Ndarja

Ndarja

Pershendetje,
Ju kam shkruajtur edhe nje here para disa muajve dhe ju falenderoj se shumti per pergjigjen tuaj, e cila ishte me vlere dhe zgjidhje per jeten time. Une u ndava nga ish i dashuri ime, arsyeja? Me tradhtoi dhe genjeshtra pa fund , dhe mbi te gjitha eshte hera e dyte qe ndodh pikerisht e njejta situate. Une qe do sakrifikoja gjithcka per ate, madje do e vendosja edhe para familjes time duke hedhur poshte fjalen e tyre. Ndersa ai i hodhi te gjitha poshte. Dilte ne club me vajza, hiqej sikur ishte single, ndersa ktej bente te dashuruarin me mua. Ne kishim 4 vite qe ishim te lidhur, dhe ne keto 4 vite ai perseriti te njejtin gabim 2 here, pasi te paren e fala. Ne pergjithesi kemi shkuar shume mire me njeri tjetrin, njiheshim shume mire dhe benim gjithcka ne te miren tone. Por kjo qe beri mua me lendoi se tepermi. Ndoshta ai mund te mos me kete tradhetuar fizikisht, pasi une kte gje nuk e di dhe nk kam fakte, por ai me genjeu. Tani eshte shume i penduar dhe me kerkon ta fal. Me lutet cdo dite dhe shprehet se kesaj here gjerat do jen ndryshe dhe do ma beje jeten te lumtur. Do mi plotesoj te gjitha, por une e kam besim te thyer dhe nuk mund te kthehem dhe gjate gjithe kohes ta kem mendjen se do perseritet. Jam ne nje dilem shume te madhe, nuk dua ta fal, por ndjenjat, kam frike se do mbetem vetem, nuk do mundem te krijoj serisht lidhje me dike tjeter. Jane disa dilema te cilat me vendosin ne udhekryq per te marre vendime. Theksoj gjithashtu qe familja ime ishte ne dijeni te lidhjes sone, e kishte njohir ate dhe tani e di qe ne nuk jemi me bashke, kjo gje duket sikur i lumturon sado pak .

3 komente për “Ndarja”

  1. Edona!! says:

    Me beso se rastin e njejte e kam pasur,me falje shume e kam toleru ,per shoqerin time kam qene vajza e cdo mashkullit,mkan than lum aj djal qe ka met mar,pasi qe psiqiken cdo njeriut ja kam lexu ,dhe pa bere pytje aspak ikam sheru me fjale!!Amo tjeshe e bindur se 4 vite sjan pak,sidomos mbas tradhetise se pare nese ska mundur me u mbush mend,po ta garantoj se smbushet se do meshkuj nuk i mjafton edhe boten po tu a japish.Tash edi pot lexoj edhe ty se je nn pikpytje ket pune tu e vendu se po mendon se nese ndahesh ski me dasht dikand sikur ai,apo thjesht ski me mund me harru at,poooor besom se koha ka me ti sheru plaget,gjithmone mendoje se ka pas raste te pamundura per tjert qe kan thane jo kurre ajo jo kurre kjo dhe Koha ka kallxu mas mirti se si kan mund mbas edhe pa ato.T betona se hala sje perballu me mat vshtiren por nese vendos mu nda ,ki me pa edhe vet se sa e forte dhe sa e pjekur mbas ki mu kan,shkurt e shqip perball cdo sfide n jete mo ki me qene e forte ,se muret e forta i thyen veç mo,e tjerat t duken si perditshmeri,karakteri ka me tu perforcu shume ma shume ,edhe ka me ardh koha ki me mendu ,qysh ni vajze si une ekam toleru qekaq shume ni krijese met nencmu e,mos met vlersu!!Mbas krejt asaj kohe shume ki me vlersu 1 Kohen 2 Veten 3 Kuptimin e pjekurise se vertet!! Tkisha preferu hidhe hapin ,mos tmashtroje prap se Zoti t lartesuar tka kriju,ki me qajt shume ndoshta krejt be tkuptoj fryme sen ki me marr ,amo vazhdooo valla be pot baj nshka tdush se ka met kalu ki mu habit bilee me veten ,edhe si fund mendoje se sa eki dasht ni njeri qe sta ka dit vleren ,e nesra sa mun me dasht te duhurin!!Thjesht rri drejte ,Zoti ste humb kurre!!Tpershendes nga Zemra!!

  2. Anna says:

    Shume faleminderit e dashur per komentin tend. Eshte pikerisht keshtu sic ti e ke pershkruar. Nuk e besoj dot as vet se sa shpejt ka kaluar koha dhe une e kam larguar nga vetja, pavaresisht se ai insiston per tu lidhur me mua. Por une i kam mbyllur plotesisht gjerat me te, dhe jam e hapur per nje tjeter lidhje .
    Te falenderoj nga zemra
    Anna ❤️

  3. Emine Doda says:

    Pershendetje Ama,

    Faleminderit qe ke shkruar perseri. Gezohem qe po ndegjoj qe kemi arritur te te ndihmojme atehere kur ke patur nevoje e shpresoj keshtu te jete edhe kesaj rradhe. Ne letren tende shkruan per nje lidhje ne te cilen ke qene per 4 vite. Kjo lidhje ka qene e karakterizuar me ulje dhe ngritje kryesisht per shkak te sjelljeve te te dashurit ne kete lidhje. Tash ke vendosur te ndahesh nga djali per shkak te sjelljeve te tia ndersa ai sigurisht po te lutet te kthehesh dhe po te premton ndryshim, gje qe ty po te ben te jesh shume ne dileme. Krejt cfare mund te te them eshte qe nje lidhje per te qene e suksessme duhet patur mirekuptim nga te dyja anet, duhet patur pelqim dhe dashuri, ne nje lidhje personi duhet te ndihet rehat te jete vetvetja dhe te kete besim, besim i cili normalisht arsyetohet. Nese mungojne keto nje lidhje veshtire te mbijetoje. Per te ardhur ti deri te nje vendim mundohu ta pyesesh veten nese kjo lidhje eshte ajo cfare gjithmone ke deshiruar? Mundohu te kujtosh se si e ke paramenduar nje lidhje romantike para se je gjendur ne nje te tille? A ka qene kjo lidhje ashtu si ajo e paramenduara? Nese do ishe bashkuar me ish te dashurin, si e paramendon qe do jete e ardhmja e kesaj lidhje? E mire apo jo? Sa afatgjate? Mundohu te ju japesh pergjigje ketyre pyetjeve, shpresoj te te ndihmojne t’I sqarosh mendimet e tua. Ti je ende shume e re dhe besoj qe do kesh edhe shume mundesi per te takuar njerez me te cilet potencialisht mund te krjosh lidhje. E rendesishme eshte te dish se cfare deshiron ne nje lidhje dhe nga personi tjeter, dhe te tjert do vijne vet.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar. Perseri, mos hezito te shruash sa here qe e ndjen te nevojshme. Cdo te mire per ty .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: