Mrm

Mrm

Mrm jam nje vjz 18 vj dhe jam dashuruar me nje burre te martuar qysh se kam fillu te fls me ket kam filluar te habitem dhe mos te shkoj ne shkoll e duaaa shum dhe ai me do muaa sepse shum here ka rrezikur familjen e tij per muaa nuk di cte bej kam provuar te fls me diket tj duke menduar se do ta harroj po e kot me ndihmoni ju lutem ca mund te bej ?

2 komente për “Mrm”

  1. Ina says:

    Je akoma e re dhe ke jeten perpara.Hiq dore nga kjo dashuri se do lendohesh vete dhe te tjeret rreth teje.Mendo cfar pasojash do te kete per ty dhe familjen e tij nese kjo e fundit e merr vesh.Mund te shkaterrosh nje familje.Ndiq endrrat e tua dhe lufto per to.Perpiqu te harrosh ate,dil me miqte,studio ke jeten perpara. Do te njohesh dike me te mire se ai,qe fokusohet vetem tek ty dhe te do ty dhe nk ka nje lidhje apo familje si ai me te cilin flet.
    Shpreoj te kem ndihmuar sadopak

  2. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Nuk e di nëse kjo është hera e parë që ndjen diçka lidhur me një person, nëse po
    desha të të siguroj që kushdo që të ishte personi në fjalë, ndjenjat e tua do të ishin si ato që
    përshkruan. Me sa kuptoj nga më sipër ndihesh sikur nuk je më vetvetja dhe se je e shqetësuar
    për mbarëvajtjen në shkollë. Sidoqoftë e ke të pamundur të bësh diçka, ndihesh si e marrë peng.
    Pra do të bësh diçka po nuk mundesh. Fakti që ky person është i martuar e ndërlikon problemin
    në shumë rrafshe dhe besoj ndoshta se këtu nis gjithë dilema jote, apo jo? Nuk mendoj se disa
    këshilla konkrete se çfarë duhet të bësh do të ndihmonin shumë. Përkundrazi duke qenë se
    “zemra ka arsyet që arsyeja nuk njeh”, mendoj se po të vazhdojmë të flasim bashkë lidhur me
    këtë marrëdhënie mund të arrijmë ta ulim pak pështjellimin që ndjen. Mbetem në dispozicionin
    tuaj. Gjithë të mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: