Me falni

Me falni

Pershemdetje jam e martuar qe dy vite .mirpo burri nuk me ndegjon asgje esjte shume i afert me familjen e vet me mua nuk bisedon asgje per jeten si me pas diqka ma te larget rrin me mua aj vetem ka qef me vazhdu jeten e presim nje vajz po jam shume e merzitur se qka ti thot dikush ban qysh ti thojn

         

Një koment për “Me falni”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe ke nda shqetesimin me ne.
    Eshtë plotësisht e kuptueshme – që ju mund të ndiheni e irrituar, e mllefosur, kur ju nuk ndegjoheni nga partneri, keni mungese komunikimi dhe kjo sigurisht dhemb .
    Thoni se keni dy vite martese, ju ndiheni sikur ai ju larogon, atij i pelqen te rrij vetem, dhe krejt kjo tinegellon sikur ju nuk e njihni mire njeri tjterin dhe se martesa e juaj ka ndodhe shpejt e shpejt?
    Komunikimi i hapur eshte celesi i cdo mosmarrveshje,prandaj ështe e nevojshme që mes jush e zhvillohet nje komunikim i qete, i hapur dhe kosntruktiv.
    Problemet e komunikimit në marrëdhënie bëjnë që edhe momentet më të thjeshta të ndjehen të vështira, dhe ndonjeherë edhe pyetja më të thjeshta si “çfarë doni për darkë?” mund të shndërrohet në një konflikt kur ju keni një reagim negativ ndaj tonit të zërit të partnerit tuaj, ose mënyrës se si ai ju përgjigjet(ose nuk ju përgjigjet).
    Gjeni momentin kur nuk jeni duke debatatu,kur egziston qetesi mes jush, dhe fol per ndjenjat e tuar, shprehu hapur se sa e lendueshme eshte ky moskpmunikim mes jush, pyet per pritshmerit e tij ndaj teje, shprehi pritshmerit e tua ndaj tij, dhe gjeni nje kompromis mes jush.
    Qe mardheja te funksionoj duhet totelarence mes te dyve, por mbi te gjitha duhet besim te njeri tjerti, prandaj duhet te punoni qe te dy në ktë drejtim.
    Besimi fitohet sa me shume qe flisni dhe jeni te sinqert me njeri tjetrin.
    Te deshiroj gjithe te mirat,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: