Ndihme ju lutem smund ti besoj burrit

Ndihme ju lutem smund ti besoj burrit

Stafi me ndihmoni ..Jam martuar me lajmesi ne fillim kur jam takuar me burrin cdo gje mu dick ne rregull e pelqeva dhe pranova lidhjen me te..Me vone mora vesh qe ai kishte qen i martuar me perpara dhe ishte ndare me arsyen se ajo ishte shtatzane dhe keta Nuk ishin gjithmon bashke e ne kohen qe mbeti shtatzane KY Nuk ishte ne shqiperi..Keto Jane pretendimet e burrit Tim ..Une Kam nje pyetje..keta u ndane mbas dasmes qe kishin ber dhe ajo ishte 3 muajshe shtatzane ne kohen e ndarjes .Tani pyetje ime eshte ..Kur eshte ber regjistrimi I femijes Kush eshte shkruajtur I ati femijes ? Se burri thot skam ber as analiza e ADN ..Se Nuk pranonte ajo. Dua nje sqarim se dhe burri me genjen e kuptoj ..Tani Jane kaluar 7 vjet dhe femija eshte I rtitur deri ne kete Moshe besoj Jane ndare ato gjera dhe shteti Nuk te le pa zgjidhur te verteten mbi atesin..Burri I’m Nuk e pranon atesin..jam e merzitur I mora vesh von gjerat Tani jam dhe une shtatzane .

         

Një koment për “Ndihme ju lutem smund ti besoj burrit”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Tila,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. Me vjen shume keq per situaten e krijuar. Me vjen keq qe nga e kaluara e bashkshortit tend, ku ti nuk ke qene as prezente as nuk ke patur ndikim, tash po te ndikohesh dhe shqetesohesh. Shpresoj qe te gjitha pikpyetjet te cilat i ke momentalisht ti zgjidhesh sa me shpejt dhe sic eshte me se miri!
    Pyetja ne letren tende eshte nese bashkshorti yt eshte i shenuar ne si babai i femijes ne momentin kur eshte regjistruar femija? Me aq sa kam une informata ne rastin kur babai nuk e pranon atesine atehere femija mund te regjistrohet vetem ne emer te nenes. Edhe neqoftese ben kerkim ne internet per kete ceshtje besoj do gjesh informata te shumta. Ndersa analiza e ADN-se behet ne momentin kur njeri nga prinderit deshiron te vertetoje nese eshte prindi biologjik i femijes.
    Gjithsesi mendoj qe te gjitha keto pikpyetje te cilat i ke mundet me se miri te ti sqaroje bashkshorti yt. Komunikimi per ato qe ju shqetesojne ne martesen tuaj ju ndihmon qe ti tejkaloni te gjitha me me lehtesi. Poashtu komunikimi i mirefillte ndikon qe edhe te kthehet besimi ne martesen tuaj. Thua qe edhe ti je shtatzane tani, dhe ne keto momente te duhet te kujdesesh per veten si ne aspektin fizik ashtu edhe emocional. Edhe perkrahja nga bashkshorti yt ne kete periudhe eshte shume e rendesishme.
    Ne qofte se te duhen informata te tjera ne lidhje me kete ceshtje apo me tjera tema, na shkruaj pa hezituar. Ne jemi ketu per ju. Te deshiroj shtatzani te lehte dhe te bukur. Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: