nuk qaje dot

nuk qaje dot

pershendetje
jam nje vajze 17 vjecare dhe kur kam qene e vogel e kam pasur problem ndjeshmerine dhe e kam quajtur ves nga ana ime pasi ne cdo situate nga cdo emocion me shoqerohej me qarje dhe e kisha sh bezdi e quaja dhe e quaj ves ,pasi kjo me ndodhte edhe ne publik dhe nuk me pelqente problemi qendron se un nisa ta frenoje kete ndjeshmeri dhe tani zor se te nxjerr nje lot te plote . nese dua te qaj per dicka hap nje video sh dhimbese dhe aty gjej rastin ta pershtas me gjendjen time dhe te qaj por duke u sforcuar . ndonjehere me duket vetja e pashpirte. e gjithe kjo ndjeshmeri nuk u zhduk por nuk u shfaq cdo gje qe mund te me bente per te qare tani me ben te ndryshoj zerin te me djegi barku te me shtrengoje kraharori te mbys te qaren dmth …nese vendos ta nxjerre kete te qare nuk me rezulton ndihem bosh dhe nuk me duket as e qare …kerkoj qe te me trregoni nje menyre qe te mos e kem te eliminuar qarjen . dua qe nje lot i plote te me rrjedh edhe pa ndonje arsye vetem jo me sforcim por te dali lehte dhe natyreshe
ju faleminderit

Një koment për “nuk qaje dot”

  1. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Era,

    Ju faliminderit per gatitshmerine per keshillim.
    Njeriu eshte qenje komplekse dhe cdo situate dhe reagim shkakton nje ndjenje apo nje emocion. Te qajturit eshte nje veprim qe shpesh here e percjell nje ndjenje te caktuar si ne situate te emocioneve positive po ashtu edhe ne situate kur perjetojme emocione te forta negative, p.sh ne qajme kur diplomojme por qajme edhe kur pershendetem me dike qe nuk do ta takojme nje kohe te gjate.
    Te qenurit me I ndjeshem nuk ben persona me te dobet por shpeshhere ne shoqeri njerzit ndiejn presion dhe nga frika se po perceptohen te dobet I shtypin emocionet ose reagimet emocionale si ne rastin e juaj.

    Nese per nje kohe te gjate I kemi shtypur keto emocione ne kemi mesuar mos ti shfaqim ndjenjat e verteta por shpeshere edhe pse kjo menyre na ndihmon per nje kohe te shkurt ne aspektin afatgjte nuk eshte ndihmuese dhe paraqet veshtiresi.

    Ne menyre qe te krijoni kontakt me ndjenjat e juaja ju lutem ne situate kur ndiheni te shqetsuar, merzitur ose ndjeni nevojen per te qare perpiquni me identifiku ne trup ndjenjen dhe ku po e ndjeni ne trup kete ndjenje, permes trupit ne arrjm te krijojme kontakt me ndjenjat.

    Eshte shum e rendesishme qe mos ti beni vehtes presion se pse po qani ose nuk po qani, eshte shume rendesishme te kuptoni ndjenjat dhe ti emnoni ndjenjat e juaja si dhe te kuptoni edhe cfar provokon ndjenjen e caktuar!

    Deri ne letren tjeter mirembeteshi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: