Nuk kam fat ne dashuri

Nuk kam fat ne dashuri

Jom nje person i pasur jetoj ne shtetet e bashkuara te amerikes por nuk kam fat ne dashuri sa her qe jam kthy ne vendin e lindjes ne KS kam qen duke u bo kuror shum her me personin e zemres por nuk na shkoi aq mir nuk di perse familja e saj nuk me donte mua nuk kisha asgje tkeqe po nuk osht veq ajo familja ka edhe shum te tjera qi ka ardh puna teri te martesa edhe nuk u bo nuk kom fat ne dashuri as vet nuk e di pse kujt si kum bo keq nket jet qfar mendimi keni ju per këtë😞

3 komente për “Nuk kam fat ne dashuri”

  1. Anonimous says:

    Shoku kurre mos u deshpero
    Nuk dihet ndoshta vajza qe ke menduar se ka qen cajza e duhur per ty. Ska qen ajo qe eshte e duhura ne realitet . Besoj qe te gjithe dime raste kur shume te rinje jane martuar me ndonje e qe kan menduar se ajo eshte vajze a e duhur pastaj kane lindur me qindra ptobleme e ndoshta ka ardhur deri tek ndajra
    Edhe nese cifit kanr pasur femije.
    Keshtu qe asnjeher mos u brengos per kete.
    Kerko fatin tend se padyshim do gjesh ndonje vajze te duhur.

  2. Another unlucky girl says:

    Vazhdo ta kerkosh sepse edhe mua me ka ndodh rasti i njejt me nje djal te Italis, sepse un jetoj ne ks.
    Nganjehere nuk te dalin si i mendon, jo nga fiziku, por personaliteti.

  3. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te falemidnerit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    Me vjen mire qe te gjitha aspektet tjera qendrojne mire ne jeten tende dhe qe je e i vetedijshem per kete, dhe per periudha te caktuara per shume njerez mjaftojne keto gjera per te qene i/e lumtur.
    Por, sic ke thene per ty per momentin eshte i rendesishem edhe aspekti romantic dhe duket qe nuk ke pasur nje pervoje te mire deri tani.
    Une nga teksti po e verej qe ke nje fokus ne te kurorezuarit e lidhjes me martese dhe sic ke thene shpeshe ka ardhe ceshtja deri aty por nuk keni arritur deri ne fund.
    Me beri pershtypje qe ke thene ‘jo vetem kjo por ka edhe shume te tjera’, duke iu referuar shume mundesive dhe planeve per martese qe ke pasur, port e cilat nuk jane relaizuar ne fund.
    Nje gje primare te rekomandoj qe te perpiqesh te mos e lejosh te te ndikoje kjo gje negativisht, duke te ndikuar ne vetevleresim dhe ulje te pritshmerive.
    Ne anen tjeter, kur ceshtja eshte te lidhjet romantike, gjerat qe i ke permenduar jane te rendesishme mirepo per te qene nje lidhje funksionale, pala tjeter ka nevoje per vemendje, vleresim, respekt ndaj personalitetit dhe karakterit qe kane, trajtim te denje dhe te barabarte, si dhe komunikim te mirefillte per te funskionuar gjerat mes jush. Dhe sigurisht e njejta pritshmeri karshi teje.
    Gjithsesi, per tu kurorezuar nje lidhje kerkohet kohe dhe njohje e mirefillte e njeri-tjetrit, sepse dihet qe ky eshte nja hap shume i madhe dhe nganjehere insistimi yt per ta marre kete hap shpejte mund ta frikesoje palen tjeter.
    Ky eshte nje veshtrim i pergjithshem mbi kete ceshtje, me specifikisht mund te flasim kur kemi te bjeme me nje person konkret dhe mbi situaten konrete.
    Me shpresen qe je dnjere i kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap.

    Sinqerisht,

    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: