ndiej nje dhimbje te forte ne zemer dhe vetem qaj

ndiej nje dhimbje te forte ne zemer dhe vetem qaj

Pershendetje. Kam nje problem. Kam vene re se lendohem shume nga personat qe dua edhe per arsyen me te vogel. Ama kur lendohem nga I dashuri ndiej nje dhimbje te forte ne zemer dhe vetem qaj. Ju lutem me ndihmoi! Nuk jam natyre taper e ndjeshme por nuk e kuptoj perse jam kaq e dobet perballe personave qe dua.

         

2 komente për “ndiej nje dhimbje te forte ne zemer dhe vetem qaj”

  1. A Random Reader of The Stories says:

    E dashur, eshte e natyrshme qe karshi njerezve qe ne duam jemi me te ndjeshem ne aspekt emocional. E rendesishme eshte qe te mos e konsiderojme kete si dobesi, dhe ta marrim si ane tone te forte tonen faktin qe kemi njerez per te cilet i’a vlen te jetojme dhe me te vertete na intereson per ta.

    Gje tjeter e rendesishme eshte edhe qe komunikimi i hapur me ta, komunikimi i nevojave tua dhe i atyre gjerave qe ty te bejne te mos ndihesh mire. Ne momentin qe ne raportet ndernjerezore, mbahet dera e hapur per t’u treguar gjerat qe i’u pengojne dhe gjerat qe i’u pelqejne tek njeri-tjetri, atehere vete raporti merr rrjedhe me te qete dhe me te qendrueshme. Sepse te dy palet behen te vetedijshem per nevojat e tjetrit, dhe ne kete menyre ndihen edhe me te sigurte prane njeri tjetrit. Cfaredo raporti te jete ai.

  2. admin says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Perkundrejt personave te dashur kushdo ndihet me i brishte
    dhe me vulnerabel, mund te themi qe eshte nje nga efektet anesore e te dashuruarit. Por nga
    pershkrimi yt duket se ti ndihen nje lloj humbje kontrolli, ose pashpresshmerie kur i dashuri te
    lendon. Mendoj se do te ishte e dobishme per ty te ndermerrje nje hap drejt psikoterapise me nje
    terapiste me te cilin/cilen te kesh mundesi te eksplorosh te gjitha keto “pika te ndjeshme” qe te
    preken prej njerezve me te aferm per te kuptuar se cfare pasigurish zgjojne tek ti dhe pse te lene
    ne kete gjendje. Kjo do te jete dicka e dobishme per ty pasi do te kuptosh se cfare fshihet mbas
    ketyre lendimeve nga njerezit e dashur (ndoshta ideja e humbjes se ketij personi ose frika e
    braktisjes etj) Pergjate procesit terapeutik do te mund te mesosh menyra te reja menaxhimi dhe
    do te arrish te krijosh “nje vete me te forte” duke qene ne gjendje t’i perballesh me mire
    lendimet.
    Megjithate une nuk do ta quaj dobesi, sic e quan ti kete karakteristike, pasi te paturit te tilla
    perjetime emocionale intensive eshte veti e njerezve te ndjeshem, jo te dobet, port e duhet vetem
    pak praktike per te mesuar se ta perdoresh ndjeshmerine tende si arme te forte ne marredhenie
    me te tjeret e jo ta ndihesh si dobesi. Te mirepres nese do te duash te vazhdojme komunikimin.

    Te uroj gjithe te mirat.
    Dorina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: