Me Psikologun per lidhjen 😢

Me Psikologun per lidhjen 😢

Pershendetje stafi nuk je vet. I/e nderuar. Jam nje vajz 23 vjeqare . Jam ne lidhje me nje djal qe 5 vjet dhe tash jemi fejuar. Punt i kemi pak ndryshe nuk po martohemi se jam ne shkoll dhe ai o tu punu. Veq dishka kohve te fundit e kam ni ndjenj qe skam mo ndjenja per to shum po bohna nervoz pe ndi veten keq. Un po du mu martu. Thjesht pse pom doket ni ndjen se sa her qe po zgasin ditet mujt e mu pom bahet bajat ky person, diqysh sa po zgasim qeshtu fejunee pom doket qepo ftohna pse mundet mem ndodh kjo telutem me kallxoni?

         

3 komente për “Me Psikologun per lidhjen 😢”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje Aida,
    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    Qenkeni qe pese vite bashke dhe tashme te fejuar, mirepo sic ke thene koheve te fundit po ndihesh parehatshem me ndjenjat tua karshi tij. Po e ke nje frike qe ndoshta mos po pushon se dashuruari ate, nese e kam kuptuar drejte?
    Duket qe angazhimet qe keni nuk po ua mundesojne te martoheni tani, dhe si une po e kutpoj po e sheh martesen si nje siguri per lidhjen tuaj dhe konfirmim te dashurise qe e keni. Te te pyes se pse ke filluar ta keshe kete frike ne raport me ndjenjat tua ndaj tij? Ka ndodhur dicka koheve te fundit mes jush qe te ka bere te mendosh dhe te ndihesh ndryshe?
    Ka ndodhur dicka te ty apo ke pare ndonje ndryshim te ai?
    Pajtohemi qe martesa eshte nje avancim i lidhjes, dhe meqense filloni te jetoni bashke dhe keni pergjegjesi familjare dhe sociale, pritet qe lidhja te jete me stabile. Mirepo, prap eshte e rendesishme ta vendosni nje nivel te thelle komunikimi mes jush, ne menyre qe te jeni te hapur, te diskutoni per te gjitha gjerat dhe keshtu bashkerisht te gjeni zgjidhje per te gjitha shqetesimet me te cilat ballafaqoheni. Edhe tash, sa jeni te fejuar.
    Ne shoqerine tone tradicionale, kutophet qe edhe ndikimi dhe presioni nga ana e rrethit dhe familjes ne keto gjera, verehet dhe le ndikim. Sa eshte ky nje shkaktar te ti?
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap.
    Sinqerisht,
    Vahidja

  2. Tuana says:

    Pershendetje jam nje vajz 19 vjeqare , kur jam kan 6 vjeqare prej msyshit ja kam nisur me belbezu , Ende belbezoj pak dhe po ashtu syri me eshte gemtuar prej msyshit. Gjdo her kam dashur te shkoja te mjeku por familja gjdoher mkan lendu , kan qeshur per ket gjendje.gjdo her jam ndi keq dhe e vetmuar, prinderit e mi me shum Jan Duke u kujdesur per motren tjeter 28 vjeqare, mua gjithmon um lajn anash pergjdosen mua me fajsoj ,me rahin,ndonjher nuk me japin buk ,ma permenin buken , dojn mem martu me zor qe kan ardhur to msit ,un nuk dua te martohem sepse Qe 3 muaj jam njoftuar me nje djal nga gjermania , shum i bukur shum ka Respekt dhe me don shum.kemi vendosur me hik sepse familja ime nuk dojn mem feju me te dashurin . sepse ai ka tjeter fe ,dmth eshte katolik por mua nuk me intereson , e dua me gjith shpyrt ,ka nje familje shum te mir , ai qe 2 muaj eshte shkuar ne Afghanistan sepse ai eshte ushtar ai duhet te ri atje 7 muaj per tu bere shef. E pastaj do te hikim. Por un kam shum frik ti tregoj se belbezoj pak dhe kam synin gemt por aspak nuk diktohet nuk Mund ti tregoj sepse nuk dua ta humbi kam shum frik, shum e dua ,teper per to e jap jeten tem. Shum jam e dashuruar tek ai .nese e humbi un vdes pa të .Ne kete jet vetem at e kam shum e dua . Ju lutem me ndihmoni aspak nuk jam mir, ri vetem ne dhom TU mendu. Ju lutem

    1. admin says:

      Pershendetje,
      Ju falenderojme qe ndate me ne shqetesimin e juaj, mirepo per te marre pergjigje ju lutemi qe pyetjen tuaj ta beni ne opsionin “Pyet Ekspertin” e jo te komentet, pasi vetem ne ate menyre ekspertet tone mund t’ju pergjigjen.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: