Mirdita jam shum e shqetsuar

Mirdita jam shum e shqetsuar

Mirdita jam shum e shqetsuar nuk ndjej lumturi shpirterore mendja vetem po mer rin se po vdes sot apo neser dhe i frigohem shum se cka do te ndodh me mua pas vdekjes ose si do te ndjehen njerzit pa mua. .E imagjinoj si do te me varosin a do te ndjej dhimbje jam shum e shqetsuar nuk po gjej rehati shpirterore nuk mund te jem e lumtur per shkak te ketyre mendimeve qe sme len te qet …ju kisha lut me me ndihmu me ni pergjigje nga ana e psikologut ju falimenderit me keshilloni cfar te bej

3 komente për “Mirdita jam shum e shqetsuar”

  1. PSICOLOGA ITALIANA says:

    PERSHENDETJE !!!! Mos e mundo vten me keto gjera vdekja eshte e shkruar nga Zoti heret apo von te gjith do te vdesim …Shijoje jeten argetohu mos u mbyll ne vetvete per keto gjera sps nuk te sjell asgje krijo besim tek vetvetja qe te hecesh para jo te mendosh vdekjen …..Mos ki frik ti jeto nje here ashtu sic duhet ..Beja kete pytje vetes un nje dit se nje dit do vdes Po pse mos ta shijoj jeten sic duhet ???? Nje munsi te jepet per te jetuar ske dy vetem 1 jetojee sic duhet sepse jeta eshte e bukur …. Nje gje e bukur do ishte mos te rije ne shtepi shume dil me shoqerin sepse shoqeria eshte dicka e bukur dhe gjithmon argetoheshh…Mos transporto energji negative ndaj vetes mendo pozitivisht sado pakk .. Mendo per familjen qe te kesh nje te ardhme te bukur . FALIMINDRIT SHPRESOJ TE KEM NDIHMUAR SADOPAK !!!!

  2. Anonymous says:

    Kshu si ti jam dhe unn ka me shum se 6 muaj me te njejtat mendime thoja do vdes sot do vdes neser.per cdo gje kam frik dhe per te ardhmen frikosohem . Shpresoj shum qe ta kalojm kete periudhe te veshtire .Ajo qe me mundon me shum esht ato qe theme me vete se kam frik se mos po ndodhin ato qe them .Mundohem shum te mos i them por me dalin vete dhe kjo me tremb shumm .

  3. M. Sc. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur,
    faleminderit qe na ke shkruar. Frika nga vdekja ose mendimet e lidhura me vdekjen jane shume te zakonshme – pra nje pjese shume e madhe e popullsise I perjetojne rregullisht, ne faza te ndryshme te jetes. Vdekja eshte dicka e mistershme dhe eshte teresisht normale te kemi frike se cfare do te ndodhe pasi ne te mos jemi me. Gjithashtu dashuria qe ndjejme per njerezit e dashur dhe lidhja e ngushte me to na ben te ndihemi keq kur mendojme per vdekjen sepse ajo eshte nje menyre qe te ndahemi nga to perjetesisht.
    Menyra me e mire qe te merresh me keto mendime rreth vdekjes eshte ta pranosh ate si pjese normale e jetes. Kjo eshte nje tregues shume i mire qe ti e do jeten dhe deshira per te jetuar eshte e madhe. Por jeta ndodh cdo dite; njerezit qe do i ke rrotull cdo dite. Ajo qe mund te besh eshte te jetosh ne maksimum cdo dite derisa vdekja te mos jete me dicka qe te frikeson. Provo te filozofosh pak mbi vdekjen, ne terma fetare apo pagane. Cdo gje ne natyre lind, jeton e vdes. Eshte cikli normal i jetes. Nje dite te gjithe do te vdesim, edhe njerezit qe duam me teper. Frika iracionale ndaj ketij fenomeni vjen sepse ne refuzojme t’i mendojme keto gjera, sepse na duket sikur po e therrasim vdekjen disi. Por eshte e kunderta. Jeto e dashur, mendo per vdekjen si dicka normale qe mund te ndodhe ne cdo moment por statistikisht nese je e shendetshme do te ndodhe ne te ardhmen e larget e do te kesh nje jete te gjate e uroj te lumtur 🙂
    Te pershendes,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: