Nervoza

Nervoza

pershendetje….. unee bonaa shumm nervoz per qdoo senn sidomos kur rrok me te shpijes bona nervoz shuumm tanii um dhemm kryt shum,.. edhe e kam 1 vlla te madh edhe aii um thett kur ta krysh msiminn drejt shpii e aii vett del e per qitt sen bon ma shum nervoz ka nje her po munona me ja boo rrafsh mmos mi nguu per mos mu bo nervoz po apettt bonaa,,,,psee juu lutemmm ndimonum me respektt aarttaa

3 komente për “Nervoza”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje ArtaJu tregoni arsyen e cila ju bënë të mos ndiheni mirë dhe ju bënë të nervozoheni, mosha juaj të cilen keni dhe specifikat e saja ju bënë ju që qëndrimet tuaja të mos jenë të njëjta me personat më të rritur që përbejnë familjen tënde. Dhe ndryshimet e adoleshencës janë të shpejta dhe të shpeshta sa që mundë të mos jenë të qëndrueshme qëndrimet ,ndjenjat tuaja. Duke kuptuar adoleshencën si një moshë të tillë familjarët dëshirojnë që të jenë afër jush dhe të përkrahin e të lehtësojn kalimin nga adoleshenca në rini ku pastaj vendimet dhe sjelljet tuaja do jenë të qëndrueshme dhe stabile. Dëshira për të qenë sa më e lirë dhe kufijtë e vendosur nga të tjeët jo lehtë pranohen, akceptohen nga ju por do ishte mirë që jut ë gjeni një kohë të përshtatshme për të dalë të merreni vesh me familjarët, të diskutoni me ta hapur për qështjet tuaja dhe të tëra këto do ju ndihmojnë në kalimin nga adoleshenca në rini duke kuptuar më lehtë të tjarët dhe duke kuptuar dallimet në mes të gjeneratave. E tëra kjo do ju bëjë që të shmangeni nervozën dhe ndjenjat tjera jot ë mira që do mundë ti keni.

  2. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje Në përgjigjen e mësipërme u munuam të tregojmë se sa e rëndësishme është komunikimi i hapur dhe i duhur më prindërit dhe familjaret, përmes komunikimit do krijoni besim tek familjarët dhe familjarët do krijojnë besim tek ju. Është e vshtirë për ju që të ndiheni se gjithmonë po kontrolloheni nga të tjerët, dhe duhet të shpjegoni se ku keni qenë, por është dhe nevoj e tyre të dinë për ju. Sistemi familarë është i përbërë prej të gjithë atyre që janë pjesë e familjes dhe ai system mundë të funksonojë vetëm kur hallkat që e përbëjnë atë sistem janë të lidhura me njëra tjetren. E tëra që i brengosë dhe është dëshirë e familjes është që ju të jeni e mbrojtur dhe e sigurtë, dhe do ishte mirë që ju të tregoni stabilitetin tuaj para tyre që të kuptojnë që ju jeni e pjekur sa të jeni e gatshme për tu përballur me sfidat që keni. Nuk është e arsyeshme që ju të thuani “më është merzit jeta” për një brengë që juve ju mundon jeta sjell kënaqësi dhe mundësi të mëdha, kshtu që e tëra është që ju të përshtateni dhe të menagjoni me të për tu knaqur me të.

  3. arta says:

    edhe vllavii nuk um le me dal me shoqniii edhe me qittt sennn bonaa nervozz ma shummmm e vetmja unee qee nda prej shoqniss nuk po muj me nejjj veq shpiii,,,, shpi shkolll shpiii qikjooo oshtt jetta jemmm nuk po dii qka me booo edhe mu ka merzitt jettta nuk po dii qka me booo juu lutemmm me ndimonumm mee respektt artaa :'(:'(:'(

Leave a Reply to Florim Gallopeni - Psikolog Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: