Negativitet,palumturi ne familje

Negativitet,palumturi ne familje

Pershendetje.Une jame nje femer 24 vjeqe,jame martuare ne moshen 20 vjeqe dhe sot kam 2 femije.
Desha te shkruaj rreth situates sime,prej qe jam martuar une nuk jam e lumtur ,shkaku se kemi shum probleme me familjen e burrit.Vjehrra dhe kunatat luaj shume politik,te thon mir ne sy,mbasi e kthen shpinen gjithqka thon.Kur jam martu vjehrra filloj te mu perzinte ne gjithqka,kur filloja ti beja punt ajo vike,kete keq kete keshtu,qe 4 vite martes ajo e njejta,por tash mua mu ka tepru,nuk mundem me bisedu me vjehrren dhe kunatat sepse gjithmon jan munduar mem perul dhe me u ndi une si e pavlere.Tash kan fillu burrit me i be presion,po mundohen me shti qe mem bertit mu.Une kam duru bollll shkaku i dashnis qe kam ndaj burrit por boll ke ma,nuk mundem ma ,keto gjera po ndikojn ne lidhjen ton,nuk di qka te bej ,ndihem shum shum keq dhe pa zgjedhje.,Ju kisha lut te me ndihmoni

3 komente për “Negativitet,palumturi ne familje”

  1. Anonymous says:

    Ah e dashur edhe un e kam probel me vjehrene edhe pse skisha mendu kur se do ta kem une jam 29 vjecare jam martuar ce 10 vjet kam dy vajza me par me vjehren kalonim mir jo keq por tani esht be e pa durushme me ofendon me ka ulur posht jasht mase me thot ti je piske ti spunon edhe pse un punoj mundohem shum por ajo skenaqet tani esht martuar edhe kunati dhe kunata sesht e keqe ajo shef punet e veta as nuk i behet von per vjehren ri gjith diten te dhoma e vet vec per buk vjen .. vjer kapet me mua kot per koti ben shamat me mua pastaj i thot burit tim edhe buri mban anen e vjeres jam shum keq po zihem me burin shuum edhe pse duhemi me thot ik shko ke familja jote po vdes po vuaj ufff

    1. admin says:

      Pershendetje!
      Te ftojme ta shkruash problemin tend si nje pyetje te re qe te marresh pergjigje nga Ekspertet.
      Gjithe te mirat
      Stafi i Nuk je vet

  2. Pershendetje dhe te falenderojme qe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Mund te them shkurtimisht qe ajo cfare do te keshilloja ishte komunikimi me bashkeshortin ne kuptimin qe keto shqetesime te sjellura ketu te marrin nje forme konkrete ne situaten ku gjendesh. Ndoshta ti mendon se eshte e kote por gjithsesi ndihma qe kerkon te marresh nga jashte (nga letra ketu) serish do te kete te domosdoshme ndermjetesine e nje komunikimi te shendoshe mes jush. Nuk dua te them qe perjepjekjet e tua ti nuk I ke bere, por me shume qe fokusi te mbetet te kjo “strategji”. Sigurisht qe jeta eshte e veshtire dhe ka zhgenjime. Sigurisht qe fjala e mire (dicka teper e rendesishme per ty) eeshte e nevojshme per te na motivuar por une verej qe ka nje prirje per ta gjendur zgjidhjen “jashte”. Edhe ti vete e thua qe kjo gje ka ndikuar lidhjen tuaj. prandaj mendoj qe ketu duhet filluar, ose vazhduar.
    Gjithe te mirat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: