Mardhenie intime

Mardhenie intime

prsh jam ni djal 20 vjeqar dhe jam ne lidhje qe 5 vite me nje vajz a esht momenti me ba mardhenje .. dhe nese ska deshir ajo

         

2 komente për “Mardhenie intime”

  1. anisa says:

    JO!
    Ne asnje menyre. Nuk duhet kurre te besh dicka pa deshiren e partneres. Ajo nuk eshte kukull per perdorimin tend. Eshte njeri qe ka te drejte te vendosi se kur dhe si do ti kryeje marredheniet.
    Nuk ka nje formule te caktuar per kryerjen e marredhenieve, pervec faktit qe duhen bere me deshiren e te dy paleve te perfshira.

  2. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. Lidhur me pyetjen tende ku thua qe je ne nje lidhje qe 5 vite me nje vajze dhe a eshte momenti per te patur mardhenie tash edhe nese vajza nuk deshiron, nuk mund te themi qe ekziston nje rregull e prere rreth asaj se kur nje cift vendos te kete mardhenie. Ky vendim vjen si pasoje e ndoshta besimit te krijuar mes ciftit dhe besimeve qe secili i ka ne lidhje me mardheniet seksuale. Une e kuptoj qe per ty mund te jete shume gjate te presesh 5 vite per te patur mardhenie por sic duket per te dashuren tende nuk eshte gjate. Dhe kjo eshte dicka qe ju te dy duhet ta diskutoni dhe ta sqaroni. Ne asnje menyre nuk eshte ne rregull te kesh mardhenie me nje person i cili nuk deshiron nje gje te tille. Ne fakt te paturit mardhenie kundrejt deshires se partnerit tjeter quhet dhunim, dhe kjo gje pervec qe eshte e denueshme me ligj ne lidhjen tende nuk sjell asnje zhvillim por vetem shkaterrim. Prandaj, diskutoje me te dashuren tende kete brenge dhe mundohuni te vini deri te nje zgjidhje e cila eshte e pershtatshme per te dy.
    Shpresoj qe pergjigje ime te te kete ndihmuar sadopak. Mos hezito te na shkruash perseri sa here qe e ndjen te nevojshme. Cdo te mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: