Ndihme

Ndihme

tung dua te di se si mund ta ndihmoj nje shokun tim i cili eshte ne probleme me profesora dhe me koncentrim edhe eshte jo shum ne rregull kah ana psiqike . nuk e di me vjen keq per te . pres pergjigjie pergezime per forum. byebye

2 komente për “Ndihme”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje i dashur. Me vjen mire qe shqetesoheni per shokun tuaj. Kjo sjellje eshte per t’u vleresuar. Gjithsesi perpara se t’ju ndihmoj, me duhen disa informacione shtese, pasi shume gjera nuk jane te qarta. Ju shpreheni qe ai ‘nuk eshte shume ne rregull nga ana psiqike’; cfare nenkuptoni me kete? Cfare veprimesh ben ai qe ju ta perkufizoni ne kete menyre? Po me profesoret si sillet? Cfare problemesh ka me to konkretisht? Nese ju thoni qe ka probleme psikologjike, ndoshta gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe t’i keshilloni nje psikolog, me te cilin mund te flase dhe mund t’i jape nje ndihme profesionale. Nese mendoni se kjo nuk eshte e mundur per momentin, atehere pres pergjigje per pyetjet qe ju dergova, qe ta kem situaten me te qarte e te ju ndihmoj ne nje menyre ose ne nje tjeter. Faleminderit qe na keni shkruar, Gjithe te mirat!!   

  2. Ma. Sc. Valdet Plakolli - Psikolog shkollor says:

    Përshëndetje!Nga pyetja juaj mund të kuptoj se ju jeni i shqetësuar për shokun tuaj. Është vlerë që të shqetësohemi për shokët dhe të mundohemi t’u ndihmojmë atyre sidomos kur janë në momente dhe pozita të vështira. Do të kisha sugjeruar që të bisedoni me shokun tuaj dhe ai vetë të na drejtohet për bashkëpunim, ashtu që më në detaje të na përshkruaj problemet që i ka me profesorët (çfarë natyre janë ato, kur ndodhin, si ndodhin, me cilët profesor konkretisht, cilat janë arsyet etj). Pastaj të na sqaroi më shumë në lidhje me problemet me koncentrimin dhe problemet tjera “kah ana psikike”. Nëse shoku juaj për ndonjë arsye të caktuar nuk mundet apo nuk është i gatshëm të na shkruaj, sqarimet që i kërkuam më lartë mund të na i bëni edhe ju. Presim bashkëpunimin tuaj! Sinqerisht! Valdet Plakolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: