me pelqen nje djale

me pelqen nje djale

Pershendetje! Mua me pelqen nje djale dhe me pelqen me te vertet shume. Eshte hera e pare qe i kushtoj rendesi ketyre gjerave.. Nejse, problemi eshte se per ca kohe ky djali me shihte, me qeshte e kshu gjerash qe tregonin se ai me pelqente. Une e kam klase afer tij dhe sa here dilja ne korridor, e shihja aty duke me pare. Une nuk ia dija emrin dhe pyeta nje goce qe ai e kishte ne klase. Dhe ajo goca ma tha emrin e tij, por me tha qe do i thoshte atij se une e pelqej. Une nuk doja qe ti tregonte, por ajo nuke di se ca beri: a i tha apo jo. Vetem se ai tani silliet me mua sikur nuk egzistoj dhe me kjo gje me dhemb. Ju luutem me jepni nje keshille qe te me beje pune te zbuloj se a me pelqen sadopak ai.
Faleminderit!

         

Një koment për “me pelqen nje djale”

  1. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ne te tilla raste besoj se ka vetem nje menyre per te hequr dyshimet, do te te duhet te gjesh nje menyre komunikimi me te. Fakti qe ai po te injoron tani nuk mund te kete shume kuptime. Ndoshta eshte i ndrojtur pasi ka te njejten terheqje ndaj teje, por ashtu si ti eshte i ndrojtur Mund te gjesh nje menyre per te krijuar nje ure komunikimi me te dhe te kuptosh se si eshte ai ne komunikim te drejtperdrejt ndaj teje. Do te te duhet vetem pak guxim ndoshta dhe pak takt  por mendoj se eshte me mire te dish se sa te vazhdosh te qendrosh ne dyshim te vazhdueshem. Te mirepres nese do duash ta vazhdojme biseden. Gjithe te mirat.
    Perzemersisht,
    Dorina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: