i parë i kuq” që duhet të ndihmojë ty ta lexosh dhe të kuptosh në moment që interesi I saj për lidhje të mëtejshme me ty ka shumë mundësi të jetë I ulët.
    Duket se ka një interes për ty që është edhe pak lojcak por më shumë me tendencë miqësore, si mbështetje te ty në cdo rast, pasi mund të thotë cdo gjë, mund të shprehet te ty por edhe për ty.
    Ky është “alarmi I dytë I kuq” për ty. Sjellja e saj në këtë mënyrë tenton të të mbajë ty të varur dhe ndërkohë ti po i ofron cfarë ajo do dhe sic po e kërkon (miqësinë, kujdesin, të bërit e sportit, të qënit në dispozicion). E di që je treguar i hapur me të duke i thënë që dëshiron dicka më shumë me të, por mendoj se më e rëndësishme se t’ja thuash është te kesh sjelljet e duhura. Duket sikur kjo marrëdhënie po mbahet afër dhe miqësore me idenë që do të zhvillohet dicka. Të paktën mua më jep përshtypjen që ti këtë po bën.
    Kështu që pyetja ime kryesore për ty është: A dëshiron të investosh në dikë që nuk është i gatshëm të investojë te ty? Për cfarë vlen, qoftë për këtë lidhje, qoftë për të tjerat në vijim?
    Tani, le të kthehemi te ty dhe ndjesitë dhe sjelljet e tua.
    Mendoj se është shumë e rëndësishme ti kuptosh esëll dhe qartë ndjenjat e ndjesitë që ti ke
    A janë ato më shumë të shkaktuara nga dëshira për ta njohur, apo nga situatat që ajo krijon? A lidhen më shumë me pamundësinë për “ta arritur” (egon tënde) apo vijnë sepse ti ndihesh mirë dhe personi të bën të ndihesh aq mirë me veten sa do ta njohësh e ta kesh pranë? A janë vërtet ndjesi romantike apo janë lidhen më shumë me ndjesitë e ngacmimit, xhelozisë, inatit, faktit që ajo po luan dhe as ti vetë s’po I jep drejtim?
    Do të ftoja shumë të reflektoje në këtë drejtim dhe sic e përmenda edhe më lart sa më esëll të jetë e mundur, pasi kjo do të ndihmojë ty në radhë të parë të shohësh më qartë. Ka një tendencë për ti përkufizuar ndjesitë për dikë detyrimisht si romantike, gjë që mund të ndodh, por nevojitet fort që të kuptohet nga ana jonë pikëspari në rast se janë të tilla apo kanë burime të tjera gjithashtu.
    Mendoj gjithashtu që është mirë të reflektosh dhe për sjelljet e tua gjatë kësaj marrëdhënie. Do ishte mirë që në rast se dëshiron të krijosh interes dhe kuriozitet për dikë apo me dikë, nuk është kaq e nevojshme që të kesh komunikime super të zgjatura sic edhe ti thua më lart, për ti lënë hapësirë interesit që të rritet dhe të mbahet gjatë. Edhe të qenët në dispozicion të nevojave dhe të dëshirave të tjetrit është dicka që nevojitet të ketë një kufi, vecanërisht në fazat e para kur sapo fillojmë të njohim dikë dhe ende nuk mund ta quajmë “marrëdhënie” ose “lidhje” , kur edhe ende nuk e njohim personin tamam.
    Përpiqu të kuptosh më shumë veten në këtë drejtim dhe përpiqu të mendosh që nuk kanë shumë rëndësi fjalët apo ndjesitë që personat kanë, por veprimet që bëjnë për ne janë ato që tregojnë interesin e tyre ose jo.
    Unë mendoj se pavarësisht ndjesive që ke, nevojitet që ti të kesh sjellje dhe kufinj sa më të qartë me veten dhe vajzën në këtë rast dhe kjo do të ndihmojë ty të menaxhosh ndjesitë më mirë më kalimin e kohës. Ndjenjat nuk do zhduken menjëherë por ajo që bëjmë ka më shumë rëndësi dhe është më ndihmuese.
    Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar dhe shpresoj gjithashtu që të investosh në persona që janë të interesuar për të investuar te ty.
    Gjithsesi qëndrojmë në kontakt në rast se dëshiron.
    Gjithë të mirat,
    Almandina

    1. Diti says:

      Pershendetje me duhet nje keshill nga ju si eksperte ju lutem une jetoj ne gjermani dhe jam ai quni qe kam kerkuar keshill,isha nje nat ne nje bar dhe e nderpreva kontaktin me at vajzen 1 jav nuk kam folur me te pas 1 jave isha ne nje bar duke pire alkol dhe ajo e pa story ne Instagram dhe me shkruajti ku je me dhe me ke je,dhe pastaj erdhi edhe ajo dhe pime shumme pastaj ne 6 te mengjesit erdhem tek banesa ime ktu dhe ajo me nje shoqe dhe shok te tyre ne oren 6 te mengjesit,ishim te pire ama ishim ne gjendje te flisnim dhe te ecnim ne rregull,pastaj ai quni flejti ne dhomen e pritjes une shoqja e saj dhe kjo vajza flejtem bashk une afer saj,por une nuk mund te flija dhe u qova shkova te blej ne market mengjes dhe kesi lloj gjera pastaj perseri u shtreva ne krevat nga ora 9 te flija,kam flejtur nja 2 ore sepse alarmi me beri sepse kisha per te shkuar ne oren 14 ne pune kur u zgjova ishte ora 11 dhe pastaj e pash ate vjazen qe e pelqej me ishte afruar tej mase afer meje dhe une fillova ta prekja nga dal me kujdes dhe nga ajo nuk kishe reagim pastaj doja qe te sigurohesha qe ajo eshte e zgjuar dhe jo flejtur nuk doja te shfrytzoja rastin kapa doren e saj dhe ajo me kapi doren ma shtrengoj dhe mu afrua me shume ajo e kishte kthyer shpinen nga une dhe pastaj pantollat e saj posht dhe ndodhi sex,3 her ajo me shtrengoi doren dhe lejonte,pastaj pasi perfundoi sexi u zgjova menihere te behem gati per pune,kur e pash ate doli nga banesa ne oren12 me shoqen e saj pa me thene asgje,kur e pash me kishte bllokuar ne rrjetet sociale dhe gjithka,kur e telefonova nuk ma hapi telefonin i shkruajta me tha kam qen koma e smur e keshtu,pytja ime pse nuk e ndaloi sexin nese nuk donte,ishte e zgjuar e vetdijshme qka po ndodh,me afroike vet,e pire sbesoi te ket qen sepse ndodhi 4 or ose 5 pasi erdhem ne shtepi,po te ishte ne koma nuk do mund te ecte ne shtepi pas 5 minutav,mendimi juaj qka mendoni ka frik qe une kerkoj ndonje lidhje me te apo qfar me ka bllokuar ne te gjitha rrjetet sociale nuk mund ta kontaktoj me.

      1. Almandina Guma says:

        Pershendetje,
        Faleminderit që ke rishkruar dhe më vjen mirë që përgjigja e mëparshme ka ndikuar të reflektosh dhe ndryshosh disa gjëra.
        Unë e kuptoj që situata të duket e paqartë dhe sërish konfuze, por mendoj që gjithashtu mund të gjesh disa qartësi dhe shpresoj që përgjigja më poshtë mund të ndihmojë për të kuptuar.
        E para, sjellja e vajzës është sërish konfuze. Ajo është ngacmuar nga një story dhe ti ke pranuar shoqërine e saj, por cili ishte qëllimi që ajo ishte ngacmuar dhe mbi të gjitha cfarë deshe ti në momentin që u pergjigje?
        E dyta, marrëdhënia seksuale ka ndodhur në një kontekst të cuditshëm. Sa mendon se do të ndodhte në rast së s’do ishte në këtë kontekst?
        Pavarëisht kësaj, unë mendoj që vajza është konfuze ose thjesht jo e bindur lidhur me ty, ose ka cështjet e veta. Thjesht dhe direkt, unë mendoj se vajza e sheh që ka hapësirë të sillet sic do e kur do, pavarësisht nqs ka qenë e pirë ose jo, mund të bllokojë kur do dhe të shkruajë kur do. Sa e qartë është kjo për ty? E sa dakort je ti me këtë?
        Tani le të kthehemi sërish te ty.
        Besoj se ajo që po të ndodh me mendimet që ke mund të shpjegohet me atë që njihet në psikologji si “disonancë konjitive”. Kjo ndodh kur në një situatë sjelljet e tua ose të personit tjetër bien ndesh ose janë në konflikt me mendimet dhe qëndrimit e tij. Ajo që ndodh më vonë është që kjo prodhon një gjendje konflikti, sa edhe ti vetë ngaqë ndihesh kështu, nuk di ca të besosh sjelljet apo qëndrimet/ mendimet.
        Gjithashtu, pyetja ime për ty është se cilat jane standartet e tua? Me standarte nënkuptoj këtu sa I qartë je ti për atë që do. Cfarë sjelljesh ke ti në mënyrë që ti tregosh personit tjetër, cfarë duhet të bëj ose jo lidhur me ty? Sa I merr ti në dorë situatat e tua? Në përgjithësi, a janë këto standartet që ti ke për një femër?
        TI po thua që dëshiron ta kontaktosh, po ndërkohë ajo të ka bllokuar dhe nuk do të njëjtën gjë. Nqs ajo rikthehet me komunikim, mendoj se duhet të jesh ti I qartë se cfarë do të lejosh ose jo pas kësaj.
        Do të këshilloja të lexoje më mirë situatat dhe sjelljet e personit dhe përpiqu të vendosësh standartet dhe kufijtë e tu që mendoj se janë më të rëndësishëm dhe do të bëjnë edhe ty më të qartë për të vepruar në një situatë, por edhe për të konsoliduar veten tënde.
        Shpresoj se përgjigja ime e drejtpërdrejtë të ka ndihmuar,
        Gjithë të mirat,
        Almandina

  3. Endrit says:

    Pershendetje Faleminderit per pergjigjen e shpejt dhe per ket keshill shumme domethenese per mua,
    Jam ende perseri ne kontakt dhe per momentin mendimet e mija jane keto,e kam nje shpres shumme te vogel qe gjat afersis qe jemi duke krijuar mund te kaloj me tutje por jam disi i lodhur dhe mendja me thot qe mos hup kohe me te me se eshte e kote…Nuk e di pse dhe nuk e kuptoi pse ajo me rri mua afer nuk me ka ndodhur ndonjehere kesi lloj situate,ajo e din qe une kam ndjenja per te por si ajo me qendron perseri afer,nuk e di une i qendroi asaj afer sepse kur jam me te ndjehem ndryshe eshte nje ndjesi qe ndjehem shumm mir dhe nje ndenj qe me ka munguar me vite te tera besoi 4 vite nuk kam pasur keso lloj ndenje me nje vajz qe vetem duke folur me te dhe qendruar ndjehem ndryshe,dhe per kete gje edhe kam „luftuar per te“ kohe te gjate dhe nuk ka ndodhur asgje intime,problemi eshte qe kam ende at ndjenj por jam lodhur sepse nuk po mund ta qoj ker mardhenie ne piken ku dua une,dhe kam frike qe nese vazhdoi keshtu ne ket situat me te nuk e di edhe sa do te zhgjas nuk e di a ja vlen nuk e di a do te ndodhe diqka nuk e di ne fund ndoshta do ta gjej dike tjeter dhe ne fund do humbas kohen mundin per asgje per nje kohe te gjate… gjithashtu edhe do e lendoj veten edhe me shumme,ajo vajz mua me duket qe ajo nuk ka fare interes me mua te ket diqka intime me duket keshtu me muaj te tere eshte duke zgjatur nuk e di eshte mendimi im,nuk merr ajo kurre ndonje iniciativ qe te bej diqka me mua,nuk e di a te luftoj ende per te qe ndoshta do ja arrij qellimit a po jo,nuk e di… Kam refuzuar dhe kam humbur interesin per ndonje vajz tjeter dhe sa jam ne kontakt me te nuk do mund te njoh ndonje vajz tjeter qe do kemi ndoshta interesa te njejta,keshtu mua me duket zgjidhja me e mire te largohem nga ajo,sesa mua me duket e kot te luftoj per te dhe ti jap kohe ti kushtoj kohe asaj aq shum,por eshte diqka mbrenda meje nje ndenj qe me afron tek ajo,sepse ndjehem ndryshe me te,duhet te marr nje vendim perpara se te jet vone dhe te lendoj veten time aq shumm,dhe shpresa koti sepse jam lodhur.

  4. Nomi says:

    Po sikur ajo te mos jet e virgjer a do ta pranoje se shumica e vajzave e kan friken vetem per kete arsye

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: