Nukjevet
http://nukjevet.net/pytjet/paragjyikim/
Export date: Tue Apr 7 7:05:31 2020 / +0000 GMT

Paragjyikim


Pershendetje.
Jam nje vajze 23 vjece , momentalisht ne nje lidhje prej dates 11 maj 2019 e ne vazhdim me nje djale 6 muaj me te vogel se un. Gjate kohes se njohjes tone , djali kerkoi te njihte familjaret e mi, mamin dhe vllain tim , per ti vene ne dijeni qe ne jemi te lidhur me njeri tjetrin.
Pas njohjes me vllain e mamin , un largohem me pushime ne plazh dhe vjen nje dite per te fjetur te shtepia ne plazh qe un po jetoja me
Mamin dhe me motren time . Mamaja e tij nuk kishte qen dakort dhe ne momentin qe esht kthyer nga plazhi per ne tirane , kane bere debat me mamane pse kishte fjetur tek un dhe i kishte bere pershtypje pse mami im e kishte pranuar ne shpi , duke menduar se mami im ka krijuar siguri te ai se cdo gje mes nesh eshte serioze. Pas kesaj situate , mami i atij kishte marre informacione per familjen time dhe i kishin thene qe un isha nga fshati me prejardhje dhe nuk donte qe un dhe djali i asaj te jemi bashke , pse ai eshte nga tirana dhe un nga nje fshat i veriut , dhe drejtohet me fjalen fshatare kundrejt meje.
Tani kohet e fundit prinderit e tij i thone qe do ikesh ne amerike se e kane vendosur ata dhe pike. Ai me thote qe nqs i thone familjaret qe duhet te ndahet me mua , ai ska zgjidhje tjeter. Nuk di sesi ta zgjidh kete situate , shpesh here me ka rene te fiket dhe i dashuri im eshte trembur shume dhe me thote qe ka frike dhe i vjen per te qare kur me shikon , dhe nqs do ndahemi ne nje dite ka frike mos un e perjetoj keq situaten dhe me thote qe tani lidhja jone eshte kthyer ne nje frike , por i gjithe problemi eshte te familja e tij.
Si mund ta zgjidh kete problemin e familjes se tij, se po paragjykohem pa me dhene mundesine ti njoh dhe mami i tij nuk pranon te me njohe.
Nqs nuk zgjidhet nga familja kjo nuk ka zgjidhje tjeter , dhe do doja brenda mundesive se cfare mund te bej ne kete rast se jam ne nje dileme shume te madhe.
Shume faleminderit per pergjigjen.
Post date: 2019-09-09 07:16:31
Post date GMT: 2019-09-09 07:16:31

Post modified date: 2019-09-09 07:16:31
Post modified date GMT: 2019-09-09 07:16:31

Export date: Tue Apr 7 7:05:31 2020 / +0000 GMT
This page was exported from Nukjevet [ http://nukjevet.net ]
Export of Post and Page has been powered by [ Universal Post Manager ] plugin from www.ProfProjects.com