Ndihme rreth sulmeve te panikut

Ndihme rreth sulmeve te panikut

Pershendetje, une jam 26 vjecar si dhe nje kohe bukur te gjate vuaj nga sulmet e panikut dhe depresioni per shkak te kaluares sime problematike. Pasi qe ne kulturen tone eshte tabu qe te shohim nje psikiater (poashtu nuk qendroj mire me mjete financiare), mendova qe te kerkoj ndihme nga ju se cilat lloj barnash jane me efektive ne uljen e depresionit si dhe nese ka mundesi te me tregoni cmimin e tyre.
Poashtu, doktor nuk mund te shoh pasi qe jetoj me prinderit e mi dhe ata nuk besojne ne “semundjet mendore” dhe me kane paralajmruar se ose duhet qe te “burrnohem” ose te dal nga shtepia nese kerkoj ndihme nga mjeku per kete rast.

Ju faleminderit paraprakisht.

         

2 komente pĂ«r “Ndihme rreth sulmeve te panikut”

  1. Bes says:

    Vllaqko, n’qit kohe po bohna doktori jot, edhe psikologu jot edhe pse se kom kete profesion, po vet kom kalu ne qet faze, edhe vet mu ka rikthy qe 1 muaj, jom kogja keq, po po mahna. Tabu eshte ne vendin tone me pa Psikiatrin ose mu konsultu me psikologun, por qe ti theje at tabu, ose nese e ki te pamundur me thy, nisja fol me veten pak, ose qe fol me mu qitu, qdo nate jom i gatshem me te ndihmu, qyshdo koft edhe personalisht. Pike se pari s’eshte semundje, por eshte nje akumulim i nje energjie te keqe e mendime te kqija qe ta percjell ty nder vite, edhe vet kom pi bari 5 vjet, kom marr rregullisht cocaine 2 vjet kom konsumu qaq shume alkohol me vite iden se ki a i kom veq 27 vjet, probleme familjar,i-ja e probleme shoqerore, ferka, della, sene..do te rinje i bojne do jo, po secili e kem at up-and-down-in e vet, po osht faze neper te cilen kalojm krejt po dikush e perballon ma leht dikush e merr ngat zemres, edhe thot khu, qka i kom bo vetes une, e kom shkatru jeten tem e te familjes e krejt ja niss ndihesh fajtor edhe pse egziston e deshprohesh e demoralizohesh totalisht mo nuk je per sen.Po besom duhemi mu bo te fort mrena vetes, edhe me ju tregu qatyne njerzve qe na jemi te fort edhe perballojm shume sfida te jetes edhe bohemi te suksesshem, edhe mu qu, mi than vetes me mengjes sot nje dite e re po qohna po e jetoj ne maksimum, pe shijoj se n’kete bote s’jemi pergjithmone, dmth me menu pozitivisht sa ma shume qe te mundesh aq ma pak me menu qe ka met kap zemra ka met ra t’fikt ka met humb vetdija, se asnjo prej tyne nuk te ndodh prej attack panikes, thjesht osht iluzion qe ti ja krijon trunin ton e qe aj e percjell ne trup masnej.Nese ti e sheh qe spo mundesh me kalu kete faze kurqysh hiq, un te kisha preferu, dil qdo dite ec ne natyre ka 1 ore, thjesht ecje te leht, 1 pare ndegjojse ne vesh nje muzik te mire, rri me qata persona qe nihesh i sigurt derisa e kalon qete faze, dil mramje fllad, pije 1 birre nese pin, 2-3 po mos e tepro, veq me liru pak at kortizolin dopaminen, me qetsu veten..gjeje nje diqka qe ti nihesh rahat tu e bo, nje pune, nje loje me lujt, nje ecje qysh te thash, nje diqka qe ty t’bon mu ndi mire.Po kurr mos i thuj vetes qe jom i semure, ose kom problem psiqik, se nuk e ki s’ki sen…njerzit kan pas faza ma te rana qysh jon krizat e heroines, edhe i kan kalu edhe jane shume mire. Kurr mos ju dorzu asnje krize, se tek e fundit 1 her kemi me vdek, prej diqka na vjen po prej ksaj ska met ardh te siguroj une. Mundohu me shku ne fitnes e liron pak at energjin negative, noshta te pengojn vendet ku ka turma e sene ta ngjallin at ndjenjen qe masnej te kap attack panic, po stimuloje veten kapak, mundohu forcohu mos u dorzoo kurr hiq, kurrrr ! s’bon met mujt kurqysh kjoo se ki me pa edhe vet edhe ki mem shkru herdo kur qe ki me kan shume mire, thjesht largohu prej njerzve qe jane negativ edhe qe perdorin substanca narkotike – mundohu me ja bo vetit nje rreth te ri edhe me mendu pozitivisht per veten, mendoje veten ku ki me kan 10 vite ma vone, sa mire, me nje femer i martuar me nje fmije shume te mire, nje pune te mire, tu dal tu shetit me familje tu e shiju jeten, prezencen e femijes tand e gjithqka tjeter. Po nese krejt kto i bon edhe nuk te kalon edhe je ne faze te veshtir, konsulto psikolog, psikiater s’osht gajle hiq, se secila qender i mban te dhenat e pacientit konfidenciale, po nese refuzon gjithqysh me shku ne ndonje qender, edhe smundesh me kalu tu i bo qato sene qka te thash. , po qe konsultohu edhe ne kete faqe me ndonje psikolog, ose thjesht merr xallam, 0.25 eshte shume e lehte po qe te ndihmon shume.Po qe prap pot thom pa u konsultu me ndonje doktor, mos i perdor keta hapa. Un pervete 1 jave i kom pi veq te ndihmojne po ste kisha preferu hapa anti depresion se je i ri edhe e perballon qdo sen gajle mos e ki. Shpresoj qe ki mu bo mire, edhe ki me kon mire vet edhe me familje e me krejt. E grahi qu, ec dil shetit, pije nje birr, dil me naj femer, knaqu ! Shijoje jeten, se sen t’zotit s’ki as mos meno bilem 😉 Gjitha te mirat.

  2. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje

    Unë kam lexu me shumë vëmendje atë cka ju keni shkru dhe ju falënderoj që keni zgjedh portalin tonë për të ndarë me ne vështirësitë që ju mundojnë.

    Ju keni kërku që të rekomadoj medikamente për të cilat mendoni se do të mund të ju ndihmojnë të tejkaloni vështirësitë me të cilat po ballafaqoheni. Komunikimi online duke përfshirë edhe këtë komunikim mes nesh nuk është formë përmes së cilës unë do të mund të u përshkruaj medikamentin sepse përshkrimi i medikamenteve përvec me simptomet është i ndërlidhur edhe me karakteristikat personale të individit. Ju gjithashtu thoni që në kulturë tonë është tabu të shkohet te psikiatri, mirëpo unë mendoj që mirëqenia juaj është shumë më e rëndësishme se tabutë e kulturës .

    Duke pas parasysh rëndësinë e trajtimit por në të njëtën kohë edhe rrethanat tua ju kisha inkuraju të provoni të konsultoni fillimisht mjekun familjar që besoj që do të ishte i përshtatshëm në situatën tuaj , dhe ndoshta do të mund të diskutonit edhe përdorimin e medikamenteve më të përshtatshme për gjendjën tuaj. Duke qenë se keni thënë që nuk qëndroni mirë me mjete financiare ju rekomandoj të provoni të shkoni në institucione publike ku pagesa është minimale

Leave a Reply to Bes Cancel reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: