Me tregoni si te veproj

Me tregoni si te veproj

Pershendetje, deshta te mar mendimin e juv,jam ne lidhje serioze qe dy vite me nje djal na ka shku lidhja shume mire gjithmone e kena kuptu njani tjetrin edhe kena fol per shume sene per te ardhmen bashk edhe ka qen shume serioz gjdoher mirpo kohve tfundit shume po me paragjykon me preteks qe kishe un dal me tjer e flas me tjer pa dal un hiq veq ja fut kot pa dite edhe spom beson mthot duhet mem bind ti mu me tbesu a nfakt un qe dy vjet gjith i kom nejt afer e kom mbeshtet gjithmon edhe e du shume nuk e di si bindet njeri ndryshe kur dy vjet osht seriozisht me ni person ,ndodh kajher kur nervozohmi shtyhmi per diqka kurr nuk e ofendoj me tfjal trana se di me kontrollu veten ,aj mthot fjal trana Zoti tvraft, ishalla tlajn met edhe osht shum vesveseli qe mu pom lendojn shume qito fjal e kom duru shume her ma spo muj se pom. ran spo muj me fol njejt sikur mos mem than sen pastaj aj mthot ti sum don qysh jom qysh munesh me dasht ni person qe t lendon me fjal trana jom person qe smuj bahna kishe ska ndodh sen qitash edhe jom lodh shume prej mosbesimi ti prej paragjykimeve prej fjalve trana thjesht veq mflet ama e di qe sum beson me shpirt qysh i besoj un ati kajher po tutna me mar vendime ma tmdhaja mos ushtron dhun ndaj meje ma vone un jom largu prej ti para nje muji spo muj foli me to sikur ska ndodh sen. Sipas juve qysh me vepru me to pres pergjigje prej juve. Gjithe te mirat!

         

Një koment për “Me tregoni si te veproj”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe ndan shqetesimin tend ne nukjevet. Duket se gjithcka ka filluar pas dyshimeve te tij se shoqerohesh me te tjere. Nga menyra se si e ke pershkruar duket se jane dyshime pa baze, pra nje xhelozi e lindur pa shkak. Gjate kesaj periudhe kjo xhelozi e ka bere ate te te keqtrajtoje me fjale dhe te te beje te ndihesh keq dhe te dyshosh nese marredhenia juaj mund te vazhdoje keshtu, apo nese mund te perkeqesohet me tej.

    Ajo qe mund te te them eshte se nese xhelozia eshte me te vertete pa shkak, atehere kemi te bejme me nje problem besimi ne marredhenie, i cili nese nuk zgjidhet, mund te jete i mundimshem dhe ne vazhdim. Ajo qe do te te rekomandoja eshte te uleni dhe te bisedoni, te degjoni ate cfare ka per te thene tjetri, me durim dhe qetesi. Marredhenia e mire qe keni pasur me pare dhe besoj ka zgjatur me shume kohe se sa kjo periudhe mosbesimi, me tregon se kjo situate mund ta kete nje shpjegim te pranueshem e te kuptueshem per te dy. Perndryshe, nese xhelozia eshte pa baze dhe penguese ne marredhenien tuaj, rekomandoj qe te reflektosh gjate me veten per te pare se cfare nuk ka funksionuar, a ekzistojne mundesite qe kjo gjendje te permiresohet, dhe nese ti do te deshiroje te kishe nje marredhenie te tille. Megjithate, me aq sa ta lejojne mundesite, pervec reflektimit personal edhe krijimi i nje dialogu me partnerin do te te ndihmonte per te kuptuar me shume.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: