mentalitet patriarkal dhe dhuna ne familje

mentalitet patriarkal dhe dhuna ne familje

Pershendetje, s’pari ju pergezoj per punen e mire qe po e boni, po i jepni pak shprese rinise, dhe po jau mundesoni me u shpreh per probleme te shumta qe jane te pranishme ne shoqnine tone. Jam nje vajze 17 vjece, qe disa vite jetoj ne kosove pasi qe kom linde e jom rrite ne skandinavi. Une cdo dite ballafaqohem me dhune ne familje edhe prej kur kom qene e vogel e mbaj ne mend qe shpesh here kom qene deshmitare per dhune te ushtruar prej babit tim ndaj mamit gje qe ka ndikuar mjaft keq te une, edhe jo rralle here ka ndodhe qe babi me na abuzu fizikisht edhe psiqikisht edhe neve femijeve, mirepo pasi qe une kom qene gjithmone ajo qe kom rezistu besoj qe kom pesu shume me teper dhe kom pase perjetime shume ma t’randa edhe me t’vertete besoj qe krejt kto kane ndiku keq ne psiqiken time dhe me ka shkaterruar emocionalisht, nuk e di se cfar mbeshtetje une do te kem nese vendosi me marre masa per me i ndale krejt kto, pra, me e denoncu ne polici, nuk e di a ka me mujt najhere me e marr ni vendim t’tille, edhe PO puna eshte serioze, me se shumti po shqetesona per mamin sepse nuk dua qe ajo te perfundoje e vdekur per shkak te babit tim (i cili me shume gjasa ka semundje mendore) sic kane perfunduar shume gra te cilat ose nuk e kane ngrit zerin dhe kane toleruar (sic ben mami) ose nuk iu eshte japur mbeshtetja e mjaftueshme ose nuk jane marre seriozisht rrefimet e tyre nga policia apo sherbimet sociale, une i frikesohem babit edhe e di se cka oshte ne gjendje me bo, nuk e di se qysh kemi pase force me mbijetu shendosh e mire pas gjithe ketyre pervojave traumatike, nuk po mundem mo me e duru ket mentalitet te cilin e ka babai im! tmerrona cdo dite e ma shume prej veprave te tij edhe mka hupe krejt respekti qe e kam per te, nuk po e sheh se cfar shkaterrimi po na ben neve edhe cfar padrejtesie po ben, ai po mendon qe oshte tu e bo ni sen t’duhun edhe qe ka te drejte me ushtru dhune ndaj neve, nuk po muj mo me toleru, nuk jemi prone e tij e as borxh nuk i kemi send, po ndina e humbun nuk po di se cka me bo..

4 komente për “mentalitet patriarkal dhe dhuna ne familje”

  1. bena says:

    po mvjen shume keq, edhe une ka kohe qe ndina kshtu shkaku “babait” po tkuptoj shume mire, as nuk je per me qu npolici as me duru torturen qe tbahet shkaku tij, fol me ndokend te afert, tpakten te lirohesh nga izolimi, ishalla te ndihmon zoti, baba im nuk ushtron dhune, vetem psiqikisht na ka shkatrru edhe njejt so ti e di qka eshte ne gjendje me bo, gjithe me friken se ndodhe diqka neser, ishalla e kalon ket sen ma leht e ishalla bahet naj zgjidhje se me te vertet eshte shtire, zoti te ndihmoft

  2. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe e ke ndare kete me neve.
    E kuptoj sa e rende eshte per ty, nenen dhe vellezerit e motrat tua te jetoni ne nje ambient te tille te mbizoteruar prej dhunes, dhe megjithese tani je rritur dhe ke arrite ta kutposh me objektivisht gjithe kete situate mirepo patjeter qe me te rende e bene fakti qe eshte ka flitet per babain tend si ushtrues te dhunes, dhe kjo e bene ende me te veshtire ballafaqimin me kete situate.
    Ke te drejte me pershkrimin, fatkeqesisht dhuna ne familje eshte prezente ne shoqerine tone dhe ka qene per shume kohe, madje per shume kohe nuk eshte pare si dhune por dicka shume normale dhe e pranueshme.
    E mira eshte qe megjithe prezencen, koheve te fundit vetedijesimi i shoqerise dhe femrave ne vecanti eshte ngirtur dhe kjo me nuk shihet si normale, por e papranueshme, madje si shkelje e rende ligjore dhe e denueshme me ligjet ne fuqi. Ne idnetifikimin e dhunes ne familje dhe mbeshtetjne e te mbijetuarave te dhunes veprojne nje zingjir i mekanizmvae shteteror dhe shoqeror. Duke perfshire ketu policine, qendrat e punes dhe mireqenies sociale, strehimoret e licencuara ne ndihme te mbijetuarava te dhunes ne familje dhe organizata te tjera joqeveritare qe ndihmojne fuqizimin e gruas.
    Fakti qe na ke shkruar tregon qe je e fuqizuar, je e ngopur me kete situate dhe tani po kerkon zgjidhje per kete problematike.
    Me larte i ceka cilet jane mekanizmat qe veprojne ne rast se ju e vendosni ta raportoni, ti ke lindur dhe je rritur jashte vendit dhe ke pase fatin ta modelosh nje tjeter forme te funksionimit te familjes ne ate vend, poziten e burrit dhe gruas, respektin e ndersjelle dhe kurrsesi prezencen e dickaje te tille. Por, per te i kuptuar me mire gjeneatat e prinderve e gjysherve tane, ata fatkeqesiht jane rritur me idene se kane te drejte ta bejne nje gje te tilled he pa dale dikush te ju thote qe realisht kjo qe ata bejen eshte teresisht e papranueshme. Dhe ti sic duket je e vetedijshme per kete gje, duke vene ne pikepytje shendetin mendor te babait tend dhe duke thene se ai nuk e dine cfare ju ka shkaktur dhe cka eshte duke ju shkaktuar juve. A ke menduar qe ndoshta babai juaj ka nevoje per ndihme?
    A kane provuar prinderit tuaj ta zgjidhin kete problematike ne ndonje forme dhe si ka rezultuar? Por ju femijet si silleni ne raport me te? A ke menduar qe ndoshta babai juaj ka nevoje per vetedijesim mbi pasojat psikologjike dhe emocionale qe mund te ju shkaktoje juve? A e keni disktutuar mudnesine per ta referuar te ndonje psikolog per te marre trajtim?
    Ose provojeni njehere te diskutoni hapur dhe pa fajesime me te mbi krejt kete dhe shikoni sa i gatshem eshte ai te ndryshoje, duke i ndihmuar edhe ju ne kete.
    Me shpresen qe sado pak kam arritur te ti me pergjigjen time, une te pershendes dhe te ftoj te me shrkuash prap.

    Sinqerisht,
    Vahidja

  3. Timmy says:

    Une nuk mendoj se babai i saj do te pranoje te trajtohet, pasi ai po te kishte vetedije nuk do te sillej ashtu. Une mendoj se duhet folur me ndonje psikiater dhe ai te pershkruaj barna. Pas nje kohe ai do te stabilizohej …

  4. admin says:

    E dashur,
    Te falenderojme shume qe na ke besuar me brengen tende, dhe te pergzojme per vendimin per te kerkuar ndihme, dhe zgjedhje per nje situate shume te rende me te cilen je duke u ballafaquar ti dhe gjithe familja. Nese deshiron, ne mundemi permes sherbimeve perkatese te lajmerojme rastin tuaj. Per te bere kete na duhet pelqimi yt. Ti mund te na dergosh nje kontakt tendin, i cili nuk do te postohet ne faqe, pasi qe faqja administrohet nga ne.

    Gjitha te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: