ngjyra e spermes

ngjyra e spermes

Prshd kam një shqetësim pasi ngjyra e spermes nuk është plotësisht e bardh por si e tejdukshëm kam mbi tre muaj që kryejmë marrëdhënie rregullisht dhe dëshiroj të kem një fëmi mund të më ndihmoni ju lutem

         

Një koment për “ngjyra e spermes”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Sa i perket ngjyres dhe konzistences se spermes po ju informoj se ngjyra dhe konzistenca (dendesia) e spermes varet nga shume faktore si p.sh. kualiteti i spermes (mosprezenca e spermatozoideve), lloji i ushqimit, aktivitetet fizike, shpejtesia e ejakulimeve (derdhjeve), prania e infeksioneve ne sperme, niveli i testosteronit, dehidrimi etj. Zakonisht sperma e tejdukshme eshte si pasoje e ejakulimit te rralle ose mungesa e spermatozoideve. Qe sa kohe ju eshte paraqitur kjo dukuri. Nese kjo dukuri ju eshte paraqitur koheve te fundit duhet ti kryeni analizat e spermes (fares) : spermiogramin, Spermokulturen me antibiogram, HFS, HL, Testosteronin, urinen dhe ultrazerin e traktit urinare dhe testiseve per te pare a mos keni infeksion te spermes apo ndonje patologji tjeter dhe me rezultate duhet te lajmeroheni per vizite te urologu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: