Ndihme sjelljet e babit me qojn ne mendim vetvrasje!

Ndihme sjelljet e babit me qojn ne mendim vetvrasje!

Pershendetje te gjitheve,

Me lejoni te ju pershendes dhe falenderoj ne lidhje me pyetjet te cilat u kam parashtruar me pare, me keni ndihmuar dhe qetsuar shume. Kam vendos me e ndja nji breng mjaft te madhe me ju, breng kjo e cila me qendron barre. Jam Ariani, 22 vjecar , ne vitin e fundit ne fakultetin Teknik, kete nentor i bej 3 vite qe punoj tek nje kompani gjermane ku une paguhem me ore, kam qen dy vite bursist dhe njashtu te shumten e kohes e kaloj ne shtepi me familje e rrall here me shoke. Brenga te cilen e kam , eshte sjellja e babit. Une kam lind ne gjermani, dhe qysh atje prindi im ka punu non stop per nji te ardhme ma te ndritur. Mirepo, edhe pergjat kohes sa ka punu ne te njejten kohe babi ka harxhu te holla shume duhe ble cigare, e kjo besoj esht njana prej shkaktarev per pyetjen te cilen une do te ua parashtroj. Une nuk e di se pse , mirepo me babin tim dalloj shume. Prindi im i ri ka qen nji lloj rebeli, ani pse probleme ne shpi ska pru, mirepo gjat tere dites ka qendru jashta shtepis, ka kalu kohe me shoke , u ngaterru u rrah em te tjeret e keshtu me radhe. Kur osht martu me nanen, nana ka ndiku qe renjesisht me ndryshu , mirepo te gjithin ska mund. Ne jemi detyru me u kthy ne Kosove ne vitin 2001 ani pse babi ka pas leje qendrimi e ne kem iqen ne prag te marrjes se lejes, mirepo nji sulm ne koke i gjyshit, ben qe aj me u paralizu, edhe tu mos e pas askand me i nejt afer, prindi jem vendos me u kthy, Prej kohes se luftes na jemi ballafaqu me probleme te ndryshme, spari njerka e babit ( babit i ka vdek nana ne moshe shum te hershme ) aj ose ka dasht jo veq babion po edhe nanen. Babit ju ak duft me e ndreq shpin prej fillimit edhe njihere, ngase ne Prishtine babi ka migru sbashku me gjyshin kur ka qen ne klas te pare. Te ua shtoj edhe nji fakt, babi ka pas lendim ne sy kur ka qen i ri, e , ani pse e ka pa qe ka problem non stop me to nuk ka shku te mjeku ngase ja ka pas merzi gjithmone. E kjo gje, na kushtoi shume. Qysh nkohen e pas luftes, prindi ka punu si kuzhinier ka pas rroge, e orar mjaft te mire edhe ata vetem diten. Mirepo mendja e tij, ( ” kerkoj falje mirepo prindi im ne nje menyr ose tjetren i takon asaj gjenerate tcilet kan pas qef me qen autoritar ” ) ka ba qe me u transferu edhe po ne te njejten pune me punu si sigurim, edhe ata edhe ne nderrim te nates. Puna e tille, edhe mendja e tij qe ska me u plak kurr, e sko me pas semundje kurr , ka ba qe me qendru me dit te tera pa gjum e prej punes se shtetit me shku ne pune privat ( ndertimtari) vetem e vetem per nji te ardhme ma te mire. Une , e kupto jsakrificen e tij, me te vertet edhe nsyte e mi osht hero e ka me qen gjithmone e ko me sakrifiku gjithmone per to, mirepo tashme nisin problemet. Ne vitin 2010, duke mos shku te mjeku prindit tem ne po t enjejti nsy ku ka qen i lendum, i paraqitet infeksion. Infeksioni i tille ben qe babi , me fillu cdo 2 jave me shku ne kontrolla tek mjeku i syrit ne Prizeren per 2 vjet, derisa me barerat edhe pikat e perdoruna, duke ja rrit edhe zvogelu bebezen e syrit, prindit tim i shfaqen probleme me Retine. I gjendun me ni situat te tille, prindi detyrohet me hy kredi, edh ene ndihm prej shtetit, edhe prej agjit, me shku me bo transplant te Retines ne sy. Operacioni , para se gjithash Elhamdulillah ka kalu me sukses dhe prindi jem ka pa shum mire, ani pse 98% sipas mjekut turk ska pas shanc me pas sukses. E kjo, ka qen ni mrekulli qe vetem krijuesi i gjithesise mundet me bo. Me te ardh prej spitalit, asokohe babi tu pas probleme me antar te tjer te familjes se gjere, me nji moment te caktum nuk i ka punu vetura, edhe , ani pse mjeku i ka than sbon asesi me qu ron, e sbon edhe me u nervozu, i revoltum del prej kerrit, e shtyn veturen edhe bon qe me ju sqep penjt ne sy mbrapa ( i kan pelcit ) . Babi perseri per mendje te tij detyrohet me hy kredi edhe operohet perseri. E tashme mjeku i thot qe duhet me shku ne kontroll cdo 3 jave, e prindi im shpenzon cdo 3 jave nga 500 euro ne rrugetim dhe barera per sy, per 2 vite me radhe. Nder te tjerash prindi im, osht edhe pak inatqor, ani pse ket veti une se kam dasht asnjiher tek ai. Ne po te njejten kohe aj hyn kredi tjeter, veq me rregullu me ble kuzhin ne shpi edhe ja veshtireson situaten vetit edhe me shume. Une , e kuptoj per kto gjera, mirepo ne jemi 4 antare te familjes, asokohe mka lind edhe motra e vogel, e ka pas shpenzime, andaj une mendoj qe ky ka qen veprim jo i matun i babit. Vitet shkonin, prindi jem, cdo vere ani pse kredi, paret qe i ka marr tu punu nuk i ka menagju qe me e hjek borgjin mirepo cdo ver te lume me vite me radhe ka gjet dicka em punu ne shpi edhe ato shuma ka nshku ndoshta rreth 700-1000 euro, ( ktu une mendoj qe ska pas nevoj me e ba nji veprim te tille, tu e marr parasysh qe ma mire ka qen me dal prej kredie sesa qe ka bo ndertime te tilla ), e kto, gjithmone jan arsyetu prej tij si ” ma mire me na pa dikush qe po bajna dicka, ose osht kan patjeter” . Prindi im, koheve te fundit, nga pagjumsia, e stresi, ju ka shfaq edhe diabeti e trombocitopenia ( lloj crregullimi autoimun ne lidhje me krijim te pamjaftueshem te trombociteve ), gjana kto te cilat mjeku i ka thane qe kan rezultu te gjitha nga menyra e jeteses deri me sot. Nder te tjerash ka vite ne te cilat une i tha mprindit mundohu te lutna me irregullu dhombt njo nga njo, babi im, duke i lan ne asgja, tash tek ket muj ka hy perseri hua me i rregullu, edhe kur ti thom tkom thane atehere pa te keq mu um bertet. Ka dasht ZOTI, qe une ani pse student, me punu se bashku me motren me nji kompani gjermane. Ne periudhen sa punoj une qe 2 vite prindit tim ja kam jap 2700 euro ne total, e , ani pse paguhna me ore, ani pse ka pas rast skam shku ne fakulltet veq me mund me punu , ne fund te mujit prindi jem mka than mu mos hargjo per vete se po hargjon shume, e mu , ka ndodh vetem 20 euro krejt mujin e kam pas ani pse student. Une jam tashme ne nje lidhje te hajrit me nji vajze e njejt edhe motra ime me nji djale. Kemi ardh me nji pik ne te cilen tashme , veqse fillon mosha madhore dhe ne jemi ne gjendje me mendu shum logjikshem me vete. Sa e sa here jam mundu me i tregu e me bisedu me babin per kredi, me dit sa ka as edhe njiher smka tregu jo vetem mu , po as mamit. Qebesa , mamin e ka marr qe me nenshkru e ajo as qe e ka dit ngase ska leju babi me dit sa pare po hyn ne kredi ose edhe sa ka kredi. Para dy viteve, babi mka than qe edhe 2 vite e perfundon kredine. Tashme para ca ditesh kur e pyta, ma bani me ironi ” Deri sa te deki kam kredi po hajt sko me mu hjek kurr “. Mu, ani pse mvjen keq me tregu, qofte prindi, qoft anetaret e tjer te familjes se tij ( babi, vellezerit motrat, agjallaret) sesht qe kan ndonji kualifikim akademik, e as qe e lodhin koken ne lidhje me tema/mesime te tipit akademik. Thene ndryshe, nuk osht qe ua ka ni shum per msim. Prindi im per pak provime nuk ka diplomu ne fakultet, e sot i bjen pishman. Une, njifar mnyre jam kontrasti i babit tim ne kete moshe. Kto vite i kam bo, edhe apet se apet asnjiher sndodh me dal neper diskoteka, ose me ndejt deri vone, ose me pi cigare, ose alkool, ose gjana te tjera, dhe besoj fuqishem qe asnjiher sdo te ndodh nji gje e tille. Prindi im edne vazhdon mem mbajt nifar mnyre nen kontroll edhe me te dashur kur te dal, ani pse osht njeri ma i hajrit ne bote per mu, mem than shko ne shpi ( a ora osht 10 e nates ) e gjana te tjera te cilat uen ndjehna keq me i permend. Tashme, une ne pune kam nevoj me kursy pare ngase mendoj qe me u feju me te dashuren time se shpejti. Perpos qe mduhet me kursy, me shpenzu per vete per fakulltet, mu mduhet edhe babit me i jep pare. Ne momentin e pare qe une i kam kumtu lajmin prindit tem qe une kam deshir me u feju vitin tjeter, mu prindi im mka ba me kajt duke mthane “ani biro ani baba jot kredi deri ne fyt ti meno per fejese, e mu mra shpina tu punu per juve”. Ani pse tu shkrujt , nket moment une jom tu qajt, une ndihna krenar , ngase kom pas edhe depresion, edhe kom arrit cdo muj me i jap babit pare, pergjat 2 viteve te fundit, e kur kom shpenzu per vete mu ka drejtu me ” cka po ju bon pareve po i hargjon ” , une ju them se me shok me mujt nuk dal. Une jam tu u frigu. Thjesht sjellje te tilla, mu jan tu mfriksu, edhe pom bajn qe me dal prej personalitetit tem tu pas qaq stres saqe osht tu psu edhe e dashura jem kur po msheh ne stres non stop edhe masandej nuk po mundna me i ba mire. Me nanen kam bisedu, pergjigjja e saj ka qen : ” Ma biro, a ma mire me ja jep paret babes tan kur te osht ne nevoj, a me rujt ti per vete , e baba jot hjek “. Te nderuar ju qe po lexoni, prindi jem osht nji njeri i tille qe me askend nuk hapet ne bisede, nuk din me menagju pare edhe non stop kqyr veq me ble me ble me ble cka te ka. Une jam tu u ndje shpirtnisht keq, kur detyrohna me genjy babin edhe mamin tim ne lidhje me shpenzim te parave veq pse une i shpenzoj nashta as 50 euro ne mujte me te dashur tem e me ushqim e me libra e me studime ngase , prindi im perndryshe um mbyt , thjesht qaq jam i dashtun me prinder, sa mee pa babi nashtu une hupi . Nana eshte ndryshe, uen kam ngja nga ajo, edhe nana mkupton, mirepo edhe ajo esht me nji mes ku sdin se cka me bo. Une nuk di se cka me bo mo i kam 22 vjet leje te kerrit nuk kam shkaku i prindit tim ngase mka thane ” Per qef thallkut me e marr ” , a nfakt osht prindi aj i cili cdo vere gjen dicka me rregullu ne shpi veq me ra ne sy te tjereve. Tash, edhe motra esht ne pune, e non stop rrin tu ma bo ” Po thojn po kena pare 2 fmite po i punojn ,a knej kurgjo spo investojna” . Mu mvjen shum keq , po osht e kote me bisedu me babin tim. Thjesht aj mu um konsideron ende femij. Ka plot raste kur um perul para musafirve.Rast te till ka bo tek para 2 muajsh , kur une mbas 1 viti qe ju kom lut mem lan me shku se bashku me dajen tim ne pushime ne Ulcin, mbasi mka than po , ne naten e fundit mka than jo, edhe mka perul para tij. Thjesht, une nuk mundna me bisedu haptazi asgja me to. Une nuk po du ma mem shfrytezu, une e ndjej veten te shfrytezum ne ket moment, une jam ne lidhje me nji vajz e cila , osht e devotshme, e mecme, e moralshme, e sjellshme e urte cdo gja qe duhet me i pas nji qike. Edhe thjesht ndjehna keq kur ti tregoj per raste te tilla.Une spo di se cka me bo , ngase nji stres i till ne kraht e mi osht teper i madh per moshen tcilen e kam. Poqese una vzhdoj edhe krejt rrogen time me ia jep babit tim ( qe nket pozit nuk e kalon 290 euro ngase osht part time ) prindi im ko me i shfrytezu te gjitha , tu mos dit me i menagju edhe ko me marr hua apet ko me la edhe ne fund as aj sko me arrit me perfundu kredin , as une me kurse per fejese. Fejesa, esht proces i shenjt i jetes. Poqese une nuk kursej atehere prindi im apet ko me hy ne kredi , ashtu qysh mendon mem shti mu ne kredi , e sipas mendimit te tij une duhna me punu masi te diplomoj 4-5 vjet me i la borgjet bashk edhe ne fund me u martu , “kinse krejt ne familjen tone mashkujt jan martu ne mosh te shtyre 29-30+ vjec) . Poqese hyn apet kredi per mu, ko me ma permend gjithe jeten. Une e kam te qarte, jam tu u mundu me e gjet ni mes qe mbasi te diplomoj e edhe tashme me kursy, pa u tregu, ani pse osht veshtire ani pse jo edhe njikohesisht nga 50 euro sikurse une sikurse motra me ia jap babit. Ani pse veshtire me thane, tek me paret e burses tcilat i kam marr 600 euro une 350 ja kam jap babit, me mendim qe me ato para babi i blen nanes bojler qe me i la enet me uj te nxehte, mirepo kur ka shku 1-2 muj edhe i kam than mka bertit mka than ” hiqmu allahile, ato pare kan shku per smuj tem”, me parat e mbetura + te dashures une kam ble telefon per vete, edhe ne fund prindi mka than e ki pas te vjetrin ske pas nevoj me e marr. Une e di qe jam vetem nji qenie njerezore, e krah smundna me hap. Une jam tu ndryshu, nfakt prej presioneve qe po kam nga jasht, osht tu vujt edhe e dashura ime. Ka raste kur qysh jemi tu bisedu me to , ne anen tjeter prindi im mthot dicka edhe une detyrohna me i than asaj tlutna pritem 10 minuta se kom me bo kit ose at gje edhe thjesht mvjen me kajt. Mendimi im ka qen me kursy para, me u feju me to, edhe thjesht do krijuesi me punu me u martu edhe se bashku me to me ia la borgjet babit e me u kujdes per ta , ngase edhe ajo sikurse une i don prinderit e mi shume. E ata ende vazhdojn mem thane ” ti si njeh hale qikat e sotit qysh jane ani pse ua shpjegoj” . Une sado tmundohna me i dal ZOT vetit nuk mundna, se thjesht babi mendon qe veq aj mire e ka. Babi/prindi non stop rrin tu menu, ne kujtime, qebesa e kam zan shpeshhere tu fol edhe me vete per gabiemt qe i ka ba sa ka qen i ri. Sa e sa here ja kam shpjegu i kam than mos i meno mo se jon kry ma ka bo thjesht “hiqmu” , ose ka pas raste kur ma ka bo ” shum bre po don me dit ti”. Une ne mnyren ma te qet te mudnshme i shpjegoj pse sbon me hanger shum ushqim, ngase ka diabet , prindi im nji dit veqsa smka rrah fizikisht per tvetmen arsye pse po i tham mos ha shume. Kur e pys se pse nuk ka mund me msu , mthot ” jan kan kushtet e koha athere qashtu ” , a une ja kthej qe ska qen ashtu. Thjesht shum moshatar te tij me mund, edh eme kushta me te varfera se prindi im, sot mbajn tituj shkencor e mbi te gjitha kan stabilitet financiar. Une, per tvetmen arsye se kam qen gjithmone e jam i dhanun mbas shkences, e ju ik irreziqeve, prej dajve, agjallarve e babit vazhdoj me u thirre “smotan”. Nji jet te till sikurse te babit e ka edhe agji e femijet e tij, agji ka qen 3-4 here i ndam nga grate e tij, ka 3 femij me 3 gra te ndryshme, ka qen abuziv, djali i tij ka 18 vite qe esht ne fakulltet, ani pse jeton ne Suedi , parat qe ia jep shteti i ka shfrytezu per te keq, per me kalu koh neper diskoteka, e qika e agjit ka qen dhe vazhdon me qen e papjekt dhe nji rrugaqe. ( Kjo veq sa per informacion). Njejt edhe dajte, tvetmen gje qe e kan bo ani pse tona kushtet i kan pas osht ja me punu ndertimtari ton jeten ja ne polici, e ne menyr akademike asesi. Nder te tjerash familjaret e tjere te me hershem te babit, kan qen aq abuziva, sa thjesht kan ushtru edhe dhun fizike mbi grat e tyne, gja tcilen une jo qe e urrej mirepo veq mendimi i till um bon me u smu. Une thjesht ndihna ndryshe prej tyne e noshta edhe per kto po vuj. Prej te gjith ksaj mu um dhimbset me se shumti nana edhe e dashura. Nana , tashme osht msu pe menagjon situaten, eshte pakez e ngutshem mirepo mpushon zemra tek ajo ngase esht i vetmi njeri qe mkupton me shpirt se bashku me te dashuren, ndersa e dashura po humbet kur pom sheh mu keq. Une ata e du aq shume saqe e di qe ska njeri qe e don dikon ne te gjitha aspektet sikurse une ata, per cdo gja. Ama , tashme kam nevoj per ndihme ngase spo mundet mem ndihmu askush. Tash ma shum se kurre um vyn ndihma e psikologut, dhe te gjith juve qe keni mendim se si me ja arrit ngase une spo mundem me.

Edhe njihere une prindin ti me cmoj e e respekto je do ti ndihmoj gjithmone , se prind e kam e ka sakrifiku cdo gja, e une gjithmone ko me e dasht, e ko me u kudjes per to, se vet krijusi ka vendos qe mem rrit ne ket familje, e me na jap ket edukate.

Ju lutna kerkoj falje per ket shkrim te gjate. Ju qe e keni lexu deri ketu , keni lutjet e mija per cdo te mire ne jete. Ne fund, une jam veq nji djal i cili don me e ndryshu kahjen e jetes per te mire, me nji njeri te mire, qe krijuesi ja ka dergu njete, e don me ju ba anetareve te familjes mire, mirepo per ket mduhet me e gjet nji mes.

Ju falenderoj edhe njiher perzemersisht pqoese e lexuat letren deri ne fund, ani pse eshte thjesht shum e gjat si pyetje, me lejoni vetem te u tregoj, nga menyra e pershkrimit te situates, mundet me ndodh, qe ko me tingllu obsesiv, mirepo jo, poqese lexoni me vemendje mbrapa ksaj letre qendron dikush shpirti i te cilit osht tu vujt e tu pas probleme pa dashte nga te tjeret, e vetem zgjidhje po kerkon.

Pres pergjigjen tuaj,

Ariani.

         

3 komente për “Ndihme sjelljet e babit me qojn ne mendim vetvrasje!”

  1. Vellau says:

    Ju kisha lute te gjithe psikologeve
    Apo ata qe kane mundesi me ndihmu
    Me jap gjdo gje per ta orientuar kete
    Djale sepse vuan nga nje situate e mjerueshme
    E krijuar nga prindi i tij
    Shokut ndjej keqardhje per gjenjdjen qe jeni ju
    Po te die si met ndihmu do kisha ber
    Shpresoj qe njerezit adekuat qe jane ne kete faqe do
    Kishin ndihmuar

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Arian,

    Ju faliminderit per pershkrimin e detajuar te situates, aspak nuk n akeni bezdis me keto informata ne anen tjeter na ke ndihmuar per te ju kuptuar vertet se si eshte per ju situate momentale qe ju po ballafaqoheni.
    Ne na gezon fakti qe ju keni zgjedhur te jeni me ndryshe se prindi, dhe po na vjen mire qe arrini me I realize gjerat me pergjithsi te madhe si shkollimin poashtu edhe punen.
    Arian na vjen keq qe po kaloni njue situate te tille me babain dhe qe nuk po gjeni mbeshtetje por edhe pranim nga ana e tij. Prinderit shpeshehre kane pershtypjen qe ata dijn me se miri cfar I ben femijet e tyre te lumtur dhe cfar eshte e mire per femijet dhe nuk arrij te diferncohen, se femijet jane persona te vecant me nevoja dhe sjellje te ndryshme.
    Situata ekonomike kur percillet edhe me probleme shendetsore jane stressor shum te medhenj per njerzit dhe shum njerz nen stress nuk arrijn te ken gjykim ose arsytim te drejte per sjelljet dhe veprimet , dhe ne kete rast po kuptoi se veprimet e babes po kane pasoja te cdo anetare I familjes por nuk e di sa eshte e mundshme qe sjellja e tij te ndryshohet e aq me teper ne rrethanat e pershkruara. Ne rastin me ideal do te ishte nese zotriu do te kerkonte ndihme profesionale qe menyre qe ato ngarkesa dhe shqetsime te arrin ti menaxhoi.
    Nga pershkrimi I letres suaj po kuptoi qe e dashura juaj eshte personi qe te jap me se shumti siguri dhe qetesi qe konsideroi qe jeni me fat qe keni nje partnere te tille ne krahun e juaj, po ashtu edhe nena dhe motra qe ndoshta ne situate te shqetsimit te madh eshte shume rendesishme me I mendu qe ju nuk jeni vetem.
    Prinderit ne fatkqeisht nuk kemi mundesi per ti perzgjedh dhe ata thjeshta jane personat qe jane, faktor lehtesues ne situate te tilla eshte thjeshte pranimi si te tille.
    Brenga jote lidhet me aspektin financiar, fejese qe ju po e enderroni me realize. Kur po mendoni per fejese po mendoni ndonje organizim apo ne cfar aspekti po konsideroni se ju nevoiten te hollat?
    Perpiquni me shiku cfar ju ka ndihmuar deri sot te ja delni dhe cfar mund tani e tutje te ju ndihmoi ne situate ku ju e ndjeni vehten te tensionuar.
    A ushtroni ndonje sport, aktivitet fizik apo ndonje hobi, si eshte atmosfera ne pune, a ndiheni I respektuar dhe I vlersuar?
    Une konsideroi qe per punen qe ju beni eshte shum e nevojshme qe ju te keni disa te holla per nevojat e juaja personale dhe kjo konsideroi qe duhet te pranohet edhe nga babai I juaj qe ju jeni student dhe keni nevoi per disa te holla. Nuk do te thote se ne gjithmone duhet te pajtohemi me prinderit dhe te ju neshtroheni. Ju mund te keni mendime te ndryshme, botekuptime dhe kjo per asnje moment ate nuk e ben baba me te “keq’ ose juve djale me te “keq” perkundrazi te mesoni te diskutoni se bashku rreth qeshtjeve familjare, kur eshte fjala tek shpenzimet ne konsiderojme se ju dhe motra e juaj duhet te keni te drejte ne vendimmarrje!
    Nese konsideroni se situate po veshtiresohet ju lutem kontaktoni redaksin” nuk je vet’ dhe ne mund te japim kontaktet e psikologeve ku ju mund te merrni sherbime pa pagese!

    Edhe niher jku faliminderit per besmin qe na jepni dhe ndihuni shlire me I kerku kontaktet per ndihme profesionale.
    Mirembeteshi!

  3. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Arian,

    Te falenderojme per besimin.
    BAshke me pergjigjen e ekspertes po te dergojme dhe linkun ku ndodhen sherbimet pa pagese qe ofrohen ne Kosove.
    http://nukjevet.net/sherbime-tjera-te-ndihmes-2/

    Te urojme cdo te mire,
    Stafi i NukJeVet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: