ne borxhe

ne borxhe

përshendetje jam në hall të madh dua të boj vetvrasje pse jam i ngarkuar ne borxhe më vjen turp pse jetoj jam një dështak nuk kam zgjidhje edge jam edhe pa pun nuk mundem ti menaxhoj as borxhet as punen

         

Një koment për “ne borxhe”

  1. Sokol Kosta says:

    Pershendetje.

    E lexova me vemendje shqetesimin tuaj. E kuptoj gjendjen qe pershkruan dhe ndjenjen e pafuqise perballe kesaj situate. Sigurisht qe nuk ndihesh mire me veten dhe nuk shikon zgjidhje, te pakten tani per tani. Nga ana tjeter e vetmja “zgjidhje” qe te vjen ne mendje eshte ajo “ekstremja” pasi edhe situata te duket ekstreme. Megjithate une do te rekomandoja, megjithese e di qe eshte e veshtire ne momentin kur cdo gje perjetohet si akute dhe urgjente, qe ju ti jepni kohe vetes, ta relativizonit pak “problemin”, mos te merreshit shume me gjykimin e vetes dhe turpin qe ndjen por me shume te mendoje “nje nga nje” per gjerat. Ne situata te tilla ekziston prirja te mendosh ne “total”. Dhe kur mendohet keshtu sigurisht qe nuk vonon mendimi qe “cdo gje eshte e kote”, qe perseri eshte nje perfundim “total”. Edhe zgjidhja qe ke menduar ti eshte “totale”. Po ta ndjekim kete linje mendimi me tej ndoshta edhe fakti qe e quan veten te deshtuar dhe qe nuk e menaxhon dot as borxhin as punen mund te vije nga ku lloj kendveshtrimi, pra qe kur dicka shkon keq gjithcka shkon keq. Per ta bere biseden pak me ekzistencialiste mund te them qe ditet e sotme ku cdo gje eshte konkurence, ti lejosh vetes deshtimin eshte ndoshta e vetmja “strategji” e sukseshme drejt nje suksesi te metejshem. Duket sikur kete e ke pak te veshtire ta besh. Arsyet mund te jene te shumta. Por sic thashe me siper “nje nga një” gjerat. Prandaj te ftoj te me shkruash dicka me shume lidhur me veten dhe jeten tende. Keshtu mund te kuptome me shume dhe te “cuditemi” me pak.

    Gjithe te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: