Ndarja

Ndarja

Pershendetje,
Ju kam shkruajtur edhe nje here para disa muajve dhe ju falenderoj se shumti per pergjigjen tuaj, e cila ishte me vlere dhe zgjidhje per jeten time. Une u ndava nga ish i dashuri ime, arsyeja? Me tradhtoi dhe genjeshtra pa fund , dhe mbi te gjitha eshte hera e dyte qe ndodh pikerisht e njejta situate. Une qe do sakrifikoja gjithcka per ate, madje do e vendosja edhe para familjes time duke hedhur poshte fjalen e tyre. Ndersa ai i hodhi te gjitha poshte. Dilte ne club me vajza, hiqej sikur ishte single, ndersa ktej bente te dashuruarin me mua. Ne kishim 4 vite qe ishim te lidhur, dhe ne keto 4 vite ai perseriti te njejtin gabim 2 here, pasi te paren e fala. Ne pergjithesi kemi shkuar shume mire me njeri tjetrin, njiheshim shume mire dhe benim gjithcka ne te miren tone. Por kjo qe beri mua me lendoi se tepermi. Ndoshta ai mund te mos me kete tradhetuar fizikisht, pasi une kte gje nuk e di dhe nk kam fakte, por ai me genjeu. Tani eshte shume i penduar dhe me kerkon ta fal. Me lutet cdo dite dhe shprehet se kesaj here gjerat do jen ndryshe dhe do ma beje jeten te lumtur. Do mi plotesoj te gjitha, por une e kam besim te thyer dhe nuk mund te kthehem dhe gjate gjithe kohes ta kem mendjen se do perseritet. Jam ne nje dilem shume te madhe, nuk dua ta fal, por ndjenjat, kam frike se do mbetem vetem, nuk do mundem te krijoj serisht lidhje me dike tjeter. Jane disa dilema te cilat me vendosin ne udhekryq per te marre vendime. Theksoj gjithashtu qe familja ime ishte ne dijeni te lidhjes sone, e kishte njohir ate dhe tani e di qe ne nuk jemi me bashke, kjo gje duket sikur i lumturon sado pak .

         

2 komente për “Ndarja”

  1. Edona!! says:

    Me beso se rastin e njejte e kam pasur,me falje shume e kam toleru ,per shoqerin time kam qene vajza e cdo mashkullit,mkan than lum aj djal qe ka met mar,pasi qe psiqiken cdo njeriut ja kam lexu ,dhe pa bere pytje aspak ikam sheru me fjale!!Amo tjeshe e bindur se 4 vite sjan pak,sidomos mbas tradhetise se pare nese ska mundur me u mbush mend,po ta garantoj se smbushet se do meshkuj nuk i mjafton edhe boten po tu a japish.Tash edi pot lexoj edhe ty se je nn pikpytje ket pune tu e vendu se po mendon se nese ndahesh ski me dasht dikand sikur ai,apo thjesht ski me mund me harru at,poooor besom se koha ka me ti sheru plaget,gjithmone mendoje se ka pas raste te pamundura per tjert qe kan thane jo kurre ajo jo kurre kjo dhe Koha ka kallxu mas mirti se si kan mund mbas edhe pa ato.T betona se hala sje perballu me mat vshtiren por nese vendos mu nda ,ki me pa edhe vet se sa e forte dhe sa e pjekur mbas ki mu kan,shkurt e shqip perball cdo sfide n jete mo ki me qene e forte ,se muret e forta i thyen veç mo,e tjerat t duken si perditshmeri,karakteri ka me tu perforcu shume ma shume ,edhe ka me ardh koha ki me mendu ,qysh ni vajze si une ekam toleru qekaq shume ni krijese met nencmu e,mos met vlersu!!Mbas krejt asaj kohe shume ki me vlersu 1 Kohen 2 Veten 3 Kuptimin e pjekurise se vertet!! Tkisha preferu hidhe hapin ,mos tmashtroje prap se Zoti t lartesuar tka kriju,ki me qajt shume ndoshta krejt be tkuptoj fryme sen ki me marr ,amo vazhdooo valla be pot baj nshka tdush se ka met kalu ki mu habit bilee me veten ,edhe si fund mendoje se sa eki dasht ni njeri qe sta ka dit vleren ,e nesra sa mun me dasht te duhurin!!Thjesht rri drejte ,Zoti ste humb kurre!!Tpershendes nga Zemra!!

  2. Anna says:

    Shume faleminderit e dashur per komentin tend. Eshte pikerisht keshtu sic ti e ke pershkruar. Nuk e besoj dot as vet se sa shpejt ka kaluar koha dhe une e kam larguar nga vetja, pavaresisht se ai insiston per tu lidhur me mua. Por une i kam mbyllur plotesisht gjerat me te, dhe jam e hapur per nje tjeter lidhje .
    Te falenderoj nga zemra
    Anna ❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: