Mendoje qe me genjen

Mendoje qe me genjen

Persh!! Stafi desha te bej nje pytje jam ne lidhje me nje vajz qe 4vite dhe problemi qendron se un smund ti besoj asaj ,sme ka genjyer asgje dhe se kam zen asniher po gjithmon me duket tipi i dyshimt ne pamje fizike ne gjeste ,kto probleme kan ndodhur mas 2yviti qe un humba besimin tej ajo vetem per shkak sjelljev si me then mendjemadhe ,dhe jam i bindshem qe me genjejn sdi nga me vin kto mendimet e kqija por qe dy vite spo me kalojn kto dyshime sdi qfar te bej , prej mendimev te keqija jam ftohur nga ajo sillem keq me te ,dhe kam ndryshur ne ndjenja ,kam shum stres ter kohen mendoj qe me genjen smund as te kenqem ne mardhenjet intime , mundona mu qetsu por kam shum inat ne te ngase mendoj qe me mashtron ,jam shum i lodhur nga kjo lidhje sme pelqen me asgje sme ben te lumtur asgje ,nervozzohem shum , por e dua ende , kur sflas me te behem shum nervoz por sja shpreh dot smundem se di ku qendron problemi ndoshta stresi me ben qe te mos e ndjej dhe ta urrej , thone qe ku ka dashuri ki dhe urrejtje ,inat, a ndodh qe e dua shum nga frika qe me mashtron apo ku qendron problemi,si ta largoj stresin mendimet e kqija ,vullnetin e keq qe e kam , a te mos flas me te nje koh te gjat apo esht me mir te flas me shum dhe te kaloj koh me te ssa me shum ? Ju lutem te me ndihmoni me nje keshill ?

         

2 komente për “Mendoje qe me genjen”

  1. Bc says:

    Une te kisha propozu te flasesh me te dhe ti zgjidhesh problemet.

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. E lexova me vemendje letren tende dhe e kuptoj shqetesimin tend. Je duke dyshuar qe e dashura eshte duke te tradhtuar dhe ky mendim po te ben te ndjesh hidherim ndaj te dashures tende. Pastaj ky hidherim po te ndalon te jesh mire me te dashuren dhe me lidhjen tende, dhe keshtu me rradhe. Do te thote gjithcka nis nga nje mendim, dhe po ben mire qe je duke kerkuar menyra se si te ndryshosh kete situate. Ndoshta eshte e rendesishme te dijm nese ke ndonje fakt konkret e cila tregon qe e dashura po te tradhton. Levizjet trupore mund te thone shume por duhet ditur te deshifrohen ato ne menyre te sakt. Ndoshta nje shembull konkret te ketyre sjelljeve ne nje situate te caktuar edhe mund ta analizojme?! Me trego pak me shume edhe per lidhjen tuaj. Si shpesh shiheni ju te dy? A beni aktivitete te perbashketa? Cfare ka ndryshuar ne sjelljet tuaja si cift keto dy vitet e fundit? Si i zgjidhni ju problemet zakonisht? Keto informata do na kishin ndihmuar ta kuptojme me shume situaten dhe te japim keshilla me relevante.
    Ndoshta eshte mire te provosh te komunikosh me te dashuren tende per te gjitha keto mendime. Pastaj te vendosni bashkarisht se cili do ishte opsioni me i mire, te qendroni larg njeri tjetrit per nje kohe te shkurte dhe te shihni si qendroni ose te vendosni te kaloni me shume kohe sebashku, te beni me shume aktivitete te perbashketa te cilat mendoj ne nje lidhje ndikojne pozitivisht.
    Nese ke qasje te lehte me nje psikolog/e me te cilin/en kishe mundur te mbash seanca te drejtperdrejta, te sugjeroj ta besh nje gje te tille. Do i kishe perpunuar keto mendime me shpejt.
    Shpresoj qe letra ime te ka ndihmuar sadopak. Pres te na shkruash perseri. Cdo te mire .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: