Orientimi Seksual

Orientimi Seksual

Se pari ne kete leter po shkruaj rreth personalitetit, karakterit tim. Te gjithë njerzit qe më njohin mua, më njohin si një djalosh i mirë, bujar, nje djal qe nuk mundohem ti ul posht njerzit, nje djal qe mundohem te ju ndihmoj njerzeve, nje djal qe nuk i ngacmoj njerzit me fjal te keqija, nje djal qe jap komplimente te mira ne vend te komplimenteve te keqija nje djal inteligjent. Jam nje djal ndoshta edhe “naiv” mendoj qe te gjith njerzit jan si un kjo gje per mua mendoj qe eshte nje pik e dobet sepse mendimi dhe perceptimi im per te tjert ndoshta eshte i gabuar sepse me kalimin e viteve e kam kuptuar qe shum shum pak njerzi jan keshtu si un. Në krijimin e personalitetit tim mendoj qe ka ndikuar pikë se pari familja ime, nje familje e edukuar nje familje bujare, gjithashtu mendoj qe ne krijimin e personaliteti tim kan ndikuar shum edhe “filmat vizatimor” nuk e di perse por shum here ne jete veten e mendoj me nje personalitet sikur te filmit vizatimor “Naruto” nje djal qe mendoj pozitiv me enderra te medha nje djal qe nuk heq dorë nga realizimi i enderrave te veta pak a shum me nje personalitet sikur te filmit vizatimor “Naruto”. Shumë njerz qe me njohin me mir, gjithmonë me kan marru si shembull per te mir si nje djal te urt te edukuar nje djal me sjellje te mira, nje djal qe nuk kam menduar vetem per veten, qe nuk e kam ngacmuar me fjal askend ndonjehere. Mirpo gjith ky personaliteti “patëkeq” i imi nganjehere ka ndikuar per te keq per veten time shum here kam rene pre e “bullizmit” me keto sjellje, jam nje djal qe kam shum njerz qe me dojn por gjithashtu kam edhe shum njerz qe me urrejn pa ju bere asgje. Ndoshta shkruajta pak si shum por u mundova qe me te gjitha keto fjal qe i shkruajta ndoshta do te me ndimojn me shumë në zbulimin e te vertetes.

Tani po flas me shum rreth ndjenjave te mija, siq e kam cekur edhe lart rreth personalitetit tim, nuk i kam menduar njerzit gjithmone vetem nga ana “seksuale” nganjehere nuk i mendoj as shoqet qe i kam vetem nga ana seksuale e lere me djemt. Kur isha ne klasen e parë u dashurova shum ne nje vajz e doja shum kjo dashuri zgjati deri ne klasen e 6-t. Gjitashtu ne klasen e 5-t duke lozur me shoket e mahalles e vrejta nje ndjenje qe nuk e dija se as qfar ishte, ishte nje ndjenje qe me hyri ne zemer nuk e di as si ta pershkruaj sikur dashuri por ne ate kohe nuk e di se qfar ishte ajo ndjenj, ndoshta ne krijimin e kesaj ndjenje ka ndikuar personaliteti i mir i ati djalit sjelljet e tij te mira sikur te mijat, ai sillej shum mir me mua, u bem shum shok te mirë, ndoshta edhe nuk isha mesuar te shihja nje shok qe sillej aq mir me mua, sepse un kam qen si pre e “buzllimit” disa here, nejse ajo ndjenje zgjati per gati nje vitë mund te them, dhe me kalimin e kohes u shua. Kur dola ne klasen e 6-t u dashurova prap ne nje vajz, ne vajzen e klases time, e doja aq shum saqe lendohesha shum kur dikush fliste me te behesha shum xheloz, ne klasen e 8-t verejeta se edhe ajo me dashuron mua disi, e vrejta nga sjelljet e saja ndaj meje, u gezova shum ndoshta ishin vitet me te lumtura te jetes time, mirpo ku e perfundova klasen e 9-t u ndava nga ajo, mirpo akoma e kam ne zemren time sme largohet akoma. Gjithashtu ajo “ndjenja” qe jam duke e permendur nuk ka ndodhur asnjehere gjat kohes 3vjeqare sa isha i dashuruar ne ate “vajzen”. Shum quditem me veten time sepse ajo “ndjenje” madje nuk me ndodhi as me “shokun e jetes” nga klasa e 6-t e deri ne klasen e 11t kam pasur nje shok shum te mire, mund te them shokun e jetes ku tregonim qdo gje njeri-tjetrit por asnjehere sme ka ndodhur ajo “ndjenja” e lere me ndonje gje seksuale me shokun, gjitashtu vlen ta ceki se ajo “ndjenja” ndaj djemeve nuk me ndodhi më nga klasa e 4-t deri ne klasen e 11-t. Mirpo ne klasen e 11-t perseri takova nje shok i gjajshem sikur “shoku qe e permenda ne klasen e 4-t” edhe ai sillej shum mir me mua dhe papritmas e verejtja qe ajo ndjenja me vite qe nuk e kisha, ishte perseritur prap, prap nje djal me hyri ne zemren time, mirpo asnjehere keto “ndjenja” nuk kan qene ndjenja seksuale vetem me dukej se me hynte ne zemren time nga sjelljet e tyre te mira ndaj meje, kjo ndjenje zgjati rreth 6muaj ndersa sod skam asnje ndjenje per “keta dy djemte” kur keto ndjenja largohen nga zemra ime, me skam asnje ndjenje per “ata” ata prap sillen mir me mua por skam asnje ndjenje per “ata”. Sot jam ne klasen e 12-t dhe qe nga klasa e 11-t me ka ndodhur qe keto ndjenja te me perseriten edhe 2 here me dy djem qe edhe keta jan sjellur shum mir me mua. Nganjehere mendoj qe “djemet” me hyne ne zemren time nga sjelljet e mira te tyre ndaj meje, nga sinqeriteti i tyre. Gjat kohes sa i kam keto ndjenja lendohem shum nga ata “djemete” nuk e di perse. Por vlen ta ceki prap se keto “ndjenjat” qe jam duke i permendur asnjehere nuk jan ndjenja seksuale, un asnjehere nuk e imagjinoj ndonje gje seksuale me ata djemet qe i kam keto ndjenja. Keto ndjenja jan duke me ndodhur prap edhe sod, tani jan duke me ndodhur me nje koleg timin, edhe ai eshte nje djal shum i mir shum i sjellshem, keto ditet e fundit e kam verejtur qe edhe ai me ka hyr ne zemer por e di qe keto ndjenja do te largohen brenda nje kohe te shkurter sikur me te gjith djemet e tjer qe me ka ndodhur, dmth keto ndjenja largohen shum shpejt, keta persona qe hyn ne zemren time nga sjelljet e tyre te mira ndaj meje largohen shpejt, gjithashtu edhe jeta ime, puna ime me imponon te njoftohem me njerze te rinj mirpo e kam verejtur se njerzit qe sillen mir keq me mua nuk me ndodh te krijohet kjo “ndjenje”. Po e tregoj nje rast qe me ndodhi hiq me larg se dje, per ate shokun qe quhet “Albion” un e njohe ate qe nje 1vit por tek keto ditet e fundit me eshte krijuar kjo ndjenje, keto ditet e fundit jam duke qendruar me shum me te dhe jemi bere shum miq te mir e kalojm shum mir. Dje ishte shum koha e nxehet dhe ai ishte djersitur dhe e nderroji maicen e tij perpara meje un e pash trupin e tij dhe kur e pash gjoksin e tij met te vertet u irritova shum, e kam verejtur edhe vet qe nuk kam terheqje seksuale per meshkujt por vetem me duket se kam rene disi sikur ne dashuri me ta por ndonje gje seksuale asnjehere.Mirepo thell ne zemer e ndjej qe edhe njerzit tjer kan keto ndjenja ndaj te tjereve nuk e di perse po vetem mendoj keshtu, ndoshta edhe jam gabim nuk e di.

Te kaloj pak te intimiteti im, un skam pasur asnjehere mardhenie seksuale me ndonje vajz, as puthje ose ledhatime. Mirpo kam terheqje seksuale ndaj femrave kete e kam mesuar ne jeten time, thelle ne zemren time e ndjej qe nuk jam homoseksual,kur shikoj pornografi me pelqen trupi i meshkujeve gjoksi supet dhe kam qef qe un kur te beje mardhenie seksuale me ndonje femer te kem trupin e “atij” nuk e di pse me ndodh kjo gje. Unë eksitohem shum kur shikoj pornografi normale femer me mashkull, kam provuar te shikoj pornografi me gay sme kan pelqyer fare, nje dit duke shikuar pornografi normale papritmas me doli nje video e pornografis me gay , i gjith ai eksitimi im nga shikimi i “pornografis normale” mu largua kur e shikova ate video “pornografike me gay”. Kur isha 12 vjeqar sikur te gjithë femijet qe jan kurioz rreth organeve gjenitale te tyre, mblidheshim te gjithe djemet e mahalles dhe masturbonim secili per vete, kur i shikojsha peniset e tyre u irritojsha aq shum saqe me vinte te vjelle. Unë nuk kam terheqje seksuale per djemet, vetem se me pelqen trupi i meshkujeve, nje trup muskuloz, ndersa penisi ose diqka e meshkujeve sme pelqen fare me vjen shum irritim. Un e di qe nje njeri “homoseksual apo gay” lind nuk behet un e di qe nuk kam lindur homoseksual as gay, por vetem dua te ja vertetoj vetes time permes nje psikologu, sahere qe un jam shum i motivuar per sukses kur me bien ndermend keto gjera i gjith ai motivimi im per sukses me humb, nganjehere bie edhe ne depresion nga kjo gje. Gjitashtu mua asnjehere sme ka ndodhur te me ngritet penisi kur kam shikuar ndonje shok mirepo per femra me ka ndodhur shum her kur e verej kete send me ben te ndjehem shum mir.Kur shoket me tregonin se qfar kan bere me femrat e tyre u eksitojsha aq shum saqe doja qe edhe un shum shum ta provoja. Mirpo nganjehere i them vetes se mos gjith kjo gje me ka ndodhur nga shikimi i pornografis, masturbimit qe te me pelqej trupi i nje mashkulli muskuloz, mua me pelqen trupi i nje mashkulli muskuloz qe edhe un ta kem sikur te tijin jo te beje ndonje gje me ate mashkullin. Nje dit nga kureshtja shikova foto te meshkujeve te zhveshur te gjith ata djem ishin muskuloz e pash qe mu ngrit penisi dhe me te vertet u ndjeva shum keq rash ne depresion. Por un kur i shikova ata djemet i mendoja si do te kishin bere seks ata me nje vajz jo un me ta! nuk e di se qfar do te thote kjo gje mirpo veten e shoh shum ndryshe prej te tjereve nuk e di pse, gjithashtu un jam nje njeri kompleks nganjehere me behen gjerat fiksim, i them vetes mos ndoshta ky fiksimi im kompleksiteti im ka ndikuar ndonje gje.Un gjithmonë edhe sod e ksaj here sa here qe masturboj e imagjinoj “femren qe desha shum” nganjehere edhe shoqet e mija qe jan te bukura por sme ka ndodhur qe te mendoj per ndonje mashkull gjat masturbimit, veqse nganjehere me ndodh qe te masturboj dhe ti mendoj se si do te kishin bere seks “nje femer dhe nje mashkull muskuloz” ktu e verej qe me eshte bere si fiksim kjo gje. Mendoj qe e gjith kjo me eshte bere nga shikimi i pornografis dhe masturbimi, kur masturbohem e verej qe me ulet deshira seksuale per femrat, me ulet niveli i testosteronit ndersa kur nuk masturboj per me shum se nje jav me ngritet shum niveli i deshires seksuale me ndonje femer dhe keshtu kam vendosur qe mos te shikoj pornografi dhe as te masturboj, edhe pse shum veshtir ta le qe mos te masturboj më, me eshte bere si “nikotinë”.Unë të gjith kete leter e shkruajta qe ju te me tregoni se a jan keto ndjenjat e miaja per djemet normale apo jan ndonje gje tjeter.Un jam nje njeri qe i dua femijet shum, nganjeher kur shikoj ne “youtube” familje te ndryshme i them vetes se a mundem qe edhe un te behem sikur ata nje baba i mir dhe nje burr i shkelqyer qe ta gezoj familjen time, nenen time, babain tim ta beje nenen time nje gjyshe babain tim nje gjysh dhe mbi te gjitha veten time si nje baba shembullor.Por siq e kam cekur edhe me lart keto “ndjenjat” gjith motivimin tim po ma humbin kur me bien ndermend. Ndoshta e kam zgjatur si shum por u mundova qe ne detaje te me hollsishme ta tregoja historin time.

Ju Faleminderit shumë!

         

4 komente për “Orientimi Seksual”

  1. Art says:

    Pershendejte shok,
    Uroj qe te jesh mire ,jam 21 vjeq dhe e lexova kete shkrim qe ju e keni shkruar,mjafton qe ti sot je shprehur dhe ke treguar diqka nga vetja jote ,shpresoj qe ajo breng apo veshtirsi pakse te eshte larguar,une po te keshilloj qe ta vazhdosh jeten tene ashtu siq ti nihesh permbrenda ajo qe ty te bene me te fuqishem dhe te bene te nihesh krenar per veten ,qdo gje eshte kalimtare perkujdesu qe truri yt te mendoj me te miren e mundeshme dhe ti ike larg negativitetit sidomos larg njerzve qe perdorin fjalor per te nenvlersuar .
    Nuk te njohe por po te vlersoj ,mendoj qe do ja arrish qe e ardhmja te pret siq ti deshiron ,por mos ngurro nese don mund ta vizitosh nje psikolog do te ndimoj dhe do te jep motiv per te vazhduar..

  2. itsokaytobegay says:

    Asgje nuk eshte gabim tek ti. Cdo gje eshte mese normale. Qetesohu, mundohu te mesosh me shum online mbi kete pjese tenden, dhe cdo gje do behet me mire. Te mos jesh straight nuk esht jo-normale, eshte thjesht e perhapur. Homoseksualiteti ka ekzistuar me kohe, tek njerezit si dhe ne specie te tjera. Ki besim tek vetja dhe do ia dalesh. Mos ler askend tete thoje gje tjeter.

  3. Tinkerbell says:

    I dashur
    Te pergezoj per kete shkrim aq te detajuar e aq bukur te shkruar , un nuk jam psikologe mirepo ne moshen tende ndjenja te tilla kane shume persona gje qe do ti kesh edhe gjate viteve ne vazhdim edhe eshte shume normale . Nuk te ben homoseksual as biseksual ndjenjat e tilla besoj qe gjate ketyre viteve do te kesh pervoja edhe ne anen seksuale dhe intime me femra dhe do ta kuptosh qe femra si krijes te jep shum knaqsi ne te gjitha aspektet. Te jesh i bute dhe i sjellshem dhe te duash njerz pa dallim gjinije eshte arritje . Me kohen do e kuptosh qe eshte normale te duash shok qe sjelljen mir me ty . Sa me shume te eksplorosh pjesen intime me femra do e kuptosh qe dashuria seksuale ndaj tyre ka qene gjithmon brenda teje dhe do te jete . Deshira per te pasur nje trup te bukur e kemi gjithsecili pasi qe sjemi perfekt gjithmon do ta kesh kete ndjenj gjithmon te duket trupi i dikujt me i bukur edhe do kesh lakmi ta kesh ate trup . Njejt sikur ne fm qe gjithmon deshirojm nje trup te dikujt tjeter sado qe jemi te mire ne menyren tone njejt eshte edhe tek ju . Mirepo te jesh person i mir ka me se shumti vlera se cfardo trupi qe ti mendon qe eshte perfekt . peace and love to u

  4. Anonim says:

    Pershendetje,
    Jam prap ai “Anonimi” shpresoj se pari qe te gjithe jeni mir me shendet, ju faleminderit shum shum per pergjigjjet tuaj me keni emocionuar shum, me keni motivuar shum ju faleminderit prap nga zemra. Keto ndjenjat qe jam duke i permendur i kam kultuar qe jan “ndjenja te pasterta” ose ndjenja njerzore per te gjith njerzit, keto ndjenja mi ka treguar nje psikologe dhe jam shum i lumtur. Ndersa sa i perket lidhjes me femra e di qe kam krijuar nje perceptim ndoshta te gabuar per femrat dhe mendoj qe kur do te kryej ndonje mardheni me femra do te me ndihmoj me shum rreth seksualitetit tim. Une e di dhe jam shum i sigurt se me asnje djal qe njoh nuk do te kisha kryer mardhenie seksuale ose romantike diqka sepse nuk me pelqejn, ndersa per vajza di te kisha bere me shum prej tyre qoft romanc apo mardhenie intime.Prap keto pergjigjjet tuaja me kan motivuar shum dhe me kan treguar shum se keto ndjenja jan normale gje qe me ka ndihmuar shum, e vlersoj shum pergjigjjet tuaja dhe kur mendoj me bene te ndihem shum mirë. Respekt per Krejt ❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: