Menstruacionet

Menstruacionet

Pershendetje stafi NUKJEVET !
Une ju shkruaj sepse kam disa muaj qe kam crregullime te ciklit menstrual,cikli me ndryshon shpesh gjat muajve zakonisht varion nga 2dite deri ne 5dite ose maksimumi 8dite vonese. A eshte dicka per tu shqetesuar?
Qe prej fillimit te ciklit menstrual ne moshen 13vjecare cdo muaj kam pasur cikel por eshte me vonesa sic e kam permendur me siper.
Gjithashtu kam rreth 2vite qe kam marredhenie intime te rregullt,dhe nuk perdor kontraceptiv.
Perdor gjate muajit vec nje ilac per dhimbje koke pasi jam vizituar dhe me kane thene se kam migrene (ilacin e perdor vetem ne rast dhimbje koke) .
Ju faleminderit per kohen !

         

Një koment për “Menstruacionet”

  1. admin says:

    Pershendetje e dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.
    Vonesa e ciklit deri ne maksimum 8 dite nuk eshte dicka shqetesuese, pasi cikli menstrual mund te kete vonesa disa diteshe sidomos ne kete moshe. Nese ne ne vazhdim do ndodhe qe vonesat te jene me te gjata, te keshillojme te beshe nje vizite te gjinekologu.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: