Ndarja nga njerëzit e dashur

Ndarja nga njerëzit e dashur

Përshëndetje Unë jam semimaturante , këtë vit e përfundoj klasën e 9të , tashmë kanë mbetur vetëm edhe 6 ditë që të përfundojë gjithqka , po trishtohem dhe mërzitem shumë për shoqet dhe shokët e mi , por më së shumti për dashurinë time që e dua që nga klasa e katërt , para disa muajve thoja më mirë që po largohem nga kjo shkollë sepse larg syve , larg zemrës , por ja që tani po e qortoj shumë veten time që i thoja ato fjalë si mund t’i thoja , atëherë së paku e kam parë gjithmonë në shkollë dhe është dashur t’i falënderohem Zotit që e kam takuar cdo ditë , por tani , tani nuk do ta shoh më kurrë , vetëm dhe 6 ditë dhe do të përfundojë gjithqka . Mendoja se kam harruar por ja që pardje në ekskurzion e kuptova se ende e dua , e dua aq shumë saqë nuk mund të jetoj pa të , pa sytë e tij , shikimin e tij . Pardje në ekskurzion më shikonte me aq dashuri dhe pasion , edhe pse nuk e pranon se më do , ndoshta sepse kjo është dashuri e vërtetë , dashuria e vërtetë nuk duron fjalë , atë e ndjen në cdo shikim , ne ecjen e tij , në vetë prezencën e tij e ndjen se edhe ai person të do , dhe edhe unë e ndjej atë gjë dhe tani gjithqka do të përfundojë . Oh zot do më merr malli aq shumë për të .Pardje posa hyra ne autobus që kishim për tu kthyer në shtëpi më vinte të qaja kur mendoja për të për ato shikime të tij plot dashuri dhe pasion. Që nga pardje , që nga ekskurzioni nuk jam në vete , më duket disi se edhe më është ngushtuar zemra , nuk po ndihem mirë shpirtërisht , po më duket se po cmendem , dje i thirra shoqet që të dalim të shëtisim dhe dolëm sepse nuk po më rrihet as pa to aspak. Ju lutem më ndihmoni , më ndihmoni që ta qetësoj zemrën dhe shpirtin tim . Ju faleminderit.

         

Një koment për “Ndarja nga njerëzit e dashur”

  1. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    E dashur anonime, me vjen keq qe po perjetoni kete moment te veshtire. Eshte e natyrshme te kemi nje ndjenje nostalgjie qe na shoqeron ne momentin qe mbaron shkolla, qofte per shoqerine, qofte per njeriun qe dashuron. Eshte sa e trishtueshme, aq edhe e dhimbshme. Por kjo eshte nje faze qe kalon dhe duhet te mendoni qe shpejt do te filloni gjimnazin dhe aty do te keni serish shoqerine tuaj, dhe mund te mbani lidhje akoma me shoqet qe keni pasur ne 9vjecare. Disa prej tyre mund te jene ne te njejten shkolle, e disa jo, por kjo nuk ju pengon qe te vazhdoni te takoheni edhe gjate veres. Besoj se keni numrat e telefonave dhe keni mundesi te kontaktoni, keshtuqe mund te dilni te shetisni e te kaloni kohe sebashku. Persa i perket djalit per te cilin keni ndjenja, ruajini kontaktet edhe me te. Nuk e di cfare marredhenie keni me njeri-tjetrin. Jeni shoke? Flisni ndonjehere apo vetem shkembeni shikime? Mundohuni te gjeni mundesine qe t’i flisni dhe merrini nje numer telefoni qe te vazhdoni te takoheni gjate veres. Nuk keni pse te deshperoheni kaq shume, pasi mbarimi i shkolles nuk do te thote qe nuk do t’i shikoni me te gjithe personat qe jeni kaq e lidhur. Tani me shume se kurre keni mundesine t’i tregoni te gjitheve qe shoqeria eshte e forte dhe mund ta vazhdoni edhe nese nuk jeni ne shkolle cdo dite. Per me teper tani vera eshte perpara, keni me shume kohe te lire, mund te dilni per piknike, shetitje, kafe, shopping, e gjera te tilla qe ju bejne te bashkoheni me shume me njeri-tjetrin.Mundohuni te argetoheni e mos u deshperoni. Cdo gje do te shkoje ne vendin e vet!Na shkruani perseri nese keni ndonje shqetesim tjeter, e nese keni deshire, na jepni me shume detaje rreth lidhjes suaj me djalin qe ju pelqen.Ju uroj cdo te mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: