Martese pa dashni – zgjidhje

Martese pa dashni – zgjidhje

Pershendetje
Jam 21 vjeqare, qe nji kohe foli me ni djal vetem virtualisht, po se di edhe pse nuk e kam taku e ndjej se e du me shpirt edhe zemra jem i takon atij. Po familjes tem kjo iu ka pengu, se ai eshte prej shqiperis e une prej kosoves, me kan than mu largu, po se di nuk mujsha me nejt pa fol me to 😔. E kohet e fundit edhe me ata skemi fol shume mire, nuk e di u perlajshim shume po e di se mka desht shume, ma ka deshmu ne plot menyra. Po tash kur erdhem ne kosove, sikur per hajgare nisi krejt edhe se di ma kan gjet ni djal, edhe krejt me bojshin presion me taku, e kam taku edhe kom fol me me kete djalin, eshte i mire i sjellshem, po une nuk po ndjej sen per to, se di veq nifar ngushtimi e dhimbje ne gjoks. Foli me kete djalin e kosoves, po jo shume se punon, e ai mka shkrujt po nuk po flasim ma, se nuk mundem mu sjell kaq ult me dikon. Deshira e jem eshte me u largu prej ketij djalit te kosoves, edhe me harru kete tjetrin, se familja e jeme mkan than qe kurr ne jete nuk me lajn me marr ata, veq nese du mi humb kta pergjithmon. Edhe pse ai tash per mu eshte gjithcka, mka than se me rrin afer per cdo sen e sdon mem lan me gabu, e me prish jeten teme, me marr dikond qe se du, po i kam than se ai eshte qe duhet me u largu 😔😢 edhe pse e du. Ky djali eshte i sjellshem po spom hin ne zemer, spo di qysh mi than mos me fol, se e kam taku dy here po tash jam jashte, e ky sa here flet me thote se kishe me don e kshtu, as spo mundem mi besu as kurgja, qysh mem desht kaq shpejt, as dy jave. Veq problemi jane edhe familja e jeme qe nuk me lajn mu largu, e e dojn kishe hala pa e njoft mire, nuk iu intereson hiq se mu zemra me dhemb. Po me thojn qysh e ki desht ata, ki me desht edhe kta, po spo muj bre 😔😔😔😔Qysh mu largu qe mos me lendu as kta, po as veten kshtu, edhe pse e di qe ata qe e du nuk muj me marr, se familjen teme smundem mi humb kurre😢😢 Ju lutem mem ndihmu, sinqerisht.

2 komente për “Martese pa dashni – zgjidhje”

  1. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje Vale,

    Ju faliminderit per gatitsherine per keshillim.
    Nga letra e juja po kuptojme qe po kaloni nje situate tensioni dhe me shum dilema dhe presione rreth percaktimit te partnerit.
    Kete vendim e ben edhe me te veshtire presionet dhe qendrimet e prinderve, ne kuptojme qe prinderit perpiqen qe femijet te ja dalin ne menyren me te mire dhe shpeshere si pasoje e ketyre deshirave arrijn edhe te bejn presione nga me te ndryshmet.
    Ndoshta per te arritur qe te kuptojme me mire situaten e prinderve te jauj ju lutem na shenoni ne letren e rradhes se cfar jane pengesat ose shqetsimet qe familja juaj konderston nje lidhje me nje djal nga Shqiperia, cfar jane frikat e tyre?? A keni arritur me bisedu rreth ketyre qeshtjeve, a ka hapsire qe ju me bisedu me prinderit e juaj dhe me sqaru se cfar ju pelqen te djali nga shqiperia dhe pse mendoni qe ajo eshte zgjidhja me e mire per ju.
    Qe sa kohe e jeni ne kontakt me djalin nga shqiperia, a konsideroni qe e njiheni mire dhe eshte nje person tregon respect dhe kujdes per ju dhe mund te imagjinoni veten ne te ardhmen me te?
    Cilat jane faktet qe ju keni mundesi me I bind familjaret e juaj qe nje djali nga shqiperia eshte partneri me I mire I mundshem?
    Ndoshta familja juaj ka nevoje me teper informacion dhe hapsire per te kuptar rreth ketij personi.

    Po e kuptoi shum mire shqetsimin dhe brengosjen e juaj lidhur me djalin nga Kosova, e kam parasysh se ne te kaluaren njerzit edhe pas dy takimeve kane marr vendime per nje martese por duke konsideruar rrethanat dhe zhvillimiet momentale sot ehde tek ne shqiptaret une konsideroi qe ju keni nevoi me e njoft me teper dhe me jap mundesi me teper ta njiheni?
    A egziston ndonje presion nga familja qe ju duhet te percaktoheni per djalin nga Kosova ???!!!
    Valja, ne te gjithe pajtohem qe familja ka shum rendesi, prinderit po ashtu jane figura shum te rendesishme ne jeten tone, por ne kete faze ku ndodheni ju eshte shum e rendesishme te kuptohet se ketu ka te bej me ju dhe jeten e juaj personale dhe vendimi per casktimin e partnerit dhe personit qe juve ju beni te ndiheni mire, e respektuar dhe vlefshme duhet te jete perzgjidhje nga ana e juaj, keshillat , sugjerimet jane te nevojshme por percaktimi duhet te behet nga ana e juaj.

    Deri ne letren e rradhes, mirembeteshi!

  2. Valja says:

    Pershendetje,
    Shume faleminderit per pergjigjien.
    Une jam shume e lidhur me prinderit e mi edhe tash qe po i kundershtoj per kete zgjidhje po ndihem shume keq, se e di qe ata veq te miren ma dojn mu, po prape spo muj nd me e paramendu te ardhmen ashtu qysh kta te dy po fojn. Prinderve te mi ju pengon shume qe une kam me shku ni vemd aq larg, po mendojn se ai ka veq sjellje negative e ai eshte shume i ndryshem prej neve. E di qe mdoshta as ai nuk eshte perfekt po as une nuk jam, po mundohem me iu tregu atyne se na te dy mundemi me e plotsu njani tjetrin, e ata me thojn se mundesh me zavendsu me dikon tjeter, e po mu veq me mendu kshtu me dhemb zemera e leje me ndodh dicka e tille. Ata po me thojn tash qe mudnem mefol me to edhe me u martu me to, edhe kan me pranu po kurr nuk kan me pranu me deshire, kishe veq per mos me ma prish jeten. Po nese vazhdoj me to tash po ndihna keq, se pi boj edhe ata me u ndi keq, per kete ardye spo di cka me ba, edhe qysh me vendos, veq ju lutem shume mem mkshilllu prape. Faleminderit shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: