Mbi pesha

Mbi pesha

Jam lushja dhe jam 13 vjeqare do te doja tju kisha pyetur nese mund te kete diqka qe te heq peshe sepse jam paksa me mbi peshe nese ka ndonje rekomandim ju lutem me tregoni

         

Një koment për “Mbi pesha”

  1. MD. Mrsc. Ph.D. Ilir Begolli - Mjeksi Sociale says:

     Provo duke e zvogëluar sasin e ushqimit që e merr gjatë shujtës. Poashtu duhesh ti merr ma shpesh shujtat dhe me sasi më të vogël dhe kjo të siguron se do ta kesh gjithnjë ndjenjen e ngopjes. Poashtu eliminoji nga përdorimi apo perdori ne sasi të kufizuara brumërat ( pitet, bukën, apo produktet e ngjashme). Reptësisht ndalohen pijet e gazuara me sasi të lartë sheqeri( Cola pijet apo ato të ngjashme) si dhe ushqimet e përpunuara si patatinat me krip, Smoki, Chipsa e të ngjashme. Gjatë kësaj kohe lëvizni sa më shumë në natyrë dhe përdorni pemë me më pak sheqer si portokalli, mandarina. Gabimi më i madhë tek dietat është kur filloni të  bëni urri apo ti elimononi komplet ushqimin dhe hani vetëm një herë në ditë . Kjo nuk është në asnjë mënyrë e shëndosh dhe posa ta braktisni dietën do të filloni të merrni ushqim edhe më tepër se më parë pasi që qelizat një kohë të gjatë kanë vuajtur në urri dhe tentojnë ta kompenzojnë atë mungesë të elementeve të nevojshme për të funksionuar normalisht

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: