Me ktheni pergjigje ju lutem..

Me ktheni pergjigje ju lutem..

Pershendetje, kam shume nevoj per ndihmen tuaj, ju lutem me tregoni se si t’ia bej?!
Po e nis pak me veten time, une jam ne master tashme, edhe para disa viteve pat fillu pak nje forme ankthi edhe une vet se dija se qka pom me ndodhe! Mas nje kohe filloj me shume, deri sa kaloj ne atake paniku, momente te tmerrshme qe veq Zoti e di edhe ai qe e provon. Mbas disa kohe fillova te marre terapi dhe ende jam me te, mirepo me doze shume te vogel. Qka
po me shqeteson me shume
per momentin eshte se une flas me nje djale qe nje kohe te gjate, nuk takohemi shpesh sepse ai jeton ne nje shtet tjeter, mirepo ende nuk e din gjendjen time, paksa e ka kuptu se jam person i ndjeshem dhe me pak stres. Une se di si t’ia bej?!!! A ti tregoj saktesisht apo qysh? Ose ne qfare forme me i tregu? A mi tregu edhe per hapa? Po kam frike se nuk
me kupton dhe ku e di se qka ka me mendu per mu 😟, ju lutem me zemer me thoni qysh ti’a tregoj, qka ti them dhe si te i’a bej?! Faleminderit shume

         

2 komente për “Me ktheni pergjigje ju lutem..”

  1. Anonym says:

    Pershendetje e dashur, e kuptoje shume mire situaten tende sepse mua ankthi me filloi vitin e pare te fakultetit. Edhe une si ti isha shume keq por nuk fillova te pi hapa sepse mundohesha ta mposht e vetme, sigurisht nuk i kisha te gjitha simptomat e nje ankthi te madh shyqyr Zotit por perseri ishte shume e veshtire.. Eshte diçka qe nuk kalon menjeher dhe kerkon koh, mundohu qe ne ato momente te kuptosh se nuk po te ndodh asgje e keqe ne realitet, jan thjesht mendimet e keqia.
    Nese ke besim ne ate djal tregoji qe je person i ndjeshem dhe me ankth, por ngadal ngadale derisa ti besosh sa duhet, sepse nuk eshte ndonje semundje por ankth. Konsultohu edhe me ndonje psikolog qe te ndihesh me e lire.. Gjith te mirat.

  2. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke shkruar. Me sa duket i druhesh faktit se mos gjykohesh nga ana e djalit me te cilin bisedon dhe kjo ne vetevete eshte shnderruar per ty ne nje faktor tjeter qe te shkakton ankth. Do doja te kuptoja pak me shume friken tende ne kete drejtim. Ke frike se do te te mendoj si jo te shendetshme? Apo ke frike se do te te keqkuptoje? Cila do qe te jete arsya mendoj se do te ishte mire qe te mundoheshim se bashku te kuptonin marredhenien qe ti si fillim ke me kete shqetesim qe po kalon dhe me tej do ta kesh me te thjeshte t’ja shpjegosh tjeterkujt se si po ndihesh.
    Me duket se ti vete e gjykon veten dhe ndihesh e turperuar qe je duke marr medikamente dhe prej ktej buron gjithe ky shqetesim per t’ja treguar te tjereve. Te ftoj te bisedojme pak me gjate mbi kete shqetesim ne chatin e http://www.nukjevetem.al per nje bisede me te drejtperdrejte.
    Te mirepres.
    Perzemersisht, Dorina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: