Para rreth 1 ose 2 viteve une kam konsumuar marihuane

Para rreth 1 ose 2 viteve une kam konsumuar marihuane

Pershendetje, kam nje qeshtie e cila me shqeteson dhe shpresoj qe ju te me ndihmoni sado pak. Para rreth 1 ose 2 viteve une kam konsumuar marihuane por jo rregullisht, vetem disa here me shoqeri. Keshtu kur kam konsumuar nuk ka pasur efekt asnjehere deri kur nje dite pati efekt negativ ose si e quajme ne “kam hyre keq”, ka qene nje gjendje si ankth nuk kam mund te qetsohem. Pas kesaj pak kam dashur me pushu edhe jam qetsuar pak por kur jam zgjuar per te veshur disa rroba, ato nuk kam mundur ti ndjej deri sa i kam kapur me dor dhe gjithashtu edhe aktivitetet tjera. Kjo gjendje ka kaluar pas disa ditesh. Une nuk konsumoj me asnje gje as edhe cigare dhe i shmangi te gjitha ambientet ku ka tym duhani. Por problemi qendron ketu, here pas here me ndodh qe kjo ndjenja qe nuk mundem ti ndiej gjerat me shfaqet prap, e kam vrejtur se kur kam konsumuar kafe, ose kur kam qene ne stres ose edhe kur kam ndje tymin e duhanit kjo gjendje e te pandjeshmerise me eshte shfaqur prap. Gjithashtu ndjej sikur trupi me mpihet dhe situata perreth gjerat me duken shume keq disi e pa koncentruar. Kam shume problem sepse kjo gjendje ka filluar te veshirsohet edhe me shume. Zakonisht tani me shfaqet naten, e shpesh her pas gjumit naten filloj ta ndjej qe nuk i ndjej batanijet dhe pastaj mundohem te tentoj te pi uje dhe kur e shoh qe prap ka ardhur ndjenja qe nuk i ndjej kapjen e shishes me uje, nuk e ndjej a e kam shishen tek buzet apo jo, dhe me e renda kur nuk e ndjej gjuhen dhe problemi me i madh kur friksohem qe buka ose uji munden te me mbesin ne fyt shkaku qe nuk i ndjej si po i pertypi 🙁 keto vazhdojne eventualisht 2 ose 3 dite. Kam vrejtur qe kur kam perdor telefonin pak me eshte hekur kjo ndjenje ose kur kam bisedu me dikend ne tel ose kam shiku filma pozitiv. Kam provuar ta gjej zgjdhjen duke shkuar tek mjeku familjar, njera doktoresh nuk me ka marr parasysh dhe me tha vetem merre nje tablet per gjum te mire. I perdora ato por as ato nuk mkan fut ne gjum fare skan pas efekt. Pastaj kam shku tek nje doktor tjeter dhe ai me tha se duhet tek nerurologu te shkoj. Ne qytetin tim ku jam une nuk ka neurolog ne spitalin publik ndaj nuk kam mund te shkoj. Por kam kontaktuar me nje neurolog ne facebook dhe ai me tha qe mundet te jet epilepsi ose ndonje crregullim i ankthit. Pas kesaj kam kerkuar ne internet per te dy rastet dhe te dyjat perputhen me siptomat e mija por per EEG nuk kam ane financiare per ta bere por jam duke u munduar qe ti mbledhi te hollat per ta bere, por deri atehere kam frik se ndodh prap kjo ndjenj dhe nuk do ia dal 🙁 vlen ta permend qe me se shumti mbeshtetem tek praktikimi i namazit ku aty me ka ndihmuar heren e fundit shume per ta tejkalu kete gjendje qe isha :(. Kerkoj hallall nese ju kam shqetesuar shume por nuk jam duke u ndjer mire fare. Shpresoj te me ndihmoni! Ju falemnderit!

         

NjĂ« koment pĂ«r “Para rreth 1 ose 2 viteve une kam konsumuar marihuane”

  1. Tinkerbell says:

    Nuk kam njohuri nga cilli qytet je mirepo ne Prishtine ne Neurologji ne klinike e kane EEG mirepo per shkak edhe gjendjes momentale po besoj qe eshte shume veshtir te behet perndryshe mu me duket qe me shume e ki baze nervore po besoj qe nese del me ec gjej diqka qe te pelqen humbe kohen ne diqka me ndryshe dhe te mos mendosh ne te kaluaren perndryshe te pergezoj qe ke arrit te pastrohesh nga vetite tua te keqija , ke nje karakter shume te fort te pergezoj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: