Pasiguria

Pasiguria

Pershendetje, gjate kohes se pandemise po edhe para saj si person luftoj me pasigurite personale. Nuk eshte qe nuk e dua veten ose nuk me pelqen jeta thjeshte ndjehem e pasigurt rreth se ardhmes te ciles nuk i dihet kurre se çfar sjell. I trembem te pa-parashikueshmes dhe ndrrimin e kam problem. A keni ndonje keshille per mua?

         

Një koment për “Pasiguria”

  1. Enkel Bulica says:

    Te falenderoj qe na ke shkruar,

    Me sa kuptoj situata e pandemise ka nxjerre ne pah edhe me shume dicka e cila te ka shqetesuar dhe me pare. Eshte krejt OK te ndodhe keshtu, ne keto rrethana kur frika/shqetesimi vjen nga e panjohura dhe nga gjerat qe nuk i kemi nen kontroll. Ne fakt pasigurite e shkaktuara nga pandemia mund te jete nje paralelizem mjaft i vlefshem kur flasim per pasigurite personale, friken nga ndryshimi dhe nga gjerat e paparashikueshme. Edhe ne nivel personal, keto pasiguri i perngjajne atyre te shkaktuara nga pandemia.

    Pra frika nga e panjohura dhe nga gjerat qe nuk jane ne kontrollin tone ne nje fare menyre na frenojne te veprojme. Na e kufizojne lirine dhe realizimin e planeve e deshirave. Nuk e di se sa e sheh kete gje tek vetja jote. Pra, te ndjesh ne nje fare menyre se eshte me mire te mos besh gjera sesa te besh gjera dhe me pas te ndihesh e zhgenjyer nga vetja dhe nga te tjeret. Mendoj se kjo ndjesi eshte ne thelb te pasigurise: frika nga deshtimi dhe dhimbja e zhvleresimit te vetes dhe arritjeve te deritanishme.

    Pse e them kete? Sepse atehere kur duam t’i kemi te gjitha gjerat e parashikuara, ne fund te fundit e duam kete sepse duam te na shkojne gjerat sipas planit te suksesshem qe kemi ne mendjen tone. Por realiteti na tregon qe edhe ne rastin me te mire, planet paraprake qe ne mund te bejme kane gjithmone brenda tyre sfida te paparashikuara, ndryshime dhe pershtatje te nevojshme, per te arritur tek rezultati i deshiruar, te cilin ndonjehere e arrijme lehte, ndonjehere mund te na duhen disa perpjekje per ta arritur apo te cilin ndonjehere mund te mos e arrijme kurre.

    E kuptoj se pergjigja ime mbetet e pergjithshme dhe nese deshiron mund te me shkruash ne vazhdim me ne detaje ne lidhje me pasigurite qe po perballon.

    Shpresoj te te jem gjendur sadopak
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: