NUK JETOJ DOT

NUK JETOJ DOT

Pershendetje! Une jam nje vajze 17 vjecare,jam ne vitin e dyte gjimnaze. Qe ne moshen 10 vjecare fillova te dal ne perfundime te jetes,te mendoja me ekstremen per jeten time,kjo sepse…Familja ime perbehet nga 5 persona perfshire edhe mua,dy prinderit ,motra dhe vellai,te cilet jane me te medhenje se une. Ne familjen time kam nje marredhenie te shkelqyer vetem me babain tim,pasi me nenen ndodh qe edhe te kem debate ndonjehere. Historia ime nis keshtu…..
Kur kam qene rreth moshes 10 vjecare,kur vellai im(9 vite me i madh se une)filloi te ushtonte dhune ndaj meje,me grushta me shuplake,ne kurriz,duar,kembe edhe kudo tjeter.Nuk kishte arsye,nodhte qe te inatosej me dike edhe vinte ne shpi,fliste me ze te ulet duke kerkuar dicka,edhe une qe nuk e degjoja dot i kthehesha:Cfare the se nuk degjova?!..dhe ai fillonte te godiste,shante,fyente.Prinderit gjate kesaj kohe kane qene ne pune dhe kur vinin une nuk iu tregoja gje. Edhe sot e kesaj dite ata nuk e dine qe ai me godet akoma,nuk e dine qe shume te nxira nga krahet edhe kembet i kam nga grushtat e tij,mami edhe e di por thote qe ai eshte me i madh edhe te godet….por une i kthehem duke i thene jo pa arsye. Une per shkak te mesimeve me duhej te vendosja syze,dhe para se ti vija kisha frike mos me paragjykonin shoket,por jo ndodhi e kunderta sa i vendosa diten e pare i ashtuquajturi”vellai im” filloi te me therriste qorre,debile,lop e nga ofendimet me te ndryshme.Ndihesha shume shume keq,e vuaja perbrenda,kam dashur me qindra e mijera here ti jap fund jetes. Une ligjerisht e kam”vella” kete njeri,por shpirterisht dhe fizikisht kurre nuk e kam patur. Me kete diferencim jam rritur edhe nga nena e babit dhe halla. Si femije qe isha kurre nuk e kam ndjere ngrohtesine e gjyshes. Ajo gjithmone me diferencon nga vajza e xhaxhait tim (16 vjece). Gjithmone mbron ate edhe pse ajo ne shumicen e rasteve ka faj. Sa here qe ndodh debate midis meje dhe asaj,gjyshja ate mbron dhe mua me godet. Rasti i fundit ka qene para 3 ditesh kur ajo me goditi ne fund-shpine dhe ne koke,madje edhe ne krahe (qe me ka ngelur edhe shenje). Halla kurre nuk na ka trajtuar asnjehere njesoj si mua dhe kusheriren time,asaj gjithmone i sjell gjera(veshje,ushqime,apo cdo lloj gjeje)kusrse mu jo,jo se me mungonje,jo se kam nevoje per ndihme,por thjesht gjesti qe ajo ben. Kam menduar shpesh here:”Mos ndoshta une jam e biresuar ne kete familje?”….Kam kerkuar edhe per dokumenta,mos gjeja ndonje shenje apo ku ta dij une,por nuk kam gjetur.
Para 9 muajsh jam njohur me nje djale qe eshte 3 vite me i madh se une.Qe ne diten qe kam njohur ate e deri tani jeta ime ka ndryshuar per mire. Jam me e qete,marr shume keshilla prej tij,i kam treguar pothuajse gjithe historine time,dhe pavaresisht ketyre ai perseri me qendron prane,dhe keshillat e tij here pas here me qetesojne,pooor jo gjithmone! Edhe pse jam me te sot,nuk mund ti tregoj qe une vazhdoj edhe dhunohem nga vellai,gjyshja apo edhe te tjere. Dhe ndodh qe here pas here te mendoj te vras veten,por nuk mundem sa here qe mendoj te dashurinn. Mendoj ti lej nje leter edhe pastaj te vritem,ia kam nisur disa here ,por nuk ka mundur! NUK DI CFARE TE BEJ. Nuk di si te sillem dhe nuk di se ku do perfundoje.Ju lutem me ndihmoni!! Kam shume nevoje per ndihme.

         

Një koment për “NUK JETOJ DOT”

  1. Enkel Bulica says:

    Te pershendes dhe te pergezoj per kurajen per te shkruar dhe per te kerkuar ndihme. Kerkimi i ndihmes eshte hapi i pare i zgjidhjes.

    Mundem vetem ta imagjinoj se si mund te ndihesh te jetosh nen kercenimin e dhunes brenda kater mureve te shtepise. Madje te ndihesh e huaj dhe te besosh se mos ndoshta ti je femije i biresuar familjen tende. Madje te ben te ndihesh e pavlere dhe se jeta jote duhet te perfundoje.

    Ne fakt ajo qe duhet te perfundoje eshte DHUNA qe ushtrohet ndaj teje. Dhe dhuna mund te perfundoje kur flitet, kur raportohet kur ekspozohet. Ti thua se mamaja jote ne nje fare menyre eshte ne dijeni dhe se mund ta konsideroje si dicka ‘qe ndodh’, megjithate kam pershtypjen se ka ardhur koha te flasesh qarte jo vetem me mamane tende por dhe me babin, me te cilin ti ke nje marredhenie te shkelqyer.

    E kuptoj se mund te imagjinosh se ata nuk do te reagojne ashtu sic e deshiron ti. Mbase mund te mendosh se ne nje fare menyre mund te ta vene fajin ty, por kete gje mund ta vertetosh vetem pasi te arrish te flasesh me ta. E di qe mund te jete e veshtire ta imagjinosh se mund ta besh kete gje, por duhet t’ua besh te qarte ate qe po peson ti vazhdimisht. Vetem atehere ata do te jene ne gjendje te te mbrojne nga kjo dhune. Nese dhe ata nuk arrijne te te mbrojne, mund te drejtohesh per ta denoncuar dhunen ne polici.

    Ajo qe dua te te theksoj eshte se askush nuk ka te drejte te te dhunoje dhe se dhuna qe ke pesuar dhe vazhdon te pesosh nuk vjen per fajin tend. Po ashtu, dhuna nuk eshte dicka e pafund, prandaj duhen marre masa qe t’i japesh fund dhunes qe te ushtrohet, te mbrosh veten dhe jeten tende.

    Besoj se ke nevoje per mbeshtetje emocionale dhe per kete arsye te ftoj te na shkruash drejtperdrejt nepermjet chat-it, ku do te kesh mundesine te bisedosh me psikologe. Sipas deshires tende, na njofto paraprakisht per nje orar ne te cilin deshiron te bisedosh, ose te hysh ne chat ne oraret e publikuara ne rrjetet tona sociale (nukjevet dhe nukjevetem.al ne IG/Fb)

    Gjithashtu, po te nis nje lidhje per udhezime se cfare mund te besh per te denoncuar dhunen nese familja nuk eshte ne gjendje te te mbroje: https://www.mb.gov.al/dhuna-ne-familje/

    Te uroj kuraje dhe shprese
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: